KUSH ËSHTË SAMI MUSA?

0
806
Sami Musa

Kandidat në garë për në Parlamentin e Hamburgut në Gjermani, që do të mbahen më 23 shkurt 2020


Sami Musa zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist i sukseshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Gjermani, Xhelil Musa

24 Shkurt 2020albinfo.ch

Sami Musa, është me siguri shqiptari i parë i zgjedhur në Parlamentin e Hamburgut, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Fitoren e tij në zgjedhjet që janë mbajtur dje, e dielë, 23 shkurt, e ka konfirmuar për albinfo.ch vetë z. Musa.

Ndërsa në llogarinë etij të fb ai ka shkruar, si vijon:
I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që uk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament) prandaj falënderoj përzemërisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.

35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Hamburg e në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.

Samiu, në muajin tetor 2019, ai hyri në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme në Hamburg, që u mbajtën dje, më 23 shkurt 2020.

Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve, shkruan albinfo.ch.


(FRAGMENTE NGA LIBRI ”THESAR KOMBËTAR…” VËLLIMI 7, 2017, BOTUAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI)

SAMI MUSA VJEN NGA BABAI I TIJ Z. XHELIL MUSA NJË PËRFAQËSUES I DENJË I SHQIPTARËVE NË MËRGIM
Intervistë me Xhelil Musën, e zhvilluar më datën 30 tetor 2016 në Hamburg, Gjermani

Z. Xhelil Musa flet për disa gazeta në artikujt e të cilave shkruhet për të dhe për veprimtarinë e tij. Është fjala për një material, i cili do të futet në librin “Thesari Komëtar 7” që do të botohet në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. Fillojmë me gazetën numër 1.

1. Ai fillon me faqen e parë të një gazete, ku sqaron se për çka bëhet fjalë. Është fjala për kohën kur ka filluar lufta në Bosne dhe Kroaci, kur mërgimtarët u inkuadruan për shqiptarët atje, po ashtu këtu shihet edhe një foto në të cilën është hoxha Fejzullah Zulhajrat, i cili flet për Bosnjen, kurse Xhelil Musa e tërheq paralelen duke folur për Kosovën. Në këtë faqe të gazetës tregohet se çka po ndodhte në Kosovë në atë kohë. Qëllimi i kësaj ka qenë informimi i publikut gjerman me gjendjen, jo vetëm në Bosne e Kroaci, por edhe çka do të ndodhë në Kosovë. Mundi i mërgimtarëve dhe informatat që i kanë shpërndarë i kanë informuar gjermanët për gjendjen në Kosovë. Qëllimi i tyre ka qenë që Kosova të mos bëhet Bosnja e dytë. Xhelil Musa, bashkë me shqiptarët e tjerë, përmes këtyre artikujve, ka dashur të tregojë se nuk dëshironte ta shkatërronte Jugosllavinë, por gjithçka që shqiptarët dëshironin ishte liria, pavarësia dhe demokracia.

Po ashtu, kanë kërkuar që NATO-ja të ndërhyjë në Kosovë. Në ato vite (1991-1992) Kosova nuk ka qenë edhe aq e njohur dhe ishte shumë e vështirë të arrije kontakte me politikanët gjermanë, por pasi që z.Xhelil Musa ka qenë anëtar i Partisë Socialdemokrate, kjo i ka ndihmuar që më lehtë të arrijë deri te kontaktet me politikanët gjermanë. Xhelil Musa prej vitit 1984 është anëtarësuar në Partinë Socialdemokrate, pra qe 35 vite është komponent dhe që atëherë vazhdon të jetë pjesëtar i kësaj partie, dhe njëherit është njëri ndër anëtarët më të vjetër të saj. Në atë kohë Xhelil Musa ishte përfaqësues i shqiptarëve në Hamburg dhe ishte kryetar i Klubit Futollistik Kosova. Ka qenë gjthmonë ai i cili ka folur në emër të shqiptarëve atje dhe për çështje kombëtare të shqiptarëve.

