Katedra e Albanologjisë, qendra gjuhësore, kulturore, historike dhe kombëtare e diasporës shqiptare në Amerikë

0
395
DePaul Chicago

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Në Universitetin DePaul në Çikago është hapur Katedra e Albanologjisë përmes Fonacionit “Hydajet Bregu”, e para e këtij lloji të dijes për brezat e rinj shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë në hapësirën e shtetit të Ilinoisit. Në Tempullin e dijes si thuhet më të drejtë me gjuhën akademike, këtu do të shpërndahet dije për historinë e lashtë të Gjuhës Shqipe në familjen indo-evropiane dhe për lashtësinë e kombit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Kjo dritare e dijes do të veprojë në sajë të Fondit “Hydajet Bregu”, një nga veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare të kombit shqiptar në atdhe (Permet, Shqipëri) i pati akorduar këtij fondi (testament) 5 milionë dollarë nga të ardhurat e Tij, që ka kursyer një jetë të tërë në Çikago.

Katedra e Albanologjisë do të ketë selinë dhe fushën e saj të veprimtarisë akademike në Universitetin DePaul në Çikago. Për këtë nismë universitare do të dëshiroja që përmes kësaj paraqitjeje nga fusha ime intelektuale, të afrojë sadopak një ndihmesë në fillimin e punës së mbarë me kriteret shkencore dhe të praktikës se si do të duhej të veprojë e të kryej punën në edukimin e brezave me dije shkencore-kërkimore me preferencat ndërkombëtare në Amerikë dhe në botë.

Për punën e mbarë do të propozoja që të formohet Komisioni Shkencor për të shkuar tutje në zgjedhjen e Bordit udhëheqës të Katedrës së Albanologjisë: Rektori i Katedrës, Dekani dhe Sekretari Shkencor (marrëdhënie me publikun dhe me institucionet shkencore në Amerikë dhe në Atdhe).

Në kuadër të punës shkencore të dijes, Katedra e Albanologjisë të projektoj nismën që të nis të botojë Revistën Shkencore në të dyja gjuhës shqip dhe anglisht “Katedra e Albanologjisë”, me një Redaksi shkencore (Kryeredaktori, Redaktori, Lektori, Korrektori dhe Redaktori teknik. Kjo Revistë shkencore do të ishte mirë që të botohet një herë në muaj në teknikën moderne me ngjyra.

Përmes kësaj nisme shkencore ashtu siç e meriton një Katedër e Albanologjisë, propozoj që të pagëzohet me emrin e dy kolosëve të Gjuhës Shqipe (Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej), ndërkaq bartës i aktivitetit shkencor e mësimor në këtë tempull të dijes të jetë Fondacioni “Hydajet Bregu”.

Uroj punë të mbarë Katedra e Albanologjisë në Çikago!