Zymer Mehani
Kosovë-kopsht i lulëkuqeve;
Dashuri e Shotë Galicës,
E Ganimetes
E Xhevës e Ylfetes …
Kosovë-kopsht trëndafilash;
Besë e Shaban Palluzhës,
E Azem Bejtë Galicës,
E Bacë Ademit,
E Adem legjendarit
Dhe e SANDOKANIT…
Kosovë-zemra ime
Që prore pikon gjak
Kallet, digjet flakë…
Kosovë – lot i vakët i nënëlokes
Për të vetmin bir të vrarë
E Dhimbje krenare
E motrës për vëllanë
Krah i thyer i shqipes
N’stuhi e shtrëngatë
Kosovë- o fushë e paanë
Majë kreshtash e malesh
E Alpeve Shqiptare…
Besë e fjalë e Kushtrim Jasharit-
Çunit 13-vjeçar
Që jetën ty ta fali
Kosovë- tokë me lapidare
Me buste e shtatore
Truall varresh të të parëve
E varr prore për barbarët
Kosovë- gisht në çark të pushkës
Themel i shqiptarizmit
Sofër e shtruar me bujari
Për vëllanë e mikun
Kosovë-atdheu im
Shqipe n’fluturim…
Ty…
(Popullit tim)
Ujqër e arinj
Gjarpinj e shtërpinj
T’ plagosën shumë herë
Qenër e hijena
Nga jashtë e nga brenda
T’kafshu’n pa ndërprerë
Fytyrë- kameleonët
Edhe shpirt- masonët
T’sollën helm e vrer
Por Ti i fortë mbete
Asnjëherë s’u stepe
Shqipe si përherë
E jotja fuqi
Kurrënjëherë s’shteron
Nga ky truall buron
Prej fjalës…
Gëzimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur
Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer
E në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer
Maskë syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri
Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi
Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej fjalëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin
Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar
Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë
Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsoj
Ky qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve t’moçme