26/07/2016
– Une as ne ditet e kaluara, e as sot, nuk kam ba kurrfare akti heroik, qe me meritu gjithe kete mbeshtetje. Nuk deshiroj me zhvate kurrfare simpatie, e as llajka, prej kesaj situate absurde, te shkaktuar jo prej meje por prej Ambasades turke, respektivisht Qeverise turke.
Natyra e statuseve te mia, siç tashme e dini te gjithe, eshte e tille. Ka sarkazem. Ka ironi. Ka cinizem. Ose une mundohem me notu ne keta ujera. Here me, e here pa sukses.
Nuk e kisha besu kurre qe nje qeveri e huaj, permes nje ambasade te saj, leshohet ne keso aventurash diplomatike. Gjithe ky reagim publik i juaji m’nxuni krejtesisht te papergatitur, siç m’nxuni te papergatitun edhe i ashtuquajturi démarsh. Ma hanger maca gjuhen. Nuk dita as çka me shkru. Fillova me mendu per gazetaret ne Turqi. Nese nje qeveri e huaj tregon keso zelli per me i qeru hesapet me nje gazetar veç per nje status ironik ne Facebook, atehere çka ndodh me koleget tane, qe trajtojne tema serioze te gazetarise?
Refuzimin e juaj per me e pranu si te mireqene, si normal, kercenimin e ambasadores turke, une mundem me e lexu vec si nje gatishmeri tuajen, per me e mbrojte sovranitetin e shtetit te Kosoves, e edhe qytetaret e saj. Kjo eshte nje gje fantastike. Qe 100 vjet ne vendin tone kane vdeke njerez, jane ba luftera, ekzode biblike, per me e pase nje cope shtet tonin, ani pse i lodhte per momentin. E tash nuk mundet nje ambasadore, me nje demarsh, me e rrenu çdo sakrifice tonen, e çfare eshte edhe me e keqe, ajo ndoshta as nuk eshte e vetedijshme per veprimin e saj.
Pa deshte me tingellu patetik, ama momente te ketilla te mbushin me shprese, se shume ma shume “jena ne anen e krijimit te nje shteti sekular, te pavarur, demokratik te Kosoves” se sa ne anen e “e nje vilajteti”.
Perndryshe, Erdoganin nuk e du, siç tashme dihet. Per popullin turk e kam nje simpati te madhe, e posaçerisht per koleget gazetare te atij shteti, qe tash jane nje komunitet seriozisht i rrezikuar nga dhuna shteterore.
Krejt ne fund: Eshte e pamundur me shkru me krejt juve, e me ju falenderu per mbeshtetjen.
p.s.
I bej thirrje Presidentit Erdogan, qe sa me shpejt ta liroje gjeneralin shqiptar ,te arrestuar per organizimin e puçit 😛.
Ty si gazetar te respektoj nga ana profesionele. Pikepamjet dhe idete i kemi komplet te kunderta dhe une mendoj se jeni ju qe ndodheni ne anen e gabuar. Ama ketij Erdoganit nxirrja ujin e zi sa te mundesh. E ka bere hak.
Recep Tayip Orangutan,
More eshek arrnaut pismilet, depsuz, ugursuz, gjaurrr, hajursuz.
Orangutani lyp me e burgos Beratin… orangutani lypqinone…
Komentet janë mbyllur.