Kontaktin e parë me gjermanët z.Musa e ka pasur me Hains Klozi në Harburg. Ai ishte deputet i Partisë Socialdemokrate dhe e kishte byron e tij në Hamburg. Gjithashtu, ai ka qenë edhe përgjegjës për punët e jashtme të Gjermanisë në vitin 1991. Kosova ka qenë e panjohur dhe ishte pjesë e Jugosllavisë, kështu që çdo tentim për të kotaktuar me politikanët gjermanë dështonte për shkak se shqiptarët kosideroheshin si seperatistë. Mirëp, o Xhelil Musa takimet i bënte në nivel të Partisë Socialdemokrate dhe kjo ia lehtësonte punën jashtëzakonisht shumë. Pasi që Xhelil Musa arrin të caktojë takim me Klozin, njofton Hafiz Gagicën, kryetarin e LDK-së për Gjermani dhe Bujar Bukoshin si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, duke e organizoi kësisoj takimin e parë ndërmjet këtyre dy të fundit dhe Hainz Klozit.

Deputeti gjerman nuk i priti edhe aq mirë, sepse shqiptarët i shihnin si seperatistë nga keqinformimet e deriatëhershme. Një vit pas asaj dite, Hainz Klozi i ftoi këta në takim, duke u kërkuar falje për takimin e kaluar dhe kërkonte të dinte më shumë informata për shqiptarët. Dhe, atëherë vërtet u bind se shqiptarët nuk ishin të këqij, por ishin serbët në krye me Millosheviçin. Në atë kohë, në takim shkuan Xhelil Musa, Buajr Bukoshi dhe Milazim Krasniqi (ministër i jashtëm në qeverinë e Bujar Bukoshit). Hotelin e tij të parë z.Musa e quan ambasadë të parë të shqiptarëve në Gjermani, të cilin e kanë vizituar shumë shqiptarë, si politikanë, këngëtarë, shkrimtarë, krijues etj. Në vitin 1994 e hap hotelin e dytë dhe kështu fillon të zgjerohet me veprimtarinë e tij.

Artikulli në faqen e dytë – Është z. Musa bashkë me djalin e tij Samiun, i cili në atë kohë ishte shtatë vjeçar dhe sapo kishte filluar shkollën. Dëshira e z.Musa ishte që djali i tij të mësonte edhe gjuhën shqipe. Në atë kohë, z.Musa ka qenë edhe kryetar i Klubit Futbollistik “Kosova”. Shkolla shqipe ka funksionuar në kuadër të këtij klubi, në të cilën shkollë kanë qenë 600 nxënës vetëm në Hamburg, me gjithsej gjashtë pika në gjashtë komuna të Hamburgut. Në kuadër të kësaj shkolle ka funksiouar edhe këshilli i prindërve dhe ka pasur organizime të aktiviteteve të ndryshme. Në atë kohë kanë qenë tre mësues të cilët i pat dërguar ish-Jugosllavia. Njëri nga mësuesit ka qenë spiun dhe Këshilli i Prindërve të Shkollës nuk e pranoi. Është fjala për vitet 1991-1992.

KATEGORIK KUNDËR KOMBIT KOSOVAR

Xhelil Musa thotë se gjermanët gjithmonë na kanë njohur si Kosovo albaner (shqiptarë të Kosovës). Vetëm prej vitit 2000 kanë filluar të na quajnë kosovarë. Z.Musa është kategorik kundër kombit kosovar. Ai thotë se një komb kosovar nuk mund të ekzistojë. Dëshira e tij është që trojet etnike të bashkohen në një komb të vetëm, kombin shqiptar. Atij i vjen shumë keq se qysh në vitin 2000 intelektualët shqiptarë filluan të formojnë një komb të ri kosovar, e që ky sipas tij është gabim shumë i madh.

