Ilir Meta ka thirrur një protestë sot, kundër Qeverisë.
Ky është një rast i rrallë në botë, kur një president organizon protesta si kryetar opozite, kundër Qeverisë, që e ka zgjedhur në atë post.
Ai thotë se po del të mbrojtë Kushtetutën, por në fakt po del të mbrojë veten nga shkarkimi.
Të gjithë e njohin historinë e Ilir Metës dhe akuzat që rendojnë mbi të.
Por ne po ju japim një “arsye” pse sot duhet dalë në shesh.
Video e mëposhtme, e cila është zhdukur nga interneti, tregon vilën luksoze të Ilir Metës në Lalz.
(TemA)
Bëhet fjalë për emisionin e famshëm të Sonila Meços, e cila mori në një intervistë Monika Kryemadhin disa vite më parë, e cila mburrej për jetën luksoze që bëjnë.
Kryemadhi tregonte se shkonin me helikopter, se vila kishte 11 banja, madje kishte banja edhe për macen, se aty kishin bërë ditëlindjen e Metës që kushtoi 500 mijë euro etj.