Henri Çili, një mbrojtës i së keqes…

0
425
Henri Çili

Nga Johannes Estrada

Unë nuk mund të di nëse Henri Çili është fajtor për akuzat që peshojnë mbi të sot. Por ama unë e di shumë mirë që për 15 vjet, Henri Çili ka qenë pjesë e së Keqes në këtë vend – në fakt, ka qenë Avokati më i zellshëm i saj.

Ai, institucionet e drejtuara prej tij, dhe surrogatët që punësohen në to, janë propagandistët më të zellshëm për ruajtjen e status-quos në vend. Ata janë mbrojtësit më të zellshëm të zhdukjes së lirive dhe hapësirave të konkurimit politik, si dhe të përqendrimit të pasurisë ekonomike që ka ndodhur si rrjedhojë. Nuk ka zullum të elitës politko-ekonomike të vendit që nuk e ka mbrojtur Çili ose ndonjë çilist i devotshëm.

Ai është mbrojtës i ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.
Ai është mbrojtës i pushtetit absolut të kryetarëve të partive, listave të mbyllura, mungesës së rrotacionit të elitës politike, etj.

Në zyrat e UET u ideua, u shkrua (po, po, u shkrua aty) dhe u propagandau ligji famëkeq i arsimit të lartë që nxorri qindra e mijëra studentë në rrugë në dhjetor 2018. Një ligj që opozita ka premtuar se do e shfuqizojë.
Ai nxori gjithë stafin e tij akademik për të mbrojtur rritjen e taksave mbi bizneset e vogla – një propozim i hartuar nga Zamir Mane dhe miqtë e tij me synim rrënimin e çdo konkurrenti.

Ai dhe UET përgatisin fytyra të reja sa herë që kryetarët me pushtet absolut kanë nevojë ti bëjnë një rifreskim imazhit të partisë, pa prekur aspak balancat e pushtetit.

Këto dhe shumë të tjera, Henri Çili i ka konsumuar gjatë dy qeverive të fundit.

Tani mbetet vetëm një dilemë për t’u sqaruar. Opozita e këtij vendi dëshiron të vijë në pushtet duke premtuar ndryshimin e së Keqes që ka pllakosur këtu, avokat i së cilës Henri Çili ka qenë vazhdimisht? Apo dëshiron të vijë në pushtet sepse nuk i pëlqejnë çorapet e kuqe të Edi Ramës?