Lamtumirë Qerim Kelmendi, Heroi i Luftës Sonë Çlirimtare!

0
510
Qerim Kelmendi - Hero

Gjergj Bajram KabashiNga: Gjergj – Bajram Kabashi, Revista Drini29 Shkurt 2020

Sot është varrosur në Gllogjan Qerim Kelmendi, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra para dy ditësh. Vrasja e tij tinzare e me metoda perfide të shërbimeve sekrete antishqiptare, e tregoj edhe një herë se ata që gjatë jetës së tyre kanë dhënë gjithçka për vendin e vet, vazhdojnë të jenë të rrezikuar edhe në kohë lirie!

Qerim Kelmendi dhe familja e tij në përgjithësi, kanë dhënë çdo gjë nga jeta e tyre për lirinë e Kosovës dhe për Shqiptarinë në përgjithësi, andaj vrasja mizore e tij e tregon një të vërtetë të hidhur, e cila dihej qyshkur, se atdhetarët vazhdojnë të jenë të keqtratjuar e të rrezikuar në Kosovë e ngado në Shqiptari. Vetëm një ditë para se të vritej në pusi, Qerim Kelmendi kishte shkruar tek profili i tij në fb se “vazhdon të urrehet” nga disa shqiptarë, sikurse gjithë të tjerët, që i kanë rrezikuar jetët e tyre për lirinë e vendit.

A thua kush mund të jenë ata “shqiptarë”, që i urrejnë njerëzit që kanë luftuar për Lirinë e vendit dhe cilit popull tjetër në mesin e popujve të qytetëruar i ndodhë që nga pjesëtarë të tjerë të tij të urrehen, fyhen, nënvlerësohen, keqtrajothen, rrezikohen e vriten ata që kanë luftuar për AtMëmëdhe?

Po bëhen 21 vite qëkur Kosova u çlirua nga UÇK dhe NATO, andaj është absurde që as sot e kësaj dite të mos zbulohen ata që bëjnë vrasje kaq makabre e të sofistikuara. Tashmë nuk mund të kete arsyetime të ndryshme, por shërbimi i fshehtë i Kosovës duhet doemos t’i zbulojë vrasësit e Qerim Kelmendit, dhe jo vetëm të tij.

Ky shërbim duhet ta arsyetojë ekzistencën e tij, se kur nuk tregohet i pranishëm gjithkund e pandërerë në vendin e vet, mund të vije e të na rrezikojë tjetri në vendin tonë!

Një terren i frytshëm i infiltrimit të interesave të huaja antishqiptare është edhe prania e vazhdueshme, që nga para e paslufta e fanatizmit partiak në shoqëri, andaj kudo që mund të ketë fanatikë partiak, njerëz të anshëm e destruktivë, aty mund të strehohet panjerëzia, qëllimi i keq dhe antishqiptarizmi.

Pse jo, edhe interesat e shërbimeve të fshehta antishqiptare, të cilat mjaftojnë të jenë e paraqiten fanatikë partiakë të cilësdo parti, që të rrijnë të qetë e të patrazuar tek “vatra e ngrohtë” e partisë së vet!

Fanatizmat partiake dhe nacionalizmi panislamik, janë dy shkaktarët kryesorë të moslejimit të rimëkëmbjes së Kosovës së re.

* * *

Shpirti yt, Qerim, u prehtë në paqe…

Shqiptarët e kuptojnë se ty nuk të duruan ata, që biografitë e tyre gjoja atdhetare i kanë të shpifura e të ndërtuara me argumente të errësirës, që nuk mund t’i vërtetojnë në dritën e diellit.

Lamtumirë, Qerim Kelmendi!
Lamtumirë, Hero !


* Ngushëllime për gjithë familjen Kelmendi. Ngushëllime për vëllain e tij, Ibrahim Kelmendin.