Artikulli në faqen e tretë mban titullin ”OKB mund të ndihmojë në qoftë se do të donte” dhe titulli tjetër ”Ky njeri jeton në Hamburg, por lufton për vendin e vet, Kosovën”. Aty bëhet fjalë për vitet 1969-74, kur patën shkuar 1500 shqiptarë nga Kosova në Hamburg. Në atë kohë shqiptarët kërkonin ndihmë nga forcat ndërkombëtare për Kosovën, që mos të bëhej si Bosnja. Serbia kishte filluar që të largonte shqiptarët nga shkollat, nga vendet e punës, nga mjekësia, i kishin mbyllur gazetat dhe televizionet. Për të gjitha këto z.Musa njoftonte opinionin gjerman, duke treguar se Serbia po përdorte masa të dhunshme në Kosovë.

Artikulli në faqen e katërt është familjar. Pra, në të është e paraqitur familja e z. Musa: gruaja dhe dy djemtë. “Edhe pse z.Musa ka hapur lokale të shumta, nuk e ka harruar vendin prej nga vjen”, ky është titulli i këtij artikulli. Këtu thuhet se si 1800000 shqiptarë e kanë shpallur Kosovën Republikë. Mes tjerash, në këtë artikull, thuhet se si Xhelil Musa nga Hamburgu mundohet që t’i ndihmojë bashkatdhetarët e vet. Ai gjithmonë ka bërë shumë për atdheun.

PROPAGANDË E VAZHDUESHME TE NDËRKOMBËTARËT

Në artikullin faqe pesë është një foto në të cilën shihen Xhelil Musa, një anëtar i parlamentit të Hamburgut, Dr. Meissner dhe ambasadori i Shqipërisë, Xhezair Zaganjori. Me këtë rast e kishin organizuar një lojë futbolli, lojë miqësore. Z.Musa e falënderon ambasadorin Zaganjori, i cili pothuajse në çdo takim e ka marrë edhe z.Musën si përfaqësues të shqiptarëve, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi që të fliste për Kosovën. Z.Musa e cilëson ambasadorin Zaganjori si një prej politikanëve që kanë lobuar më së shumti për Kosovën në Gjermani. Sa për informatë, z.Musa është kumbar i djalit të z. Zaganjori, sepse ky i fundit kishte kërkuar që t’i prente flokët djalit të tij dhe janë shumë më shumë se miq. Z.Zaganjori në vitin 1992 e merr rrugën prej Bonit për ta vizituar z.Musën, sepse kishte dëgjuar shumë fjalë të mira për të nga shoferi i tij. Kur takohen këta të dy, z.Zaganjori i thotë z.Musës: ”Me gjithë ato fjalë që kam dëgjuar për ty, të kam menduar si njeri shumë shtatlartë dhe me mustaqe”.

Ҫdoherë që z. Musa ka hapur hotel të ri, ka bërë hapje solemne duke ftuar figura publike, si gjermane, ashtu edhe shqiptare, me qëllimin e vetëm që të njofotnte politikanët ndërmjeti vete dhe në kështu të lobonte për Kosovën. Në njërën nga këto mbrëmje, z.Musa e ka njoftuar Bujar Bukoshin me ambasadorin Zaganjori. Sot, z. Zaganjori është kryetar i gjykatës së apelit në Shqipëri. Ai është njeri parimor dhe apolitik. Po ashtu, ai ka ligjëruar në Fakultetin Juridik në Gjermani. Në Gjermani një herë në vit mbahen ndejat në anijet detare, ku në anijen e parë është presidenti, kurse në të dytën të gjithë ambasadorët botërorë dhe në atë anije ka qenë edhe Xhelil Musa me ftesën e ambasadorit Zaganjori. Është fjala për vitin 1994. Z.Musa thotë se e kanë përdorur politikën e tyre dhe nuk u ka interesuar se çfarë propagande bëjnë serbët. Z.Musa thotë se asnjëherë nuk është frikësuar nga serbët, sepse ai ka luftuar për të drejtën, kurse ata për të shtrembtën, pra për të keqen.

