Kosova sërish ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?

1
469
Arbana Xharra

Në komentin tim, se ky shkrim është i dobët, një mik i Arbanës, Xhemal Ahmeti përgjigjet: “Ti specialist i kualitetit të shkrimeve. Ku leshin na u gradove në instancë për (zh)vlerësimin e teksteve. Me cilën metodë punove me Hermeneutikën e Diltheyt, Gadamerit apo Dekonstruksionin e Derridës? Apo ke probleme me personin parimisht?

Unë i përgjigjem:
Xhemal Ahmeti po ia fut kot tani. Ju jeni subjektivë, ti e Naser Aliu në këtë rast, e vlerësoni Arbanën jo nga vlera e shkrimit, por nga ato të dukjes. Naseri donte edhe ta bënte Arbanën e PDK-së ambasadore në Uashington?! Një njeri me nivel nën mesatar e sheh se ky është shkrim i dobët, e po më vjen keq që nuk po më njihke fare as mua, aq sa dyshon në aftësinë time të vlerësimit. Unë i kam nja 30 vjet, që merrem me gazetari e lëvizje politike dhe me diskutime publike serioze, e nuk hapem si vaji në lakra, por kam qëndrime konsistente në interes kombëtar. Nëse unë e kritikoj supozojmë islamin, nuk e bëj me rreh gjoksin para tjerëve, por se ashtu mendoj. Kjo zonja në fjalë, kritikon islamin e Lindjen, dhe u pret rrushat të dy djemve të saj të mitur…

Ky shkrimi i saj këtu është mediokër, i bazuar mbi paragjykime e supozime dhe pa as edhe një fakt. A do tani ta citoj? Nuk ke për t’u bindur prapë, se po tregohesh emocional, e jo objektiv.

Citoj: “Ditëve të fundit spekulohet se kjo gjendje ndryshoi me ardhjen e LVV-së në pushtet. Flitet për konfrontimin e drejtpërdrejte të kryeministrit Kurti me administratën Trump. Këta të fundit kërkojnë heqjen e taksës, e ky nuk pranon. Ose e heq atë por me këste.
— rrenë me bisht, lexo letrën që kryeministri Kurti i dërgoi presidentit Trump, ku ndër tjera i thotë edhe se “Tarifat do hiqen!

Referencë: https://fjala.info/kurti-i-dergon-leter-trump-dialogun-do-e-udheheq-une-tarifat-hiqen/

Citoj: “Teoria tjetër që qarkullon mediave dhe rrjetit social është ajo që politikën e Kurtit e sheh në favor të prishjes së qëllimtë të shtetit të Kosovës me partnerët perëndimorë.
— në 30 ditë, ku e pa kjo këtë në veprimet e qeverisë Kurti? Duhet me i dhanë kohë tjetrit, për ta vlerësuar, e jo paragjykusr…

Citoj: “Nga lëvizjet e Qeverisë së re Kurti (aq sa mund të analizojmë ne nga distanca) më shumë duket sikur ajo nuk ka ende strategji konkrete se çka duhet të bëjë.
— prapë këtu çalon në arsyetim, nga distanca ajo vlerëson se nuk ka strategji qeveria Kurti, kur po shihet edhe në letrën e tij drejtuar Trump se Kurti ka strategji: “E para konsiston në zotimin tonë për të luftuar në mënyrë të pakompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shtylla e dytë, si prioritiet kryesor, ka rritjen ekonomike, zgjerimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës…

A do më për Behlulen? Apo mjafton? Kurti është politikan i majtë si Rama, dhe derisa të forcojë pozitat e tij në qeverisjre, diletantët analitikë e të porositur si Arbana do e sulmojnë, për të krijuar një ide të rreme se kush është ai. A do kenë sukses këta, për ta tjetërsuar realitetin? Do e shohim. Por për mua, suksesi i Kurtit është sukses për Kosovën. Të mos presim mrekulli, por të presim një qeverisje më të mirë e më të përgjegjshme se deri tani…


Nga Arbana Xharra, TemA

Konfrontohet Albin Kurti me SHBA-të për politikë ditore apo e ka strategjinë të shkëputë Kosovën nga rruga transatlantike dhe BE e drejt blloqeve të Lindjes? Këto janë tezat e nxehta të këtyre ditëve. Asnjëra e as tjetra tezë nuk qëndron. Atëherë çka synon kryeministri me këshilltarët e tij aq kontroversë përreth?

Deri më tani sikur një parim të ishte i qartë për çdo parti: asnjëra nuk e provonte të bëjë politikë ditore me raportet Kosovë – SHBA. Edhe në krizat më të mëdha siç ishin ajo e tërheqjes nga «Gjykata speciale» dhe kontestit rreth «transformimit të FSK»-së, qeveritë dhe shteti kosovar menaxhuan situatën në atë mënyrë, që mos gërvishteshin këto raporte. Ditëve të fundit spekulohet se kjo gjendje ndryshoi me ardhjen e LVV-së në pushtet. Flitet për konfrontimin e drejtpërdrejte të kryeministrit Kurti me administratën Trump. Këta të fundit kërkojnë heqjen e taksës, e ky nuk pranon. Ose e heq atë por me këste.

