Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Qysh ia kanë nisë partitë politike (shqiptare) në Maqedoninë e Veriut (Kasem Billali, partia e tespive “Besa”) e kanë zor që të dalin në krye të çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në këtë shtet multietnik dhe me ligjet unitare të garantuara me Kushtetutë.
Nuk ka dyshim se Kasam Bilalli dhe partia e tij e tespive “Besa”, e ka gjenezën në Stamboll dhe kumbar i kësaj pune është presidenti Rexhep Erdogan. Tash sa kohë në hapësirën etnike shqiptare, është rreshtuar ky subjekt (p)olitik me “platformë dhe pragram” fund e krye të tespive dhe me motive të qarta anti-shqiptare, ndonëse këtu ka veçse interesa të grupeve jo fornmale dhe, natyrisht nga Stambolli kanë ardhur me bollëk para të “Babës Mbret”(sic!), që të shemb krejt çfarë është shqiptare në këto hapësira etnike për njëfarë “politike shqiptare myslimane”, që nesër nuk dihet se ku do t’i dalë tymi(!).
Kasem Bilalli në emër të partisë së tespive “Besa”, erdhi në Washington që të takoj zyrtarët e shtetit amerikan,¨krejt kjo gjoja për “shpëtimin e Maqedonisë së Veriut”, duke u marrë me figurën pro-evropiane të Zoran Zaevit, qysh tash kjo parti e ka bërë gati kartën politike për koalicion me LSDM dhe për të marrë ndonjë vend pune në qeverinë e ardhshme në selinë e saj në Shkup. Krejt kjo është “agjenda” e tij në relacionet (politike) Shkup-Washington, që të takojë me një përkushtim kongresistin dhe mikun e shqiptarëve, hebreun Eliot Engel, për ta njoftuar për një pikë të vetme: “Zoran Zaevi është pro-perëndimor dhe këtë shtet sa më parë të marrë vizën për në BE dhe NATO“.
Në këtë takim Kasem Bilalli në Washington nuk e tha asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare, ndonëse që nga zhbërja e ish-Jugosllavisë dhe pavarësia e këtij vendi, shqiptarët kanë mbetur pa status të zgjidhur “as pakicë kombëtare, e as popull”(!).
Përkitazi me këtë asnjë fjalë të vetme, por piksynim i tij ishte fije për fije, projekti i tij përsonal që në zgjedhjet e 12 prillit 2020, të hyjë brenda në korridorin e qeverisë së re, pa ndonjë rëndësi dhe rol të veçantë, ndonëse me ligjet kushtetuese pushteti i takon shumicës (maqedonase) dhe jo shqiptarëve(!).
Atëherë pse Kasam Bilalli për këtë nuk e keni informuar mikun tonë Eliot Engel në Washington, por këtë vizitë e keni realizuar që të bëni fushatë për figurën e ish-kryeministrit Zoran Zaqev (LSDM) dhe për çështjet tuaja personale dhe të grupeve të interesit, për të marrë ndonjë “strehë të pushtetit” në Shkup, që, shikuar realisht nuk ka dhe as që ka pasur ndonjëherë ndonjë rol të veçantë karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.
Sot e gjithë ditën, aktuale mbetët programi dhe projekti i partisë së tespive të Kasem Billalit se ku e ka burimin, qëllimin dhe financimi i saj nga “dora vëllazërore” e Rexhep Erdoganit në Stamboll(!). Çfarë kërkove atje te “Baba Mbret” Kasem Bilalli dhe me emërtimin e partisë politike minore “Besa”, nuk e kemi të qartë, se ku jeni nisur dhe kah po shkoni…?
Duhet që mos të merreni me problemet e Rexhep Erdoganit dhe të Turqisë, ndonëse partia “Besa” me tespihë dhe e dyshimt për hapësirën etnike shqiptare nuk është tjetër veçse një ogurzezë për të ardhmën kombëtare dhe një (kthesë) e shembjes së vlerave të popullit shqiptar.
Përmes këtij shkrimi (reagimi) i bëjmë thirrje tërë popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqeoninë e Veriut, që të heqin dorë dhe mos të votojnë asnjërin krah (politik) të Kasem Bilallit (Besa), se kjo parti e ka me sherr dhe me hile kundrejt popullit shqiptar në këtë shtet multietnik. Jo besimi fetar mysliman të bëhet “politikë” në këto hapësira, leni të lirë besimtarët tanë në udhën e Zotit, e jo me dreqin dhe përtej dreqit në Ballkan!
Partia BESA nuk eshte parti e Shqiptarve te Maqedonise, por eshte parti Islamike e Muslimaneve te Maqedonise.
OSE JE SHQIPTAR ose Musliman.
Komentet janë mbyllur.