Në artikullin faqe gjashtë, i cili titullohet ”Aktiv për shqiptarët” bëhet fjalë për Xhelil Musën, më saktësisht se si 12 gjermanë, të cilët kanë punuar për të, mbiemrat e tyre i kanë ndërruar dhe i kanë kthyer në BajMusa. Edhe këtu Xhelil Musa menjëherë del te ajo që e preokupon më së shumti, te çështja kombëtare. Ai thotë se biznesi e ka ndihmuar shumë që të jetë i njohur dhe në këtë mënyrë t’i përdorë mediet për të folur për çështjen kombëtare. Përveç biznesit, atij i ka ndihmuar shumë edhe fakti që ka qenë i martuar me një gjermane. Për gruan e tij, z.Musa ka vetëm fjalë të mira. Thotë se ajo e ka ndihmuar shumë në të gjitha aspektet, si në biznes, ashtu edhe në politikë, duke e këshilluar gjithmonë. Thotë që shumë të mira i ka falë meritave të saj. Z.Musa me gruan e tij Silvien është takuar në moshë shumë të re, kur ajo ka qenë vetëm 14 vjeçe dhe për këtë arsye ajo nuk ka vazhduar shkollimin e lartë, sepse po të vazhdonte, thotë z. Musa, ajo do të arrinte të përfundonte çdo shkollim, sepse është shumë e zgjuar dhe ka qenë ndër nxënëset më të mira në shkollë.

Artikulli i shtatë titullohet ”Një njeri që lufton për vendin e vet”. Edhe kjo gazetë është në vitet 1991-1992-1993, atëherë kur z. Musa ishte rreth 43 vjeçar. Ai moshën 40-45 vjeçare e konsideron si kohën me të mirë të tij, sepse në atë periudhë ka korrur shumë suksese, si në biznes, ashtu edhe në politikë. Ka qenë kryetar i klubit të futbollit ”Kosova”, ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së në Hamburg etj. Z.Musa tregon se, kur e kanë ndarë shkollën nga konsulata dhe z. Musa ishte iniciator për këtë.

Në artikullin faqe tetë, më datë 22 shtator 1993, flitet për ndihmat e fëmijëve në Kosovë. Xhelil Musa i pret për tri ditë dhe i mban në hotelin e tij dy autobusë me 33 nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës. Të gjitha shpenzimet (me fjetje dhe ushqim) i ka mbuluar z.Musa. Për këtë vepër humane të z. Musës kanë shkruar shumë gazeta gjermane, artikujt e të cilave i ka z. Musa. Gazetat gjermane, po ashtu edhe politikanët gjermanë e vlerësojnë Xhelil Musën si personin më të mirë për integrimin e të huajve, në këtë rast shqiptarëve.

Në artikullin faqe nëntë janë të njëjtit fëmijë me mësuesit Shaban Berbatovcin dhe Besim Kurteshin, të cilët i kanë pritur nxënësit nga Kosova. Nxënësit janë shëtitur dy javë nëpër Gjermani. Xhelil Musa, sipas gazetave gjermane, vlerësohet si personi më i mirë për integrim.

BASHKËPUNIMI ME PERSONALITETE TË SHQUARA

Në artikullin faqe 10 ”Ndihmë në vend të huaj” titullohet artikulli i radhës, se si Xhelil Musa jeton në vend të huaj, por e ndihmon vendin e huaj. Në këtë kohë u themelua shoqata e shqiptarëve në ekzil dhe këtu shkruhet më gjerësisht për të. Kjo zyrë ishte si konsulatë në kuadër të degës së LDK-së, pra si zyrë për informim. Kryetar i saj ka qenë vetë z.Musa dhe të gjitha punët për hapjen e kësaj i ka kryer znj. Silvia. Në atë zyrë kanë punuar edhe Donika Gërvalla dhe gazetari Bujar Muharremi. Donika Gërvallën për gjashtë muaj e ka mbajtur z. Musa në hotelin e tij, në kohën kur ajo pat shkuar për t’u shkolluar në Gjermani. Helga Vajz ka qenë një deputete në parlamentin e Hamburgut, e cila i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Falë saj shqiptarët kanë pasur të drejtë të qëndrojnë në Hamburg, pra me kërkesën e shqiptarëve e kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Hamburg para qyteteve të tjera (është fjala për vitet 1992-1993).

