Të saktësojmë edhe këtë se kriza e komplotit të dialogut Kosovë Serbi ende nuk ka kapërcyer sepse në insiativën e presidentit Thaçi, tashmë ka hyrë në lojë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me insiativën e lodhtë të presidentit serb Aleksander Vuqiq. Insiativa e Vuqiqit për një lloj konfederate ekonomike e politike si “mini-shengen”, pa Kosovën brenda duket se ka rrezik të shndërrohet edhe në një përkeqësim të theksuar të marrëdhënieve nderë shqiptare, ndofta ky qe triku i tij politik që “politikanet” zyrtar shqiptar Thaçi – Rama se kuptojnë, se duke qenë bashkë ata dy nuk do të thotë se edhe shqiptaret janë po aty.
Nga Bekim Rexhepi
Dialogu teknik më Serbinë nuk ka më barometër, ai dialog tashmë është evidentë dhe vetëm politik. Që, kur ka filluar, duket se ka nisur me taktikë loje për të qenë vetëm politike, që palët të mund të ulen kinse për të zhvilluar një dialog teknik, por që më vonë ai dialog do të dalë ne rrafshin politike. Sepse ata që filluan këtë insativë ishin të vetëdijshëm se me Serbinë nuk mund të ketë dialog teknik nëse nuk i garantohej se ai dialog më vonë do të mund të kalohej në, në atë politik, sepse Serbisë i interesonte më shumë se ç’mund të fitoj nga dialogu dhe jo e më pak ç’mund të humbasë.
Dhe për këtë ne duhet pranuar që Kosova, deri me tani ka rrëshqitur nga dialogu teknikë në atë politik, përshkak të vetëdijes së ultë politike që mbartnin negocialtorët shqiptar. Deri në zhvillimet e fundit, rrjedhshëm është hetuar një proces i degraduar dhe i një komploti politik të dialogut Kosovë Serbi. Kompromiset e palës shqiptare nuk u shpërblyen asnjëherë, as kur u dhanë tetëmijë hektarë të kufirit Malit të zi, në shkëmbim të liberalizimit të vizave. Hektarët ikën me ratifikimin e marrëveshjes në kuvendin e Kosovës e me sponsorizimin e Ramush Haredinja.
Komploti i negociatave u trash edhe më shumë kur presidenti Hashim Thaçi morri insiativa të rrezikshme politike duke luajtur me togfjalëshin: herë korrigjim, herë shkëmbim, herë demaskim, herë edhe si ndarje. Ky komplot tragjik i Thaçit u parandalua nga opozita dhe një pjesë e fortë e pozitës qe s’pajtoheshin me ndarjen dhe planin e Thaçit. Opozita bëri ç’mos të parandalonte me mjetet e saja, por edhe në këtë duhet thënë që ishte edhe pozita sepse edhe Kadri Veseli dhe Ramush Haredinaj ishin kundër insativës së presidentit.
Ardhja e taksë 100% për produktet serbe sikur e bllokoi procesin e komplotit të presidentit Thaçi për kufijtë, qe mbartnin iluzione të rrejshme për zgjidhjen e problemit shqiptaro serb me kinse një marrëveshje finale. Ndofta Serbia do të pranonte një njohje të pavarësisë së Kosovës e edhe ndonjë kërkesë tjetër edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëse kufiri i saj do të zgjerohej në brendi të Kosovës, e sidomos dhe nëse brenda kësaj shtrirje do të ishte i tërë veriu i Kosovës. Të saktësojmë edhe këtë se kriza e komplotit të dialogut Kosovë Serbi ende nuk ka kapërcyer sepse në insiativën e presidentit Thaçi, tashmë ka hyrë në lojë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me insiativën e lodhtë të presidentit serb Aleksander Vuqiq. Insiativa e Vuqiqit për një lloj konfederate ekonomike e politike si “mini-shengen”, pa Kosovën brenda duket se ka rrezik të shndërrohet edhe në një përkeqësim të theksuar të marrëdhënieve nderë shqiptare, ndofta ky qe triku i tij politik që “politikanet” zyrtar shqiptar Thaçi – Rama se kuptojnë, se duke qenë bashkë ata dy nuk do të thotë se edhe shqiptaret janë po aty.
Qeveria e re e Kosovës ka një model tjetër të qasjes edhe për dialogun me Serbinë, e edhe për ato insiativat rajonale që synojnë të jenë të përbashkëta. Qeveria Kurti për këtë do të mbajë një qasje me parime, me parime të barabarta duke mos yshur interesa nacionaliste të njëri tjetrit, por duke gjetur zgjidhje konformë interesave të përgjithshme. Pra, nuk mund të ketë siç ka thënë Kurti; “dialog pa dialog, nuk mund të ketë dialog mbi harta, dhe president mbi to, nuk mund të ketë dialog pa afate, për të blerë kohë dhe akomoduar konflikte ndëretnikë”.
Marrëveshjet e fundit për hekurudha dhe avion nuk mund të jenë produkt qe kapërcejnë gjithë komplotin e dialogut sepse siç u pa në të ishte presidenti Thaçi dhe Vuçiq. Pra shikuar në imagjinatën e sukseseve të vërteta të dialogut duhet akter të tjerë jo të komprometuar politikisht. Kosova ka bërë hapin e vet, kjo pritet edhe nga Serbia, sepse Vuqiq nuk është i denjët për një dialog që çon në marrëveshje të vërtet mes Kosovës dhe Serbisë. As Edi Rama që paturpësisht po e dëshmon Erdoganizmin e tij në Shqipërinë “demokratike”. Hashim Thaçi si president ka mbet një invalid politik që dita ditës po i zvogëlohet parcela.