Nga gazetari Gjin Musa
1. Teuta ju pershendes per gadishmerin qe treguat ne realizim e kesaj interviste. 2. Ku keni lindur? Çfare kujtimesh ruani nga femijjeria e juaj?
Teuta Osmani: Ju faleminderit shume per pyetjet qe me drejtoni ne rradhe te pare sepse ndjej nje kenaqesi te vecante kur arrita me sukses te botoj librin e pare pas kaq vjetesh duke shkruar dhe cituar neper celulare, ne blloqe, ne shenimditaret apo edhe ne kartpiceta vetem qe te shprehja ate cfare ndjeja ne momente te caktuara edhe ku te ndodhesha. Me padurim po ju pergjigjem se kam lindur ne Kamez Tirane.
Ne nje familje te madhe me pese vajza dhe dy prinder te shkelqyer, te respektuar dhe te nderuar nga banoret vendit tim i lindjes. Jam krenare per prinderit e mi qe me edukuan dhe me rriten me fryme dashurie, duke marr nga ata po te njejten fryme dhe kulture per familjen time. Qe ne femijeri kam kuptuar se familja eshte gjithcka e rendesishme dhe babai ish ai qe na thosh te gjithave qe ju kam yje dhe keshtu dua te jeni gjithmon te shkelqeni ne shkolle, ne shoqeri dhe ne veprimtarine tuaj. Une isha vajza me e vogel e familjes dhe me e perkedhelura, por edhe me e urta. Respektoja shume babane tim. Ai ish zot per mua. Femijeria ime ka qene me e bukura me sa mbaj mend une duke me dashur te gjithe, duke me perkedhelur te gjithe dhe duke me thene se jam vajza me e mire e familjes, dhe kjo me bente ti gezohesha vetes si femije dhe me vone kur u rrita ne rini.
2. Ku i morët dijet e para, arsimimin?
Teuta Osmani: Dijet e para te arsimit i mora ne Kamez aty ku linda, filloren e kam pas pak me siklet sepse nuk doja dhe shume te mesoja, doja gjithmone te isha prane mamase sime,por me vone nga klasa e peste dhe deri ne te teten kisha shume vemendje ne mesime ,e doja shume letersine dhe poezine, doja gjithashtu dhe hartimet kur na jepte mesuesja temen te shkruar ne derrase dhe mbaj mend qe isha e para per ta mbaruar, mbaj mend dhe sot e kesaj dite qe eshte lexuar perpara tre klasave te tetevjecares si hartimi me i mire.me kujtohet fare mire tema dhe fillimi i hartimit me vargje.si p.sh .Ti shqiponje e lire dyzetvjecare ,hapi krahet dhe fluturo ne qiellin e kalter ,ashtu si marinaret qe cajne dallget e detit shkumbebardha etj etj.Mbaj mend qe kishim mesuese letersie drejtoreshen e shkolles Engjellushe. Ajo me thosh qe kur te mbarosh tetevjecaren mund te vazhdosh shkollen e mesme per gjuhe letersi ,ke talente dhe mos e humb.
3. Si u ka lindur deshira te shkruani poezi? Cili eshte krijimi i pare?e kujtoni sote?do ishte kenaqesi qe ne kete intervist ta botonomin.
Teuta Osmani: Pra siç e thash krijimet e para kane qene qe ne tetevjecare ne hartime dhe ne poezi te shkurtra ne copa letrash qe tani nuk dihet se ku jane e humbur.Ah po harrova t’ju them se qe ne moshen 12 vjecare me zgjodhen te marr pjese ne recitime dhe kenge kur zhvilloheshin pershendetjet e Ministrave te pushtetit atehere ,si p.sh me Adil Carcanin etj etj.ne pallatin e kultures Kamez qe zhvillohej vitpervit nga z Paulin .Petagog nga Tirana per gjuhe letersi.Ndersa poezia e pare e botuar eshte qe ne vitin 2006 kam qene ne Greqi .Ajo titullohet;Prit…PRIT Nuk di si ikin orët dhe ditët, E bashkë me to më ike dhe ti. Më tej nuk e di se çfarë ndodhi, Por unë e humba këtë dashuri. Tani unë po të flas me shpirt, Por ti nuk dëgjon e nuk ndal. Pritë të të them ty lamtumirë, Të të puth a të them një fjalë.
4. Juve ne c’fare viti jeni larguar nga Shqiperia? Ku jetoni aktualisht dhe cila eshte familja e juaj?
Teuta Osmani: Ne vitin 1993 ish periudha ku kufijte ishin hapur atehere dhe ne ate vit u fejova me tin shoq qe ish Oficer ne Shkoder, por fatkeqesisht Demokracia solli rremujen me te madhe ne forcat e ushtrise ku te gjithe ishin me arme dhe oficeret me nuk dalloheshin se ishin civil apo te veshur, çdo gje ish e frikshme dhe e zymte per nje te ardhme ne vendlindje dhe keshtu vendosem te largoheshim per ne Greqi. Atje jetuam 18 vjet, ndertuam familjen me dy djem dhe tani kemi dy vjet qe jetojme ne Amerike. Femijen e pare e kam 16 vjeç, ndersa te dytin 5 vjeç.
