A do të pakësohen shpifësit, spekullantët, zuzarët dhe gënjeshtarët në vitin 2020 dhe 2021?!

0
457

Për dijeni Z. Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Antikusarist, antianarshist dhe antikorruptivist i admiruar.
Antizuzarist, antikaotist dhe antimizorist i betuar.
Edhe për dijeni Z. Gramoz Ruçi Kryetar i Parlamentit.

SALI LEKA

Shpifësit, spekullantët, zuzarët dhe gënjeshtarët janë maskarenj të shtrembëruar, janë më keqbërës sesa kriminelët dhe gazhelët e monstruozuar.
Shumica e maskarejve të sotëm kanë lindur dhe janë rritur në kohën e skëterrit enverist, kur më burgosën mua dhe shokët e mi.

Hetuesi Ndue Gjoni shefi i ndjekjes krimeve Zoto Korvafa dhe operativi i sigurimit Ismail Rama më thanë: ‟Ty Sali Leka të kanë akuzuar si shkrimtar dhe poet dekadent, mikroborgjez, reaksionar i rrezikshëm kundër partisë, komunizmit dhe marksizmit madhështorë”.

Do të kalbesh dhe do të dergjesh njëzet vjet burg në Spaç dhe Burrel”.
Edhe unë u fola: Kam shkruar ngjarje të vërteta me demaskime të drejta për shpifësit, spekullantët, zuzurët, shtrembalarët, gënjeshtarët dhe për maskarejt e llumzhuar, por demaskimet e mia të drejta, të dobishme për jetën njerëzore nuk i botojnë ingranazhet e ndryshkura dhe të shtrembëra të censurës makabre mizore.

Do të qëndroj i burgosur dyzet vjet deri në vitin 2007.
Kam besim sublim se mbas vitit 2007, shekulli XXI do të paksohen shpifësit, spekullantët, zuzarët dhe gënjeshtarët e infektuar, do të eleminohen gazhelët, mashtruesit, maskarejt dhe shtrembalarët e monstruozuar, por hetuesi N. Gjoni, shefi Z. Korvafa dhe operativi I.Rama më thanë: ‟Do të vuani, do të robëroheni shumë në burg ditë e natë o shkrimtari dhe poeti Sali Leka por shpifësit, gënjeshtarët, maskarejt dhe mëkatarët e djallëzuar, edhe mbas vitit 2007 nuk do të pakësohen, as nuk do të eleminohen”.

Kurse unë nuk u besova fjalëve të hetuesit Ndue Gjoni, shefit Zoto Korvafa, dhe operativit Ismail Rama, por më kanë dalë të vërteta të tëra.
Edhe mbas vitit 2007 shpifësit, spekullantët, zuzarët, anarshistët, kaotistët, maskarejtë, sharlatanistët, dhe gënjeshtarët nuk janë pakësuar as eleminuar por akoma më shumë janë shtuar.

Madje shpifësit, spekullantët dhe mashtruesit janë bërë shkrimtarë gazetarë, shefa, drejtora dhe botojnë libra me gënjeshtra, sajime dhe trillime absurde.

Kastriot Dervishi, Dashnor Kaloci, Agron Tufa, Çelo Hoxha dhe dyzet shtrembalarë kanë botuar dyzet e katër libra, për krimet e komunizmit, por në fakt kanë botuar spekullime mashtrime regresive makabre dhe asnjë krim mizorist nuk kanë zbuluar, asnjë gjakatar komunist nuk kanë demaskuar.
Përsekutorët mizoristë të kohës skëterrit enverist-ramizist që kanë burgosur dhe diskriminuar egërsisht dhe tmerrësisht 175 shkrimtarë, 750 intelektualë, 2500 specialistë, modernistë duhen demaskuar por K. Dervishi, D. Kaloci, Ç. Hoxha, Agron Tufa kanë botuar 14 libra me trillime dhe shtrembërime narciziste.

Kriminelët dhe gjakatarët e përsekucionit komunist i kanë reklamuar dhe lavdëruar si martirë antirevolucionarë dhe antikomunistë të përndjekur.
K. Dervishi, D. Kaloci, Ç. Hoxha dhe Agron Tufa janë mëkatarë zuzarë monstruozistë dhe nuk bëhen kurrë humanist teuratistë edhe sikur të botojnë edhe 14 libra të tjerë me shpifje, spekullime, gënjeshtra dhe me trillime nihiliste sharlataniste, pa dobi dhe pa vlerë për asnjëri.

