Ibrahim Kelmendi për vrasjen e vëllait: “Serbia e gjykoi në vitin 1997 me 15 vjet burg – e ekzekutoi barbarisht me 27.02.2020”

0
570
Qerim Kelmendi - Hero

Ibrahim Kelmendi Ibrahim KelmendiRevista Drini4 Mars 2020

Ibrahim Kelmendi, ish-udhëheqësi i LPK-së ka folur për vëllain e tij tashmë të ndjerë Qerim Kelmendin. Qerim Kelmendi, është vrarë javën e kaluar dhe trupi i tij është gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Ibrahim Kelmendi pas lajmit për vrasjen e vëllait kishte deklaruar se, Qerimi mund të jetë vrarë nga profesionistë të BIA-s serbe.

Përmes një postimi tek profili i tij në fb, Ibrahim Kelmendi rikujton që Qerim Kelmendin Serbia e gjykoi në vitin 1997 me 15 vjet burg, ndërsa e ekzekutori me 27.02.2020.

Postimi i plotë:

QERIM KELMENDIN – SERBIA E GJYKOI NË VITIN 1997 ME 15 VJET BURG – E EKZEKUTOI BARBARISHT ME 27.02.2020

Dokument

Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 68/97, datë 12.12.1997, ka 75 faqe; janë gjykuar 17 veta: Nait Hasani është dënuar me 20 vjet burg (…), Qerimi Kelmendi është dënuar në mungesë me 15 vjet burg (shih f. 15).

Dëshmi: faksimilet e faqeve 1,2,3,15 dhe 75 të aktgjykimit.