Vetëshkarkimi i Presidentit

0
390
Ilir Meta - Monika Kryemadhi

Vetëshkarkimi i Presidentit
(Nga fb u botua Tema, etj.)
27.02.2020

Presidenti po kërkon me ngulm që ta heqin nga detyra; po shkel kushtetutën disa herë, deri në organizim trazirash publike në krah të një partie politike, rasti i fundit “2 marsi”.

Është e qartë qe po vetë-viktimizohet për interesa personale, veprimtari që po e vesh me fraza pseudodemokratike e pseudopatriotike.

Kaq desha të them, pa kaluar në arsyetime se përse e mban këtë qendrim.

Po e mbyll duke thënë se Presidenti tashmë ia arriti qëllimit: tani duhet shkarkuar nga parlamenti, urgjentisht, se po u la më tej në detyrë, do t’i lihet mundësia të dëmtojë më tej interesat jetësore të shqiptarëve kudo ku janë.

Bashkim Kopliku
Durrës, 27.02.2020


O Mik i PD, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin
(Nga fb u botua Tema, Aplpennews etj.)
01.03.2020

Bëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë që na organizoi “kryengritjen e Poliçanit” në 1992, kur unë isha ministër i brendshëm dhe ai deputet; kur unë, sipas tij “vrisja njerëz nga helikopteri turistik mbi Poliçan”; atëherë kur na morën peng oficerin e policisë, Pashkun, e kur u tha se organizatori ishte Iliri; atëherë kur policia, me urdhrin tim të prerë, hyri në Poliçan pa arme, nuk plagosi e as vrau njeri, siç na vranë në Shkodër më 2 prilll 1991…, pavarësisht se “kryengritësit e Ilirit”, na dogjën disa makina, e na…

Natyrisht, fajtorët banorë në Poliçan, i kapëm si minjtë, po atë mbrëmje, në shtëpitë e tyre, por nuk VRAMË njeri, Mik, se atëherë mendonim se DEMOKRATËT NUK DUHET TË VRASIN, KUR KA MUNDËSI TË MOS VRASËSH, AS NË POLIÇAN, AS NË BULEVARD etj. etj.

Mbase ishin shpifje, ato për Ilirin në Poliçan, mbase nuk kishte një prapaskenë Berisha-Meta, siç u pat thënë!!! Unë nuk bëra punën as të prokurorisë, e as të presidentit të vendit, Sali Berisha, pavarësisht se, me të drejtë, më ankoheshin kolegët e Policisë, se po futen miq për të shpëtuar organizatorët e “kryengritjes”, se po detyrohen të ndryshojnë deklarimet fillestare disa oficerë policie, se po hyn politika, se po bëhen pazare mbi jetën e policëve…

Kishin të drejtë ata: ishte goditur Policia e shtetit, shokët e tyre! Mbase kështu na interesoi edhe “ne të PD-së”, atëherë, e shpëtoi Iliri nga akuzat… Po e përsëris: nuk di gjë 100% të sigurt, ka vetëm indicje, mund të jenë edhe shpifje…, se ne kemi tradita të “lashta” për shpifje.

Nejse, se rashë edhe unë në pozitat tuaja: dalje nga tema.
Tema sot është Iliri nesër, në 2 mars 2020.

Bashkim Kopliku
Durrës, 01.03.2020

Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: [email protected]