Në Tiranë studiot televizive ulërinë dhe thonë: “Z. Agron Tufa u arratis nga Shqipëria ka shkuar në Zvicër dhe kërkuar azil politik. Nuk mund të qëndronte në Tiranë se i rrezikohet jeta. E kanë kërcënuar për ta vrarë ish sigurimsat e diktaturës komuniste. Agron Tufa drejtor i institutit për zbulimin dhe verifikimin e pasojave të krimeve të komunizmit, por nuk mund ta vazhdonte funksionin i kërcënuar për vdekje.”

Kurse unë theksoj: kushdo që i lexon këto procka edhe në faqet e gazetave i kujtohet fjalë e urtë e popullit e cila thotë: “Çpo na shohin sytë dhe po na dëgjojnë veshët.” Është e vërtetë se Agron Tufa u largua nga Tirana. A.Tufa asnjë krim komunist nuk ka verifikuar as kishte për të zbuluar edhe sikur të qëndronte 40 vjet drejtor. Është e vërtetë se komunizmi ka bërë krime dhe masakra në Shqipëri, por A. Tufa dhe të tjerë si ai asnjë krim nuk kanë demaskuar. Krimet e komunizmit në radhe të parë duhen demaskuar, sepse shumica e tyre dihen janë krejt të zbuluara. Përkundrazi A. Tufa i ka mbuluar duke botuar gjashtë libra me gënjeshtra sajime, trillime, spekullime dhe shtrembërime të fakteve, duke reklamuar persekutorët mizoristë si të viktimizuar, të shumëvuajtur të persekutuar, dhe ata që janë në të vërtetë të persekutuar të viktimizuar i ka damkosur si kriminelë komunistë.

Tufa bashkë me zuzarë dhe kusarë si ai ka shkelur mbi plagët e të burgosurve të vërtetë politik, shkrimtarë, poetë, dramaturgë dhe intelektualë liberalistë modernisë antikomunistë dhe antimizoristë të betuar të admiruar.

Mizorizmi i egër enverist-ramizist, komunist-marksist ka burgosur internuar dhe diskriminuar tmerrësisht 175 shkrimtarë poetë dhe dramaturgë të kulturuar, por A. Tufa asnjë emër nuk ka shkruar nga këta korifej të letërsisë dhe kulturës shembullore, por që u burgosën u masakruan nga ingranazhet e censurës dhe katrahurës mizore.

Hajduti zuzari dhe harbuti A. Tufa bashkë me zuzarët Aldo Bumçi, Visar Zhiti, Fahri Balliu, Edi Paloka, Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Preç Zogaj, Qemal Sakajeva, Besim Ndregjoni kanë vjedhur njëzet e pesë libra të miat me tregime disidente antikomuniste, antimarksiste, antizuzare, antirevolucionare, antimizoriste.

Libra me tregime të vërteta shumë të dobishme jetike.
Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka argumentoj dhe vërtetoj: E kam kërcënuar Agron Tufën, por jo për ta vrarë, por për ta demaskuar dhe do ta demaskoj sot e në vijim. E kam ditur dhe e di se demaskimet e mia të drejta nuk i kanë botuar as nuk i botojnë redaksitë e gazetave që funksionojnë dhe qarkullojnë nëpër kioska me fonde monetare të vjedhura. Tregimet e mia ishin dhe janë dhe antikorruptive, antiregresive. Kusarët dhe zuzarët e vegjël si pleshta dhe morra nuk e demaskojnë kusarin e madh A. Tufa i qelbëzuar i shtrembëruar.

Edhe kusari i dytë Visar Zhiti është larguar nga Shqipëria, por në Tiranë ka dy gazeta dhe boton çdo ditë sajime dhe shpifje të rëndomta të neveritura. V. Zhiti mjeshtri i stazhonuar për shtrembërime dhe fallsifikime.

Edhe kusari i tretë A. Bumçi, i katërti F. Balliu, i pesti Q. Sakajeva, I gjashti E. Paloka, i shtati B. Londo, i teti F. Kongoli, i nënti P. Zogaj, i dhjeti B. Ndregjoni, kanë në përdorim gjashtë gazeta.

Përpara vitit 1991 këta kusarë të veprave letrare shembullore të dobishme për jetën njerëzore kishin në përdorim katër gazeta “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe Revista Nëntori” sot kanë dy më shumë.

