Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Në vend të reagimit
Tashmë në Maqedoninë e Veriut ka nis fushata për zgjedhjet e parakohshme më 12 prill 2020. Të gjitha partitë politike në krahun (maqedonas) dhe (shqiptar) janë duke i bërë skenarët politikë për skenën e ardhshme të këtij vendi multietnik, ku, në kornizat e Kushtetutës populli shqiptar si popull i dytë shumicë (citoj sipas NATO-më shumë se 40%), ka mbetur në margjinat e pakicës kombëtare(sic!).
Në rrafshin e gjerë në këtë vend, tashti kanë dalë, sikundër edhe deri më tash, kodet kushtetuese lidhur me “zyrtarizimin” e gjuhës shqipe kjo shenjë dalluese kombëtare e lashtë sa vetë Evropa, që, për ish-kryeministrin Zoran Zaev nuk paraqet ndonjë rëndësi të veçantë dhe me standardet e Konventës së Evropës(…), ku, në fjalorin e tij të njohur për ne e hap sërish çështjen (kushtetuese) se gjuha shqipe në kjëto hapësira do të gjejë zbatim “ligji” aty ku ka 20% shqiptar po aq, sipas tij, do të ketë të drejtë të flitet e të shkruhet gjuha shqipe për pakicën shqiptare(sic!).
Nuk e kemi të qartë se ku ka në botë që, përmasa e shenjës dalluese të gjuhës shqipe të ketë zbatim kushtetuese aty ku flitet me 20% të një populli e të një gjuhe të lashtë indo-evropiane (Gjuha Shqipe)!
Po ritheksojmë për opinionin e gjerë shqiptar në këto hapësira dhe në tokën e vet etnike në Ballkan se Maqedonia e Veriut pas Luftës së Dytë Botërore e përfunduan krijimin e gjuhës letrare, duke marrë për bazën e saj e folmja e qytetit të Velesit, në sajë të angazhimit të linguistit maqedon Blazhe Koneskit (cituar nga Akademik Idriz Ajeti).
Atëherë pse me kaq denigrim e përbuzje tash e një shekull, pushteti maqedonas bashkë me fqinjët tjerë grabitqarë të tokës shqiptare dhe të Shkupit etnik dhe të çliruar nga mijëra shqiptarë (1910) të luajë lojën e këtij pushtet me tiparët kushtetuese se “Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe të tjerëve”(sic!), pa përmendur popullin e dytë shumicë dhe jo shtetndërtues(sic!).
Gjuha Shqipe e lashtë Indo-Evropiane, shenjë kombëtare e kombit shqiptar në tokën e vet etnike, nuk mund të ketë përmasën (vetëm) me 20% na hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…!
Çikago, 2 shkurt të motit 2020
Si shihet atdheu nga larg
Tirana dhe Prishtina, çështja shqiptare në stacionin e vonesës historike…!
Sot, në lajmet e ditës Tirana dhe Prishtina (një pamje pa shpreseë në Kuvendin e Kosovës) dhe në anën tjetër të atdheut në Tiranë, presidenti Ilir Meta,organizon protestë për “shpetimin” e Shqipërisë…!
Kjo, paraqet pamjen e absurdit tonë, që, në rrjedhat e historisë së shtetbërjes kemi pasur këto shembje e përçarje deri në armiqësi të skajshme ndër shqiptare…!
Në vend që, sot në Tiranë dhe Prishtinë, të kemi ndonjë lajm të mirë të ditës, fjala vjen, për përurimin e ndonjë objekti ekonomik dhe për kahet e zhvillimit ekonomik, shohim e dëgjojmë skenarët e shëmtuar të përqarjeve deri në armiqësi të skajshme, deri kur, do të vonohemi përseri edhe në shekullin e ri dhe, tashti me fajin tonë kolektiv…!
Kombi shqiptar në hapësirën e vet etnike dhe në pjesët e grabitura nga fqinjët, nuk e meritojnë skenat rrënqethse dhe të shëmbjes së Kullës së PANTEONIT SHQIPTAR në BALLKAN!
Çikago, 2 mars të motit 2020