Z. Musa tregon se si ai, bashkë me Bujar Bukoshin, shkuan në paramentin e Hamburgut dhe u ankuan për të rinjtë shqiptarë, të cilët qenë të papunë dhe si mungesë e punës merreshin me punë të këqija dhe përfaqësuesit e parlamentit u thanë që t’u dërgonin listën e atyre personave. Kështu, këta dolën me shkresë duke u kërkuar të gjithëve të lajmëroheshin, sepse dëshironin t’u ndihmonin. Por, mërgimtarët nuk pranonin të regjistroheshin sepse frikësoheshin mos po i kthenin në Kosovë, por më vonë u ndryshua kjo bindje e tyre.

Në artikullin faqe 11 shihet Bujar Muharremi bashkë me Xhelil Musën në zyren e shoqatës humanitare në Hamburg. Kryetar i kësaj shoqate ka qenë z.Musa. Aty kanë qenë gjithashtu edhe Ali Aliu, Ibrahim Shabani e shumë të tjerë, të cilët kanë kontribuuar shumë në këtë shoqatë. E regjistruan shoqatën, bën faks dhe telefon, dhe ishin të detyruar që të dërgonin informata nëpër të gjitha degët e LDK-së në mbarë botën. Bujar Muharremi kishte qëndruar për 1 vit e gjysmë në Hamburg, i cili bashkë me Donika Gërvallën kanë kontribuuar shumë për çështjen kombëtare shqiptare.

Artikulli në faqen 12 është një artikull në të cilin shkruhet se si Xhelil Musa, bashkë me njerëzit me të cilët ai punonte, kërkonin që me njerëzit të cilët i njihnin të bënin takime dhe t’u jepnin informata për Kosovën. Kjo, sipas z.Musës, ishte një ditë e vështirë për Bujar Bukoshin, sepse ishin diku 7-8 gazeta dhe ky u detyrua që përreth tetë orë të japë informata, pasi që gjermanët nuk kishin informata për Kosovën.

DIPLOMACI NËPËRMJET BAMIRËSISË

Artikulli në faqe 13 është më 17 tetor 1997, kur z. Musa e kishte pritur përfaqësuesen e kombëtares shqiptare në futboll në hotelin e tij. E organizuan një lojë miqësore në Hamburg dhe z.Musa propozi që të hollat që do të mblidheshin aty mos t’i dërgonin në Kosovë, por në Gjermani, në mënyrë që t’i përdornin për propagandim të çështjes kombëtare shqiptare dhe kështu e dhanë të gjithë pëlqimin për këtë ide. Kështu, të gjitha gazetat gjermane shkruan se si shqiparët organizuan një lojë miqësore në futboll dhe paratë e mbledhura i dhuruan për fëmijët e varfër në Hamburg. Titulli ishte ”Shqiptarët ndihmojnë gjermanët”. I kishin mbledhur 4665 marka gjithsej dhe i dorëzuan. Kjo ishte një vepër shumë e qëlluar, për të cilën u shkrua dhe u fol shumë.

