Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Amerikë
Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës për ndërtimin e Durrësit
Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet shqiptar edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë (1990-1999).
Termeti shkatërrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë dhe të qytetërimit evropianë,që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike.
Ndihmat ishin të mënjehershme nga të gjitha trevat tona etnike dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika.
Në orët e para pas termetit, në sheshet nën gërmadha të Durrrësit historik, dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë) adresë e herë jo, që, përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti.
Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara, i pari ndër të parët, hoxhë Elvis Naçe, i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve, ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë.
Çfarë u bë tutje, pakkush e di, besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion (zyrtar), sesa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)? Thuhet se janë akorduar më se 10 milionë evro në xhiro-llogorinë e tij, por asnjëherë deri tash nuk janë bërë “zyrtare”, se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe?
Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika, kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (evro dhe dollar) të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë në Tiranë (me kryetar të këtij komisioni) Arben Ahmetaj, nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë?
Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për centët e fundit për ndërtimin e Durrësit!
Çikago, 19 shkurt 2020
E kohës
Bërrylat e politikës shqiptare…!
Po e përserisim refrenin: Kombi shqiptar i robëruar ndër shekuj, i vuajtur, i diskriminuar, nën tehun e thikës së përgjakur të gjenocidit të regjimeve nëpër shekuj dhe, së voni në shekullin e kaluar nga dora vrastare e Serbisë fashiste…!
Të gjitha këto i kemi thënë… Dhe, përditë flasim e lexojmë historinë kombëtare të autorëve tanë dhe të huaj, secili vë në sporvë fatin e kombit shqiptar (si) shpëtoi para asgjësimit të shekujve…!
Në faqet e kronikave të kohës, na dalin disa huqe tonat, po tonat janë dhe me fajin tonë, që, në duhët e kombit shqiptar klasa politike herët në mëngjes ia nis (konfliktit, urrejtjes deri në armiqësi, pa program të përafrimit) në ndërtimin e kodeve të shtetit demokratik e kombëtar, tashi për fatin e mirë të dyja shteteve shqiptare në Ballkan (Shqipëri-Kosovë)!
Pse kjo “sëmundje kronike ndërmjet shqiptaro-shqiptarëve me trajtën e jetës (politike) gjithmonë në vatën e parë unë jam këtu, unë vendosi, unë… unë dhe vetëm unë (sic!).
Pse kaq shumë përqarje në mes klasës politike në Kosovë dhe Shqipëri…? Kujt i duhet kjo,kur dihet se burrat e dheut (klasa politike)erdhi në krye të institucioneve të dyja shteteve tona me votën e lirë të sovranit (popullit).
Nuk kanë më shumë “hise”, veçse me udhëheq institucionet e shteteve tona dhe një ditë, kur të japin llogorinë para popullit shqiptar,duhet të shkojnë nga politika dhe të vijnë të tjerët dhe, siç thiotë fjala e popullit “Të shohim se çfarë do të bëjnë
këta të rinjët e politikës”!
E kohës, bërrylat e politikës shqiptare të merren më kodet e shtetndrëtimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm në ndarjen ndërkombëtare të punës (ekonomia e lirë) dhe participimi i vlerave tona me popujt në Evropë dhe në botë.
Çikago, 19 shkurt 2020
Njeri me te poshter dhe me anti SHQIPTAR se muslimani Elvis Naçi nuk ka ne trojet Shqiptare, sepse ky thotë se krokodili nuk eshte krokodil por eshte qingj. Por me te poshter se Elvis Naçi jane te gjithe ata idiote qe ia dhane mjetet financiare ketij pisi, dhe ndihma u dha ne baza religjioze per perfitime ne parajsen e Elvisit, në xhenetul firdeus. Ata qe ndihmuan permes Elvisit nuk e ndihmuan DURRESIN, por ata dhane mjete financiare per t’iu kompenzuar 32 here ma shum ne parajse. Elvisi me 10 milion Euro do t’i ndertoje 200 banesa dhe 300 faltore islame, dhe shumicen e parave te tij do te perfundojne per religjion e jo per Durres apo Tirane…
Komentet janë mbyllur.