Për bajrak e jatak

1
699
Mulla Idriz Gjilani

Zymer Mehani

(Atdhetarit Mulla Idriz Gjilanit dhe atyre që e mbrojtën dhe e strehuan)

I.
– Ne shqiptarët kemi tri fe
Por e kem’ veç një atdhe
Të copëtuar trollin arbëror
Jem t’një gjaku vëllazëror
Vëllezër, pa atdhe të lirë
S’kemi din as fe të dëlirë
As mund të ushtrohet
Nga Zoti s’bekohet
As n’botën e vjetër
As n’botën e re
Ta dini, vëllezër
S’ka fe pa atdhe
Për ju kam një lutje
Vëllezër, miq të mi
Urrejtjen e smirën
Shndërrojeni n’dashuri
Jepni dashuri, besim
Nga Zoti paçit bekim
Vëllezër, kam ca llafe
Atdheu s’mbrohet me tarafe
Por me pushkë e trimëri
Me besë dhe me dashuri
Mos iu ndani atdhesisë
As flamurit t’shqiptarisë
Jo të ndarë, por të bashkuar
Dhe të lirë, jo të robëruar
Ngritet në t’atdheut altar
Kush bën luftën ballëpërballë
E porsa t’jepet kushtrimi
Të vraponi te kufini
Leni kafe, leni dreka
për Kosovë mos t’ju tutë deka
Se kuçedra me soj t’sprisë
Po troket n’dyer t’Shqipnisë
Pa i pasur borxh as hak
Don ta lajë këtë tokë me gjak
Burrërisht e vëllazërisht
Të përpiqemi seriozisht
Bijve tanë t’u lëmë fitore
T’bashkuar n’tokën arbërore
Ne që jemi n’luftë të drejtë
Të vërtetën e dinë krejt
Para popullit, para Zotit…
Para besës së Kastriotit
Me dy mendje, pesë as dhjetë
Nuk ecet poshtë as përpjetë
Aq më pak, s’hyhet në luftë
Për liri ka veç një rrugë
Kush vdes për dheun arbëror
E ka fatin t’jetë dëshmor
Për fitimin e lirisë
Jetë e gjak veç shqiptarisë
Për liri, bashkim kombëtar
Shpesh në gozhdë na hasi sharrë
Nga të shitur e tradhtarë
Që i thonë vetes shqiptarë
Burra, ma dëgjoni fjalën
Ta kthejmë popullin drejt të mbarës
Gabimet kanë përgjegjësi
Me to s’mund të bëjmë Shqipni

II.
U çue foli Salih Sadiku:
– Mulla Idriz, mik shkuar miku
Unë s’e di për ku je nisë
Pasha besën e shqiptarisë
Veç atëherë kur unë të vdes
Mund t’vazhdosh, por ke kujdes
Se kusarët edhe cubat
Kanë zënë grykat edhe çukat
Kurthe, leqe t’kanë kurdisë
Ty, o trim i shqiptarisë
Ti vëlla, shkil n’ferkemë t’mia
Ec pas meje, t’pastë Shqipnia
Pasha din, pasha iman
Dhe Zotin ta lamë dorëzan
Se pa u derdhur yni gjak
Për ty s’ka kurrë kurth as lak
Foli Bahtije Sadiku:
– Mulla Idriz, ore lum miku
Për besë t’Zotit e për nder
Do të ndihemi mirë vërtet
Që kem rast me t’ba hyzmet
Dhe Ajetja, nis po flet:
– Mulla Idrizi si profet
Kurr s’ka fjetur fare i lirë
Se atdheun e kish n’zinxhirë
Ishte engjëll nga ai Zot
Për atdhe edhe për komb
I erdh radha nënë Hysnisë
Për t’i thënë ca fjalë të veta
– Pasha besën e shqiptarisë
Si shqiptaret e vërteta
Për fëmijë të Mulla Idrizit
Do t’kujdesem sa tjetë jeta
Tani flet Nënëmadhe Zarifja:
– Jo s’i pata veç gjashtë djem
Bijtë e mi janë djemtë luftëtarë
T’Llap-Gollakut, t’Kosov’s mbarë
Mulla Idrizi po u prin n’ballë
Prapë po flet Salih Sadiku:
– Mulla Idriz, ore lum miku
Pa u derdh gjaku im i tani
Ty nuk ka çka t’ban dushmani

1 KOMENT

  1. O mulla Zymeri,

    A ka mundesi nje poezi per Mulla Bill Klintonin nga Arkanzasi, edhe nje per Mulla Gjorgj Bushin nga Teksasi, si dhe nje per Mulla Toni Bllerin nga Edinburgu, besa nje piezi e meriton edhe hoxhonica Medllin Ollbrajti nga Qikago…

    Pershendetje mullike…

Komentet janë mbyllur.