Kanë spekulluar me lirinë që u dha qeveria Edi Rama që nga viti 2013, çdo ditë faqet e gazetave i mbushin me tregime të burgosurve ordinerë të kohës së komunizmit, për motive të pista brutale dhe vulgare. Në fakt ish të burgosurit ordinerë të atyre viteve ishin të paarsimuar, as kanë ditur dhe as dinë me shkruar, por tregimet e tyre të sotme me gënjeshtra dhe sajime të rëndomta i shkuajnë A. Tufa, V. Zhiti, A. Baçi, B. Londo e të tjerë si ata.

Unë i kam kërkuar A. Tufës të zhvillojë mbledhje të hapur publike me shkrimtarët dhe poetët e burgosur dhe persekutuar që jetojnë dhe me familjet e atyre që nuk jetojnë, por A. Tufa me fonde monetare të bankës shqiptare të akorduar nga qeveria Edi Rama i ka shpenzuar duke botuar libra me sajime, shtrembërime, spekullime dhe diskriminime antihumaniste kundër njerëzve të mirë, fisnikë të nderuarpor të pavlerësuar dhe të damkosur padrejtësisht.

A.Tufa dhe të tjerë si ai nuk janë fryrë në këto masakra makabre dhe duan akoma, duke shkruar gënjeshtra edhe në Europë dhe Amerikë.
A. Tufa dhe V. Zhiti nuk janë arratisur ashtu si gënjejnë edhe nëpër studio televizive por kanë shkuar të pajisur me çdo lloj komoditeti.
Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka nuk largohem as në Europë as në Amerikë.
Isha dhe jam në Shqipëri me tetëdhjetë e pesë libra. I kam shkruar vetë i papërtuar, i padëshpëruar nga mosbotimet dhe censurimet e llahtarshme.
As kam ndaluar as ndaloj, as kam për të ndaluar. As kam vjedhur as kam damkosur njeri, as kam përvetësuar pasuri, ashtu si A. Tufa, V. Zhiti e të tjerë si ata. Përkundrazi më kanë vjedhur persekutuar damkosur dhe diskriminuar shtrembalucë dhe gënjeshtarucë si ata të dy.

SALI LEKA, Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar dhe poet ish i burgosur politik. i pafrikësuar nga çdo rrezik që më kanë shkaktuar dhe kurdisur survejuckit kaotik. Letërsinë, prozën dhe poezinë edhe në biruckën e muzgut të skëterrit i kam kënduar.

SHËNIM EKSKLUZIV
Për kusarët dhe zuzarët mizorë A. Tufa, V. Zhiti, B. Londo, E. Paloka, P. Zogaj, A. Bumçi, F. Kongoli, F. Balliu, B. Ndregjoni, Q. Sakajeva kam akoma fakte për t’u treguar me ngjarje të vërteta që duhen demaskuar, por në Tiranë redaksitë e gazetave botojnë gënjeshtra dhe shtrembërime galopante të ish punonjësve komunistë në institutin e studimeve marksiste – leniniste me drejtoreshë Nexhmije Hoxha. Sot ky institut despotik antidemokratik nuk funksionon por veprojnë teoricienët e tij demagogë enveristë – ramizistë, Besnik Mustafaj, Agron Gjekmarkaj, Agim Baçi, Ylli Manjani dhe katërmbëdhjetë të tjerë, që kanë mbushur faqet e gazetave meditirambe pompoze dhe me lavdërime skandaloze për Agron Tufën, por nuk u rezistoi kërcënimeve të sigurimsave komunistë.

Të tëra këto fjalë që kanë botuar B. Mustafaj, A. Gjekmarkaj, A. Baçi dhe Y. Manjani janë gënjeshtra monstruoze, janë si gjethe të kalbura, broçkulla të mykura dhe nuk e pastrojnë mykun e qelbëzuar të Agron Tufës. As vjedhjet e tij sistematike dymbëdhjetë vjeçare.

Me kaq për sot do të shkruaj përsëri për këta zuzarë dhe kusarë që duan akoma të bëjnë kërdi dhe batërdi.

Del pyetje pse ? Përgjigja: As kishte as ka gjykatë special me proçedurë penale për këto vjedhje të papara në botën njerëzore. Vjedhjet e rafinuara nga persona të angazhuar vetëm për të bërë të liga. Dy nga këto të liga janë vjedhja dhe gënjeshtra për të mbuluar vjedhjen.
Vetëm e vërteta e zbulon vjedhjen dhe sanksionon të drejtën.
E vërteta është burim i drejtësisë.
Gënjeshtrat janë zgjatim i shtrembërimeve.

Tiranë, 19 Shkurt 2019