Kolë Shaben
Lajmet për përhapjen e “Coronavirus” po sundojnë mediat botërore. Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tij në Kinë, po ashtu në këto ditë po dëgjohet shumë lidhur me përhapjen e tij dhe në shtetin fqinj, Italinë.
Normalisht që kur flitet për jetën dhe problemet që mund të kemi në të ardhmen për shëndetin tonë, jemi shumë vigjilent dhe prokupohemi shumë, sepse aty lidhet fati ynë dhe i familjes sonë.
Kujdesi ndaj shëndetit tonë duhet të jetë prezent por për aq kohë sa gjendja nuk është aq alarmante në vendin tone nuk kemi pse të prokupohemi aq shumë. Kemi dhjetra raste të vdekjeve nga aksidente rrugore, shumë raste të tjera me lendime,dhjetra persona të tjerë vdesin nga semundje kancerogjene, disa tjere vdesin nga medikamente të skaduara, të tjerë përjetojnë ankth, stres dhe deri në depresion.
Tani njerezve po u shtohet edhe një virus i ri për to por jo për mjeksinë, i cili po shkakton përpos viktimave, edhe një frike dhe ankth tek çdo shoqëri.
Institucionet duhet të kenë kurajo të informojnë në qetësi dhe me seriozitet publikun dhe për këtë më shumë duhet të flasin ekspertet sesa politika, sepse sikurse dëgjojmë: njerëz të ndryshëm nuk po dalin në punë, po shtohet kërkesa për të blerë ushqime ku ato po boshatisen, po paisen gjithë me mjete mbrojtëse si; maska, dizinfektues të ndryshëm, shkollat po mbyllen etj.
Perpara se të bëjmë këto, ne duhet të kemi parasysh se si transmetohet virusi e çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur?
Sa shpejt përhapet sëmundja e re e mushkërive?
Numri i të infektuarve ndryshon gati me orë, e ka kaluar ndërkohë disa mijëra vetë të infektuar. Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japini, Tajvan, SHBA, Francë, edhe në Gjermani, Bavari. Aeroportet aziatike,Itali dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse.
Si transmentohet virusi?
Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit.
Çfarë dihet për virusin?
Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.
Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.
Pra sikurse kuptohet lufta mediatike po ndikon jashtë mase në ndërmarrjen e hapave ndoshta edhe të parakohshëm mbrojtjeje, do ishte mirë të dëgjojmë ato gjëra, të cilat na mundësojnë të kujdesimi për shëndetin pa na u shtuar diagnozat tjera.