Lufta e Kosovës dhe krimet serbe – temë e debatit në Universitetin DePaul në Çikago

0
645
DePaul Chicago

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Në Universitetin DePaul në Çikago në organizim të studentëve nga Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane dhe në prani të një numri të madh të pranishëm, u debatua për luftën e Kosovës dhe krimet deri në shkallë të gjenocidit, që u organizuan nga makineria dhe regjimi fashist i S.Millosheviqit. Këtë aktivitet i pari i këtij lloji në këtë ambient universitar e udhëhoqën studentët David Taullahu, Anxhela Ndrio, Jeta Mulaj, prof. Mirela Mehmeti si dhe paraqitja e prof. Ilaz Kadriu me një vështrim për vizionin paqësor deri të pavarësia të dr. Ibrahim Rugova.

Në dritën e aktiviteteve kombëtare, arsimore, shkencore dhe historike që kanë nisë në Univesitetin De Paul në Çikago në kuadër të Katedrës Albanologjike, me një fjalë rasti është paraqitur prof. dr. Gazmend Kapllani që, duke sumblimuar disda nga çështjet aktuale në rrafshin historik të luftës së Kosovës, ai theksoi për një dimension të ri, për identitetin, kujtesa, shtetndërtimi dhe kahet politike në Ballkan, që në debatin e mbrëmshëm u bën disa nga tezat shkencore dhe historike për të pranishmit në sallë.

Prof. Ilaz Kadriu në kumtsën e tij foli për dimensionin paqësor deri të pavarësia e Kosovës të udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova, që me rastin e rënies së murit të Berlinit (l989), Turn down this wall mr. Gorbachew, shënon datën më të rëndësishme historike pas Luftës së Dytë Botërore për rrëzimin e sistemit komunist. Në këto rrethana historike, tha më në kumtesëne tij prof. Kadriu, Kosova si njësi e ish-Jugosllavisë formoi partinë e parë shqiptare pluraliste në kushte dhe rrethana shumë të vështira politike (LDK).

Është më rëndësi të përmendet lidhja dr.Ibrahim Rugovës me Amerikën, vë në spikamë në kumtesën tij prof. Kadriu, kur dihet se kombi shqiptar kishte orientim përendimor qysh në kohën e luftërave për liri të Shqipërsë me Gjergj Kastriotin Skenderbeu dhe në Kongresin e Manastirit (1908), ku delegatët miratun alfabetin latin të gjuhës shqipe dhe lëvizja kombëtare paqësore deri të pavarësia e dr. Ibrahim Rugova në krah me Përendimt dhe sidomos më Washingtonin, atëherë kur W. Wilon e shpetoi Shqipërinë nga gllabrimi i fqinjve tanë grabitqarë. Dr. Rugova dhe UÇK u bënë binomi kombëtar për liri dhe pavarësi të Kosovës, tha ndër të tjera prof. Ilaz Kadriu.

Ndërkaq,në angazhimin e gazetarëve shqiptarë dhe serb në dritën e ngjarjeve në Ballkan në shekullin e kalaur dhe lufta e Kosovës me krimet serbe në fokus të Jeta Xharra (Prishtinë) u shfaq filmi dokumentar “The Unidentifired“, apo më qartë për njësitin vrastar paramilitar serb “Çakallët” në fshtrat e komunës së Pejës, të Deçanit dhe të Gjakovës, që janë rrënqethëse me pamjet tronditëse të paparë që nga Nazi-fashizimi në Luftën e Dytë Botëore. Rrëfimet e pjesëmarësve të këtij njësiti vrastar (rrëfejnë) për krimet e tyre në Kosovë gjatë viteve 1998-99, ku kanë vrarë, djegur, përdhunuar, plaçkitje ndaj shqiparëve të pambrojtur nëpër fshtatrat e Kosovës. Kjo tregon më së miri se si forcat ushtaroko-policore dhe paramilitare të Serbisë fashiste kanë bërë krime deri në shkallën e shfarosjes dhe të gjenocidit në Kosovë, kjo u pa në këtë film rrënqethës dokumentar “Çakallat”, që u shfaq në sallën e studentëve të Universitetit DePaul në Çikago.

Për filmin dhe e vërteta e orëve vrastare serbe, u zhvillua një debat përmbajtësor ku morën pjesë përfqaësues të shoqatave shqiptaro-amerikane dhe të pranishëm të tjerë. Njëra nga tezat e këtij debati ishte pajtimi në mes të dy popujve shqiptar dhe serb pas gjithë kësaj katrahure të shfarosjes në substancë të shqiptarëve të Kosovës. Në debat morën pjesë Lekë Brisku, Qendresa Ibrahimi, Luan Elezi, Ilaz Kadriu, Vullnet Dervishi dhe Skënder Karaçica. Pajtimi në mes të dy popujve është i vështirë, tha në fund të këtij debati prof. Skënder Karaçica, ndonëse udhëheqja e Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë nga kursi fashist i S. Millosheviqit dhe projekti antishqiptar që zhvillohet dhe sajohet nga kisha ortodokse serbe dhe qarqet e njohura kuazi-shkencore të Akademisë serb në Beograd. Shteti i Kosovës është i pakthyeshëm në ndonjë “status” të njohur për ne, u tha në debatin lidhur me filmin dokumentar “Çakallat” dhe mizoritë e tyre antinjerëzore në Kosovë.