Këtë këmbëngulje të Kurtit jo pak analistë e konsiderojnë demagogji. Operim për politika ditore që mund t’i kushtojnë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj. Vërtet politikë ditore?

Paralajmërimi i Merkel dhe Macron mirëpo se edhe ata do të angazhojnë emisarët e tyre specialë rezulton gjendjen shumë më serioze se ç’vlerësohet. Nuk mund të bëhet fjalë vetëm për politikë ditore ose ndërkombëtarët e konsiderojnë ndryshe e qeveria në Prishtinë ndryshe. Pyetja që duhet të shtrohet në këto rrethana është: çka qenka kaq e madhe dhe urgjente në këtë aferë të re serbo-kosovare, saqë të mobilizohen më të mëdhenjtë e botës në këtë mënyrë?

Sjelljet e ndërkombëtare nuk lënë hapësirë për ta reduktuar rëndësinë e kontestit në «folklorizëm për politikë ditore». Po të ishte kjo atëherë Kurti do t’ia kishte huqur rëndë analizës së tij, gjë që nuk e besojmë.

Teoria tjetër që qarkullon mediave dhe rrjetit social është ajo që politikën e Kurtit e sheh në favor të prishjes së qëllimtë të shtetit të Kosovës me partnerët perëndimorë. Autorët e kësaj teze argumentojnë sidomos me stafin e Kurtit në Tiranë, e cila dihet botërisht se synon Turqinë e përtej, dhe bindjet marksiste të Kurtit që qenkan natyrshëm kundër «imperializmit, kolonializmit» dhe izmave të tjerë me të cilët edhe në shekullin 21 e majta përpiqet ta mbajë veten në skenë. Qenkan këto qarqe anti-perëndimore, të cilat kohëve të fundit kanë përvetësuar binomin në luftë dinjitet-servilitet që de fakto e instaloi Ramush Haradinaj pas instalimit të taksës 100% ndaj Serbisë.

Çka qëndron nga këto dy spekulime: Konfrontohet Kurti, duke rrezikuar raportet me SHBA-të për politikë ditore apo kursi i tij ka të bëjë vërtet me ndonjë doktrinë që synon orientimin kah Lindja duke shfrytëzuar në këtë rrugë krizën e një raporti tjetër: SHBA – BE (pa Britaninë, dhe Skandinavinë)? Apo është ai vërtetë siç i tha me ironi Vuçiq të jetë më i mençuri nga të gjithë dhe të nxjerrë maksimumin duke shfrytëzuar të gjithë në interes të vendit të tij të varfër e në halle.

E ka vërtetë këtë fat Kosova? Jo.

Nga lëvizjet e Qeverisë së re Kurti (aq sa mund të analizojmë ne nga distanca) më shumë duket sikur ajo nuk ka ende strategji konkrete se çka duhet të bëjë. Veprimi i saj duket sikur të jetë mozaik fragmentesh, të cilat në sintezë pamundësojnë ndonjë qëndrim unik e të qartë. Varësisht se me cilin këshilltar flet Kurti, e cili prej tyre flet vetë ashtu edhe ndezën taborët: herë me Lindje, herë me perëndim e vazhdimisht në efekt kundër vetes. Kurtin duhet shpëtuar nga këshilltarët e tij.

Një situatë e këtillë manifeston dy gjëra:

  1. Kurti ende nuk ka tubuar aparatin e nevojshëm dhe serioz, që i nevojitet për të udhëhequr një shtet dhe rropatet me militantë, “filozofë” e publicistë të papërvojë, dhe
  2. Ai ende nuk e ka kuptuar se në ç’situate të rëndë gjendet vendi i tij.

Prishja e raporteve – me qëllim apo për shkak të pafuqisë – me SHBA-të nesër do të thotë se të mbyllet edhe BE. Interesat ndërmjet Evropës dhe SHBA-ve asnjëherë nuk do t’i determinojë një vend si Kosova, ato përbëhen nga interesa të thella tradicionale e globale, që sapo të ulen për vete në tavolinë, harrojnë se ku gjendet Kosova.

Deshën apo s’deshën «anti-imperialistët», erodganistët, jeshilët apo të zinjtë SHBA-të janë superfuqia që përcakton politikat globale dhe Kosova si shtet nuk e ka luksin të bëjë poza idealiste por pragmatike dhe të ruajë raportet me të me çdo çmim. E se Kurti vetë, personalisht, të ecë drejt ndonjë blloku tjetër, i cili as veten nuk e shpëton dot nga gropa ku ka rënë, do të ishte jashtë çdo logjike.

1 KOMENT

  1. Per pavaresine e Kosovës, rëndēsi jetike janë 54 shtete:
    50 Shtetet e Bashkuara Amerikane
    4 Shtetet e Mbretërisë së Bashkuar

    Pa keto shtete ska Kosove me SHQIPTAR NË KOSOVË.
    Ndersa OJQ-të e ndryshme siç janë :
    OKB, BE, UNESCO, EUROVISION, FMN, INTERPOL, EURONEWS, FAKENEWS, UNHCR, FAO, SSSR, ISIS, BIK, OTOMANIA, VIVA, FRESH, ETC, SERBIA,GREQIA, FURRA QERIMI, SUEDIA , AAK, etj….. ne krahasim me SHBA & UK jane 000000000000000000.

Komentet janë mbyllur.