Koronavirus Covid-19, një krijim artificial nga laboratori i armëve biologjike kineze, apo si?

0
753
Dean Koontz - The Eyes of Darkness

Kopertina e librit: Dean Koontz – Sytë e Errësirës

Përgatiti e përktheu Arben Çokaj

Një libër i çuditshëm, që nuk dimë si ta konsiderojmë, trillim, si libër parashikues i të ardhmes, apo si një libër, ku dalin në mënyrë letrare disa sekrete të shteteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me armët biologjike, si puna e këtij Koronavirusit Covid-19, i cili edhe në libër trajtohet, sikur u prodhua në laboratorin kinez të armëve biologjike, në periferi të qytetit Wuhan, ku edhe shpërtheu Koronavirusi në vitin e kaluar.

Libri në fjalë, i shkruar si trillim, nga Dean Koontz dhe i botuar së pari në shkurt 1981, nën pseudonimin Leigh Nichols, është edhe një libër bestseller, por më pas është vjedhur dhe ka humbur… Pra, agjenturat e ndryshme bëjnë punën e vet…

Tani që historitë e treguasra në libër po ngjasojnë kaq shumë me një ngjarje të vërtetë, me shpërthimin e virusit korona, Covid-19, përmbajtja e librit ka marrë një rëndësi të veçantë. Unë e gjeta librin në anglisht, në PDF, dhe po e publikoj një pjesë edhe këtu në vijim, ndërsa versionin në PDF, po e bashkangjis këtu për shkarkim, për ata që janë të interesuar ta lexojnë në origjinal.


PJESË NGA LIBRI, KU LITET PËR KORONAVIRUSIN,
QË AUTORI E QUAN WUHAN-400
:

“Mua nuk më intereson filozofia apo moraliteti i luftës biologjike”, tha Tina. “Tani për tani, unë dua të di se si dreqin Danny u infektua në këtë vend.”
“Për ta kuptuar këtë” – tha Dombey, “duhet të shkoni njëzetë muaj më pas. Ishte pak a shumë në atë kohë, kur një shkencëtar kinez me emrin Li Chen dezertoi në Shtetet e Bashkuara, duke marrë një regjistrim në disketë të një prej gjërave më të rëndësishme dhe më të rrezikshme: një armë e re biologjike e një dekade. Ata e quanin materialin ‘Wuhan-400’, sepse ai u zhvillua/krijua në laboratoret e tyre RDNA (një sekuencë DNA që codon për ribosomal RNA), në periferi të qytetit Wuhan, dhe kjo ishte tendosja e vlefshme e katërqindtë e mikro-organizmave të krijuar nga njeriu në atë qendër kërkimesh.”
“Wuhan-400 është një armë perfekte. Ajo prek vetëm njerëzit. Asnjë krijesë e gjallë nuk mund ta mbajë atë. Dhe ashtu si sifilizi, Wuhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë një trupi të gjallë të njeriut, për më shumë se një minutë, gjë që do të thotë se ai nuk mundet të kontaminojë në mënyrë permanente objektet ose vende të tëra në atë mënyrë siç bën antraksi, dhe që mund ta bëjnë edhe mikro-organizmat e tjera virulente. Dhe kur mbartësi skadon, Wuhan-400 brenda tij mbaron pak kohë më pas, aq shpejt sa temperatura e trupit të bjerë poshtë tetëdhjetë e gjashtë gradë Fahrenheit (30oC). (Trupi i njeriut e ka temperaturën 36,5-36,7oC). A e shikon avantazhin e gjithë kësaj?”
Tina ishte tepër e zënë me Danny-n për të menduar rreth asaj që Carl Dombey po i thoshte, por Elliot e dinte se çfarë donte të thoshte shkencëtari. “Nëse unë ju kuptoj, kinezët mund ta përdorin Wuhan-400 për të pastruar totalisht një qytet ose një vend, dhe pastaj nuk do t’u duhet atyre fare që të bënin një eksperimet hileqar dhe të shtrenjtë për dekontaminimin, para se ata të hynin brenda dhe ta pushtonin territorin.”
“Pikërisht,” – tha Dombey. “Dhe Wuhan-400 ka të tjera avantazhe të ngjashme e të rëndësishme përkundër agjentëve biologjikë më të njohur. Për një gjë, ju mund të bëheni mbartës i infeksionit vetëm 4 orë, pasi keni rënë në kontakt me virusin. Ka një periudhë inkubacioni tepër të shkurtër. Një herë infektohesh, dhe asnjë nuk mund të jetojë më shumë se njëzetekatër orë. Shumica vdesin brenda dymbëdhjetë orëve. Është më i keq se virusi Ebola në Afrikë – pafundësisht më keq. Norma e vrasjeve nga Wuhan-400 është njëqind për qind. Asnjë nuk supozohet se mund të jetojë. Kinezët e kanë testuar atë, një Zot e di se në sa të burgosur politikë. Ata nuk ishin kurrë në gjendje të gjenin një anti-trup apo antibiotik, që mund të ishte efektiv kundër tij. Ky virus migron në qelizat e trurit, dhe atje fillon e sekreton…

një toksinë, që ha drejtpërdrejtë indet e trurit, si acidi i baterisë që shpërbën lëpushën. Ai shkatërron pjesën e trurit, që kontrollon të gjitha funksionet automatike të trupit. Viktima thjeshtë pushon të ketë një puls, organe funksonale, ose ndonjë përpjekje për të marrë frymë.”
“Dhe kjo është sëmundja, të cilës i mbijetoi Danny?” – tha Elliot.
“Po,” tha Dombey. “Për aq sa dimë, ai është i vetmi i mbijetuar deri tani.”
Tina kishte tërhequr batanijen nga krevati dhe e palosi atë përgjysmë, në mënyrë që të mund ta vendoste Danny-n mbi të, për udhëtim jashtë Eksploruesit. Tani ajo po e shikonte fëmijën nga puna e paketimit, dhe i tha Dombey-t, “Po pse ishte infektuar ky ndopak?”
“Ishte aksident,” tha Dombey.
“E kam dëguar këtë edhe më parë.”
“Këtë herë është e vërtetë,” tha Dombey. “Pasi Li Chen dezertoi me të gjitha të dhënat rreth Wuhan-400, ai u soll këtu. Ne filluam menjëherë të punojmë me të, duke u përpjekur të krijojmë një duplikim të saktë të virusit. Në një periudhë të shkurtër, ne e bëmë atë. Pastaj filluam të studiojmë virusin, duke kërkuar për një vegjë, që të kapemi në atë që e kishin mbikqyrur kinezët.”
“Dhe dikush u tregua i pakujdesshëm,” tha Elliot.
“Më keq,”, tha Dombey. “Dikush u tregua i pakujdesshëm dhe i marrë. Pothuajse para 13 muajve, kur Danny dhe djemtë e tjerë në trupën e tyre, ishin në daljet e tyre të mbijetesës dimërore, një prej shkencëtarëve tanë, një bir kurve i vërtetë, me emrin Larry Bellinger, kontaminoi aksidentalisht vetveten, ndërsa po punonte vetëm në një mëngjes në laborator.”

(E kështu historia vazhdon si më poshtë në anglisht…)