5. Ketu large ne Amerikë, ju ka munguar vendelindja? Sa jeni integruar ne jeten Amerikane?
Teuta Osmani: Ketu ne Amerike i gjeta te gjitha per cfare me mungonte ne vendlindje apo edhe ne Greqi, por malli qe kam per vendin tim dhe per njerezit eshte e pazevendesueshme. Ketu kemi vetem 2 vjet dhe jemi stabilizuar pergjithmone, me shprese te Zotit te jemi mire.
6. Teuta le te rikthemi teke krijimtaria, ju keni botuar nji liber, si quhet dhe sa krijime ka ky liber?
Teuta Osmani: Une kam botuar dy libra me poezi deri tani. Njeri titullohet Nje Grua e botuar ne Tirane me redaktor z. Albert Zholi ne shtepine botuese Mala, ndersa libri i dyte me Poezi me titull Zgjimi i Endrrave e redaktuar nga Poeti dhe shkrimtari z Gezim Strora, e botuar ne Sarande ne shtepine botuese Milosao drejtuar nga z. Agim Mato. Secila prej ketyre librave kane nga 85 deri ne 100 poezi.
7. Si jeni ndjere kure ju moret librin nga shtepia botuese,dhe kue keni botuar?
Teuta Osmani: Kur botova librin e pare me Poezi jam ndjere teper e gezuar dhe me emocionin e asaj nene qe kur lind per here te pare femijen e saj ,dhe e shikon jeten me ndryshe ,me driteplote per syte e saj, ne mendje dhe ne shpirt te thelle e kuptimplote.Botimin e librit te pare Nje Grua u botua ne vitin 2014 ne maj .
8. Keni ndermend te vazhdoni rrugen e bukur te krijimtarisë?
Teuta Osmani: Kjo pyetje eshte pak e cuditshme per mua, pasi kur pyet nje poet a ke nderment te vazhdosh te shkruash eshte njesoj sikur e pyet a do jetoni me ? Sigurisht qe do vazhdoj deri sa te vdes, pasi me poezine jam lidhur me mish e shprt.Pa te nuk ekzistoj.
9. Familja ju ka mbeshtetur dhe kushe ka qene mbeshtetesi kryesor?
Teuta Osmani: Sigurisht qe me ka mbeshtetur i pari ish im shoq qe me mesoj te shkruaja edhe ne kompjuter pasi e shikonte qe shkruaja ne blloqe poezite vend e pa vend kudo qe ndodhesha dhe Ai ish shkaku qe nuk rrashtem se shkruari dita dites ne cdo ore ne kompjuter.
10. Ç’eshte familja per Teuten?
Teuta Osmani: Familja, familja eshte gjeja me e rendesishme per mua ,ajo eshte qenja ime, eshte fryma ime, dhe dashuria qe jap dhe marr njekohesisht . Familja ime rrjedh nga nje dashuri e sinqerte ,dhe e paster .Familja eshte fryti i nje lidhje te forte e me baza ,duke pare se femijet jane qelizat e dy trupave qe bashkojne nje trung te vetem qe eshte familja.
11. Kushe jane poetet ma te lexuar per juve?
Teuta Osmani: Kush jane poetet me te lexuar per mua por edhe me te pelqyeshmit gjate gjithe kohes qe jam ne internet dhe ne fsb, jane Fatmi Terziu, Sokrat Habilaj, Agim Mato, dhe Rajmonda Moisiu edhe shume te tjere qe per momentin nuk me kujtohen.
12. Ketu ne Amerik Shqiptaret jane te interesuar per librin dhe gjuhen shqipe?
Teuta Osmani: Ketu ne Amerike kam fatin qe kam njohur pete si z Koco Sterjo nepermjet shoqerise se tim shoqi por edhe ne fsb duke lexuar nje nga librat e tij si ajo Harqe ne dy kohera,kam rastin t’ju them se jam e ftuar nga Revista Kuvendi Michigan ku zhvillohet Ditet e Letersise Detrot ,Pse jo ndonje here do behem mbare te jem e pranishme per kete eveniment kaq te bukur me vlera artistke ,te mbledhur nga Poete nga te gjitha trevat shqiptare qe banojne ketu ne Amerike.
13. Objektivat tuaja per te ardhmen, krijimtaria dhe jeta familare do jene pjese e jetes tuaj.
Nga vet fakti njeriu pa objektive do ish nje zero per mendimin tim, pasi ato jane dhe arsyeja qe jetojme punojme dhe luftojme me pak fjale per te arrirr aty ku ne deshirojme. E ardhmja gjithmone eshte e mistershme e panjohur por deshira eshte ajo qe ne e perballojme jeten me te ardhuren e saj.Krijimtaria per mua eshte pjese e pandare e jetes sime. E nderuara Teuta ju falnderoj qe pranuat te jeni e pranishme ne kete intervistë, ishte kenaqesia ime qe ju intervistovau nga Amerka e larget. Urimi i juaj per lexuesit. Ju falenderoj edhe nji here duke ju pergezuar per librin, urime dhe sa ma shpejt me nji liber te ri.
Intervistoi Gazetar Gjin Musa.