Artikulli faqe 14 dhe i fundit për këtë intervistë është ai në të cilin shihet Gerhard Schröder, ministër president, i cili brenda gjysmë viti është bërë kancelar. Në takimin e kombëtares së Shqipërisë u takua z.Musa me z.Schröder dhe ky i fundit i tha: “Ne të dy kemi një biografi të njëjtë, sepse edhe unë jam rritur pa prindër dhe i varfër dhe prej sot ne të dy jemi Gerhard dhe Xhelil”. Dhe, aty ishte një përkthyes shqiptar, i cili kur e dëgjon z.Musën duke e quajtur Gerhard e jo z.Schröder, i thotë ”Xhelil, a e di ti kush është ky?” dhe z.Schröder iu përgjigj gazetarit: ”Ne në partinë tonë flasim kështu dhe nuk ke nevojë që t’i drejtohesh Xhelilit në këtë mënyrë” dhe e largoi përkthyesin për të vazhduar bisedën.

Të nesërmen ishte loja ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe z. Musës bashkë me gruan e tij u jepet mundësia që të ulet afër z.Schröder ose në bankën e trenerit Hafiz Gagica. Z.Musa, duke e ditur që të nesërmen do ta takojë z.Schröder, zgjedh që të ulet në bankën e trenerit Gagica. E gjithë kjo ka ndodhur në vitin 1997, kur Shqipëria ishte mysafir në lojën që zhvillohej në Hanover dhe përfundoi me rezultat 4:3 në favor të Gjermanisë. Në takimin me Schröder, z. Musa mori përkrahjen nga ai. Z.Musa tregon se si politikanët gjermanë në fillim kanë pasur mendim shumë të keq për shqiptarët e Kosovës, duke thënë se kur kanë marrë pjesë në Beograd nuk i kanë lejuar të shkonin në Kosovë, duke u thënë se ata janë popull shumë i egër dhe nuk mund të merreni vesh me ta.

Z. Musa e tregon një rast, se si para dy viteve kishte shkuar në Hamburg ministri i arsimit nga Kosova dhe vendoset në një hotel me pesë yje. Në delegacionin e tij ishin edhe dy televizione dhe ata kërkojnë një shqiptar që ta intervistojnë dhe kur shkojnë në hotelin e z.Musës i thonë se sikur ta kishin ditur nuk do të shkonin në atë hotel, por do të vinin të qëndronin aty.

Xhelil Musa thotë se është i gatshëm të ndihmojë SHSHASH-në sipas mundësive, edhe pse thotë se ka shumë shpenzime, sepse ka ndihmuar shumë njerëz. Vetëm në vitin e kaluar i ka dhënë mbi 25 mijë euro dhe ka kërkesa të vazhdueshme për ndihmë. Ai thotë se është gjë shumë e mirë themelimi i kësaj shoqate dhe i këshillon që të jenë të bashkuar dhe të punojnë shumë më shumë për çështjen kombëtare për të gjitha trojet etnike pa dallim.

BABAI I SAMI MUSËS, XHELIL MUSA, VEPRIMTAR I DEVOTSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE DHE ANËTAR NDERI I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI

Presidenti Bujar Nishani dekoron z. Xhelil Musa me Dekoratën “Nënë Tereza”.

Fjalimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani:
I nderuar z. Musa,
të nderuar të pranishëm,
i nderuar z. kryetar i Gjykatës së Lartë,
të nderuar personalitete të ftuara,

Duke ju falënderuar për prezencën dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni, për të nderuar një figurë plot gjallëri, të veçantë dhe shumë të mirënjohur në të gjitha trevat shqiptare kudo që flitet shqip, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, por edhe në të gjithë diasporën tonë në Gjermani, një mik i afërt i shumë e shumë shqiptarëve, por edhe i miqve shqiptarë, z.Xhelil Musa. Ai është njeriu me zemër të madhe e me mendje të hapur, i cili përmes shumë veprimtarive të tij në jetë, kulmoi dhe shkëlqeu në mbarë shqiptarinë me pasionin e ëndërrave të tij me sportin e bukur të futbollit.

