GONXHA MBLEDH LULE – LOPA HA BAR

0
409
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Xhadia Sot mesdite
iku me dudumin)

Mjaftë, u dalldisa “Bit – Pazarit”
Me opinga lëkure. Lecka të zeza.
Shami. Ferexhezeza. Dhe, bërllok.
Sot, po dal matanë: Urës Gurit
Tek “Parku i Grave”, në Shkup:
I “gëzohem. Zoti u ndihmoftë!

U kthehem cucave të dikurshme
Azganeve. Rrugaçeve me të cilat
E kaloja Natën. E prisja Ditën:
Vërtetë, jetë poetike. Ishte, Parajsë.

Mëkot, përpiqem ta kthej në Shkup
Iku, Xhadia me një burrë dudum.
Dhe, veshi ferexhezezën, në Shkup…

(Tashti do të të hip
në katin e shtatë)

Bëhu burrë! Dhe, më rrëzo në shtratë
Xhadia, më thotë: Një pasmesnate.
Jam azgane. I kapërcej Gratë besnike.
Jo, i them: Nuk e di. E njoh moti Xhadinë
Sot, e kësaj dite, më ka lidhë me zinxhirë.

Bëhu burrë! Atëherë, më rrëzo në shtrat!
Ngadalë! Tashti, më hidhërove si Poet:
Pasmesnate, do të të hip në katin e shtatë…

(“Nagënti” me nëntë plumba
Sot e shkrep vargun)

U rrita nën hijen e Lisit, midis Livadhit
Rëzë Çukës, kur binte shi. Fryente era.
Breshër, mbi çati. Bora trokiste te dera.
E, na i mbulonte pemët. Shtëpitë. Çatinë
Ftonin mes kopështi me degë mbi Bunar.
Çukën. Gurin e Zi mbi Katund. Dhe, Lisat.

U rrita nën hijen e Lisit, midis Livadhit
Me Librat e Këndimit. Ernest Koliçit:
Naimin, Fishtën, Mjedjen, Pashko Vasën
Luigj Gurakuqin, Gramenon, Fan Nolin.
Çajupin, Hil Mosin Seremben, De Radën
Filip Shirokën. Asdrenin. Dhe, Lazgushin.

“Nagënti” me nëntë plumba, shkrep vargun…

(“Shkrimtari madh” i shëtiti
gjithë partitë politike)

“Shkrimtari madh”, i shëtiti partitë politike
“Maqedonase”. Shqiptare. Shqipëri Etnike.
Parti më parti u turr pas posteve politike:
Po, ende kurrë nuk u bë analistë. Politikan
Struken, hedhur krahëve. Ditën e Nesërme.

Edhe Sot, turret pas Partive Politike
Kurrë, nuk u bë analistë. Politikan:
I Ditës Nesërme. Shqipërisë Etnike.

Nuk e di për Nesër: A, i ka mbetur
Ende, pa shëtitur ndonjë Parti Politike?!…

(Strukja e Babait
hyri në klasë)

Gjatë shkollës fillore, si nxënës
E kam veshur struken e Babait.
Edhe, atë: Vjeshtë. Dhe Dimër.
Setren e Vëllait Madh. Gunën
Edhe këpucët. Çizmet e Vëllait.
Shokët, shoqet e klasës qeshnin
Erdhi, Strukja e Babait, në klasë.

Qeshesha. Nuk desha të zihem me to
Strukja e Babait, rrinte varë pas dere.
E, Unë me librat e leximit në klasë.

Sot, nuk jam Strukja në klasë. Po,
Poeti librave leximit. Bibliotekë…

(“Selam Alekym”)

Unë, djali dhe Gonxha në “Bit-Pazar”
Ecim krah për krahu. “Kalimtar rasti:
Ndali në rrugë me një “Selam Alekym”
Me një gjuhë angleze: “Inspik English”?
Unë e pyes: “Parle vous français”?
“No”, më përgjigjet “kalimtari rastit”.

Djali bisedon me të për disa sekonda
E pyes: Çka kërkon? Rrugë. Institucion.
Jo, më thotë djali. I kërkon dhjetë denarë.
Dhe, hapë qesen: Imzot, nuk i paskam
Më shumë nuk kërkoi. Nuk mund t’i jap.

Qesha. Ndal, mund t’i kem unë pesë denarë
Dhe, ia jap “lypsit musliman”. “Bit-Pazar”.
I them djalit: Thuai se këto janë ”lira” turku
Dhe pak veta, sot i kanë në xhep. Shkup.
Shkaku, se sipas veshjes, firmave botërore
Mund të ishte gjithëçka. Jo, lypës “musiman”.

Nuk e di, a ia përktheu djali. Nuk e pyeta…

(Gonxha mbëledh lule
Dhe Lopa ha bar)

Djali më thirri për kafe, “Bit-Pazar”
Iu përgjigja: Sot, bëj burg shtëpiak.
Nuk e kam medjen të dal, arratisem
Tek “Parku i Grave”, në Shkup.

E di ti vetë, më thotë dikur djali
Sot, dalim: Unë, ti dhe Gonxha.
Moti, nuk e kisha parë mbesën
Që, kur e vizitoja, ma këndonte
Qëngjin e vogël : Be-beee, që ha bar
Me një zile në qafë varë: Tring-tring.

E, unë i përgjigjesha me version tjetër:
Qengji vogël: bee, beee – baaan.
Qengji mbëledh lule. Gongja ha bar.

Jo, bërtiste! Reagonte vogëlushja:
Unë mbledh lule. Lopa, ha baaar…