Ndiz shpirtin n’errëti
Bubullin, rrapëllin në errëtimë,
Rrëshqasin njerëzhije në pjerrina,
Tejane prplaset një oshëtimë,
Politikanët zbritën në lëndina.
Tunden e mbahen si deshë përçorë,
Po treten nga inatet ato brirë,
Paskan varue në qafë dhe këmborë,
Mëkot! U ngjajnë kecave të shtirë.
Të lodhur nga hallet tona të gjorët
Antikapë të strukur nëpër vila,
Lëkurë dreri veshën, po këmborët,
Këndonin si korbat, jo si bilbilat.
U habitën korbët: “Po ç’dreqin kanë,
Dhe zërin na i morën, vajmedet!
Det me para, po duan si luanë,
Mbi kafshët e tjera, të jenë Mbret.
Në pyll nuk mundin, kafshët i dëbojnë,
Pa dalin e harbohen në lëndina,
Ditën çirren, po natën dashurojnë,
Ca si zambakë e ca trëndelina.
O pjellë e djallit, bij të kainit,
Nuk u ngopët kurrë me pasuri,
Gjak i shprishur, klonim i Nastradinit,
Minierë helmi veç për poshtërsi.
Danko me zemrën njerëzit ndriçoi,
Nga errësira i nxori në dritë,
Po ju të tërbuar kush ju mësoi,
Që natën sterrë na hodhët në sytë?
Si s’erdhi një Danko, o Promete,
Të na ndizte zemrat me atë zjarr?
Pa as ti Gjergj një stërnip nuk na le,
Lavdin’ e Shqipes e more në varr?
Largo mjegullën o fisnik shqiptar,
Davarit retë, që zunë lirinë,
Ti që ishe për Evropën i parë,
Ndize shpirtin, ndriço flak’ errëtinë!
Pajtim Xhelo, 4 mars 2020
Pse qëllove larg dashuria ime
Pse qëllove larg dashuria ime
Dhe me le ne ankth te perhershem vrastar?
Ky dimer me acar e me thellime
Tej dritares ka tkurrur boten mbare.
Nat’e akullt larg dritares sime
Ka pergjumur rrugicen te tere,
Po ne kete brenge sa kujtime
Zbresin permallshem sere sere!
Arratisur sonte hena edhe yjet,
Deget lakuriqe puthen neper peme,
Strukur te gjallet, te vdekurit dhe hijet,
Une dhe kujtimet s’po mundemi te fleme!
Shume larg je ti dashuria ime,
Po me dukesh ne nje tjeter planet
Vale e dallge mbytur ne trishtime,
Ne brengen time, te thelle si nje det!
Gjysmeboten e mposhti ky dimer marrok
As dashuria nuk ndihet e gjalle,
Vec malli vrastar mua m’u be shok,
Bashke me brengen, si shoke te pandare.
Tej dritares sime gjithçka harruar, ngaterruar,
Edhe ti je ne kete trazire?
Si me le ketu prej mallit perveluar
Me brengen rrebele n’erresire?
Ky acar kohen e ka ndalur fare,
Tej dritares sime gjithçka u venit,
Po ç’ti bej une mallit dhe brenges tinzare?!
Do t’i nis te ti sa te zbardh kjo dite!
Pajtim Xhelo
ZEMËRIM DRENUSHE
Ke parë inat në sy të një drenushe,
Apo urrejtje n’atë ëngjëllshikim?
Rrëshqitur pika loti, si florinj gushe,
Mëshirë në të përjetëshmin rrugëtim.
Pa sot drenusha ime ish zemëruar,
Qetë, zëdridhur, më foli me qortim,
E ndëshkova veten që kisha gabuar,
Nga larg e putha, dërgova shpirtin tim.
Fshehu lotët nga sytë drenusha ime,
” Jam zemëruar shumë – më tha – me ty ”
Pa fjalët e saj më futën në mendime,
Edhe pse inati nuk ndihej aty.
Pse qielli i kaltër u errësua ?
Po dimrin kush na e solli përsëri?
Seç u tret në dhembjen time, u trazua,
Kënga e vjetër me beharin e ri.
Pse shpirti i drenushës keq u lëndua,
Lotë kristal pse rrëzuan ata sy?
Pa në zemrën time, zjarri që u shua
Më ftohu veç gjakun, jo ndjenjën për ty.
As inat, as zemërim nuk njeh drenusha,
Vuan ajo kur dashurinë nuk e gjen,
Edhe lotët e saj, si florinj te gusha,
Verbojnë mëkatin dhe ti nuk e ndjen.
Dhe sot, padashur, drenushën e lëndova,
Veç zemërimin nuk e pash në ata sy,
As në zërin që dridhej… Mëkot kërkova,
Ca flakëza dhembjesh të zbehta kish aty..
Pajtim Xhelo