Sot ose kurrë!

0
444

Nga Skënder MULLIQI

Rastet e volitshme në jëtë janë të rralla. Edhe më rrallë shfrytëzohen si të tilla. Dritarja e mundësive jetësore, nuk mbetet gjithmonë e hapur. Fati shpesh është i pamëshirshëm, na i mbyll dyert duke mos na lënë të ngjitemi lartë. Kështu e ka jeta. E kështu e ka edhe jeta afariste.

Shteti i Kosovës pati rastin për këto 20 vite të bënë kthesa historike, e këtë nuk e bënë ata që ishin në krye të shtetit. Patëm luftë. Pas luftës së dhëmbshme, por edhe krenare, e lam mbrapa një sistem të huaj që e patëm mbi krye. Erdhi liria pas sakrificave.

Kaluam në kapitalizmin liberal. Nuk e shfrytëzuam rastin dhe as sistemin e ri, për të punuar mirë. Përjetuam në mënyrën më brutale fazën e tranzicionit, së u grabitë pa mëshirshëm prona shoqërore, kur pak kush e kishte pritur. I lam mbrapa vitët shumë të vështira. Këto vite nuk na bëjnë krenarë, nuk na bëjnë as të lumtur. Ishin vite të vuajtjeve, të pa shpresës…

Nuk ishim të vetëdijshem për rastin historik. Nuk e kuptuam ashtu si duhet rëndësinë e shtetit. Kjo ishte skandaloze! Politika dhe ekonomia janë ende të “sëmuara”.

Të gjitha këto ndikuan edhe në anën psikologjike, duke rënë optimizmi i njerëzve përtoke. Njerëzit që e udhëhoqën më Kosovën e vogël, ishin pa vizion. Nuk pamë reforma të duhura. Nuk patem punësime të nevojshme, dhe nuk pamë që dikush për të gjitha këto dha përgjegjësi politike dhe as ligjore. Ose edhe ata që u ndëshen më ligjin, i kaluan pengesat shumë lehtë, thua së nuk ka ndodhur asgjë!

Kjo gjeneratë që tash ka ardhur në pushtet, ka rastin që t’i realizon ëndrrat tona dhe ëndrrat e tyre, për të mirën e Kosovës. Koha është që edhe në Kosovë fëmijët tanë të jetojnë më mirë. Dhe, rasti kësaj gjenerate politike, nuk ju vjen dy herë në jëtë. Mund ta krijojnë historinë e lavdishme.

Këndellja e popullit dhe e shtetit bëhët duke bërë reforma, e kjo qeveri e Albin Kurtit, veç i ka filluar proceset për së mbari. Eshtë koha për prurjën e investitorëve të jashtëm, duke ju ofruar kushte të volitshme. Një çasje e tillë konstruktive do të sillte efekte pozitive, për të dalë më shpejtë nga kriza e përgjithshme. Vëtem më guxim, më njerëz të shkolluar dhe të pa korruptuar, e kemi të ardhmën e sigurtë. A mendoni së kjo është e mundur?

Unë mendojë sigurisht që po. Gjenerata e re më një optimizëm, do t’i arrijë objektivat e synuara për shtetndërtim dhe mirëqenje. Shembuj se si punohet mirë dhe ndërshmerisht kemi më bollëk. Nevoitet angazhim dhe përkrahje të kësaj Qeverie, duke investuar në te, deri në fund. Mjaftë këmi pasur rënje. Tash shkojmë përpara. Sot ose kurrë!