Në propozimin e saj vlerësues pranë presidentit të Republikës, Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur të përfshirë brenda dimesioneve njerëzore të mirënjohjes edhe profilin, kontributin dhe ndihmesën e z.Xhelil Musa për futbollin në përgjithësi dhe për përfaqësuesen e kombit në veçanti. I gdhendur në kujtesën e të gjithë atyre që janë të lidhur aq ngushtë me fushën e blertë dhe veprimtaritë sportive, Xhelili mbetet një nga njerëzit që me mikëpritjen, patriotizmin dhe sukseset e tij ka lënë gjurmë të rrallë në historinë e futbollit, sportit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Nuk ka qenë e rastësishme që edhe në momente të vështira, në faza delikate të kombit dhe Shqipërisë në veçanti, siç ishin ato që pasuan në vitin e mbrapshtë 97’, ai iu gjend përsëri pranë njerëzve të sportit dhe të futbollit, që ndoshta në atë kohë ishin të vetmit që përpiqeshin dhe ruanin fort imazhin pozitiv të këtij vendi dhe të kësaj shoqërie. Në atë kohë, kur pak mendonin për sportin, skena e atdhedashurisë dhe patriotizmit thirri në qendrën e saj Musën e njohur të Hamburgut, i cili edhe në qarqet gjermane kishte lënë një përshtypje dhe mbresë të jashtëzakonshme të një njeriu punëtor, korrekt dhe patriot. U mbushën 20 vjet që Xhelil Musa është bërë strehë e shumë brezave të sportit tonë më të dashur dhe më popullor. Ai e kuptoi shumë qartë se futbolli, me përfaqësimin më të lartë kombëtar, do të bashkonte edhe më shumë kombin shqiptar.

Xhelili ka kontribuuar për të hapur shkollën e parë në gjuhën shqipe që në vitin 1978 në Hamburg, gjithçka për t’u ardhur në ndihmë të gjithë bashkëkombësve të cilët jetonin në këtë land të madh të Gjermanisë. Kontributi i tij ishte i pranishëm dhe i padiskutueshëm edhe në formimin e shoqatës kulturore artistike sportive në mërgim. Ndër veprimtaritë më të mëdha të këtij organizimi veçohen tubimet e panumërta në të cilat gërshetoheshin pjesë të rëndësishme të jetës së shqiptarëve, aktivitetet artistike, ndihmat e shumta për njerëzit në nevojë që jetonin në trojet shqiptare.

Të dashur miq, duke përfituar nga rasti i kësaj ceremonie modeste, por shumë të sinqertë, ndoshta pak të vonuar për një persoalitet të tillë, në mirëjohjen që institucionet e shtetit shqiptar dhe shoqëria shqiptare duhet t’u adresojnë personaliteteve të tilla, jo vetëm dhe thjeshtë në kontekstin e individualitetit që personalitetet e tilla përfaqësojnë. Pa dyshim që edhe ky dimension i vlerësimit të personalitetit dhe individualitetit është një detyrim, duhet të jetë një angazhim, por mbi të gjitha përtej dimensionit të individualitetit është përgjegjshmëri më shumë se sa përgjegjësi, është detyrim moral më shumë se sa angazhim formal dhe institucional dhe është kotribut për të lënë një trashëgimi më shumë se sa organizim ceremonial, vlerësimi i dimensioneve, mosharrimi i rrugëtimit përmes kontributeve dhe injektimi i vlerave përmes këtyre kontributeve në shoqërinë tonë në shtetin që e kemi, por edhe në përmasë kombëtare.

Jo rastësisht, personalitete të tilla, me një botë shpirtërore kaq të madhe, me pasion, me përkushtim dhe dimension atdhedashurie dhe patriotizmi kombëtar, gjenden në vijën e parë të kontributorëve duke sakrifikuar gjithçka dhe duke ofruar gjithçka të mundshme. Pa dyshim që në nuk jemi një komb shumë i madh, pavarësisht që i kemi dy shtete shqiptare sot në rajon, kontinent dhe në botë, por përsëri nuk jemi një vend avangard të zhvillimeve, të prosperitetit. Por, pavarësisht të gjitha këtyre fakteve jo shumë inspiruese brenda këtij kombi të vogël dhe këtij populli, ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë personalitete të çmuara që Zoti u jep mendjen, shpirtin, pasionin dhe ata e vënë atë në lëvizje dhe lënë gjurmë për kohën që jetojnë dhe për kohët që do t’i pasojnë ata.

