Gur mbi gur bëhët mur…

0
727
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kësaj radhe nuk do të flasë për lindjët dhe as për vdekjën. Nuk do të flasë as për problemet e krizave. Do të flasë për ndryshimet në shoqërinë tonë të re, të cilat po shkojnë ngadalë.

Sa po bëjmë që të vijnë ndryshimet? Jo bash shumë. Po duket një dritë në fund të tunelit. Shumë gjatë jemi duke pritur. Pritja jonë për t’u çliruar nga okupatori zgjati afër 90 vite. Gjeneratat e reja do ta shohin Tokën e Premtuar! Shqiptarët patën një histori të mundimshme, por edhe krenare. Shumë gjenerata punuan dhe jetuan që shpresa jonë për ditë më të mira të vjen. Sytë sigurisht po shohim më mirë, qënja jonë po frymon ajrin e pastër të lirisë. Dhe, mundësitë që të bëjmë gjëra të mira për shtet dhe komb i kemi.

Kemi mundësi të mendojmë, kemi mundësi të punojmë, që e kaluara mos të rrënohet nga e ardhmja. Të gjithë ne kemi në zemrat tona shpresën e madhe që mundemi më ndryshe, shumë më mirë të punojmë. Këtë ditë e kemi ëndrruar gjatë, dhe më padurim duhet ta presim çdo mengjes, që të gjitha ëndrrat tona të realizohën. Kjo është e mirë dhe në të mirën e të gjithëve. Nuk duhet të këtë vend për skepticizëm.

Nuk duhet t’i lëshojmë rrugë utopisë. Shiqone Kosovën dhe Shqipërinë më të bukurat vende me trojet tona etnike. Ende nuk jemi bashkuar krejtë, edhe kjo një ditë jo të largët do të ndodhë. Të lidhemi fort dorë për dore, së vëtem të bashkuar e arrijmë synimin tonë shekullor. Kjo është edhe motoja e jonë. Mos të lejojmë që të na shuhen idealet.

Fuqia dhe potenciali jonë për të bërë punë të mira janë të mëdha. Mos ta zhgënjejmë njeri-tjetrin, mos t’i shuajmë shpresat… Bëhët fjalë për idealët tona, bëhët fjalë për synimet tona jo krejt të realizuara. Pse të ndalemi kur mundemi? Asgjë nuk është e pamundur. Gur mbi gur bëhët mur…

Gjithçka mund të shëndritë si një yll mbi këtë qiell. Të besojmë shumë në ëndrrat tona. Dhe shtrohet pyetja? Kur është ndalur shqiptarizmi? Kurrë dhe asnjëherë nuk do të ndalët…?!