Unë nuk dua të bëj referime historike në këtë takim kaq miqësor dhe të sinqertë për të gjithë ata që marrin pjesë dhe që do të dëshironin të ishin pjesë e kësaj ceremonie vlerësimi për një personalitet të tillë, por dua ta adresoj nga kjo foltore që kam fatin dhe privilegjin ta përfaqësoj, por edhe si qytetar i këtij vendi dhe si shqiptar. Duke mos harruar asnjëherë kontributet e njerëzve tanë më të veçantë, më të çmuar, më të mirë, duke i vlerësuar dhe falënderuar për angazhimin dhe kontributet e tyre, vlerat e tyre, të paktën t’u themi faleminderit dhe t’ua njohim si mirënjohje atë që kanë bërë dhe atë që kanë lënë ata si trashëgim.

Prandaj, mosharresa e këtyre kontributeve, vlerësimi i këtyre angazhimeve dhe inspirimi në tërësi i shoqërisë duke i përhapur këto mesazhe në mbarë botën shqiptare, por edhe tek partnerët, tek miqtë dhe pse jo edhe për veshin e atyre që nuk na duan (nuk po i quaj armiq) është një përgjegjësi, por më shumë është një përgjegjshmëri që fillon në piramidën shtetërore, duhet të konsolidohet dhe të jetë më dinamike, më e qëndrueshme, më publike, më vitale, më aktive në nivelin/aspektin shoqëror dhe duhet të klasifikohet në bazën e trashëgimisë sonë kombëtare. Jam i bindur që të gjithë së bashku me aktet dhe gjestet, me vendimet dhe angazhimet do ta lëmë nga një gur, sado i vogël qoftë ai në krahinën e madhe që ka pësuar goditje nga koha, por tani ka shansin të ndërtohet me shpejtësi, jo vetëm për shkak të teknologjisë së avancuar që ne kemi sot në dorë, por me gjithë inspirimet që kemi dhe të fondit të trashëgimisë që kemi për ta pasur si pikë referimi për të besuar tek suksesi.

Prandaj, edhe sot unë jam plotësisht i bindur se vlerësimi me Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”, që në të gjithë së bashku i bëjmë këtij personaliteti është një nder për të gjithë ne që kemi mundësinë, por edhe privilegjin që të çmojmë figura të tilla të kombit shqiptar, si dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bëjnë një copëz rrugë së bashku në jetën e tyre me të mirënjohurin dhe fort të respektuarin, të dashurin e tyre, bamirësin dhe atdhetarin Xhelil Musa. Faleminderit!

Presidenti i Republikës i jep Xhelil Musës Dekoratën “Nënë Tereza” për figurën e tij si atdhetar, fisnik e bujar, për kontributin e jashtëzakonshëm humanitar në mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit në ndihmesë dhe trajtimin e dhënë ndër vite për stafin e ekipit të përfaqësueses shqiptare gjatë qëdrimeve e stërvitjeve të tyre në Gjermani. Presidenti I Republikës Bujar Nishani.

Fjalë falënderimi nga Z. Xhelil Musa:
I nderuar z. President Nishani, ju falënderoj nga zemra për këtë vlerësim kaq të lartë. Jam shumë i lumtur që mora sot nga duart tuaja këtë titull të lartë. Faleminderit juve, faleminderit Shqipërisë. Ju jam mirënjohës me gjithë familjen time. Jam i lumtur që jam shqiptar. Faleminderit!

Dërgoi për publikim, Hysen Ibrahimi, Kryetar i Lidhje së Shkrimtarëve Shqiptarë, Suedi