NGA KALOSH ÇELIKU
(Rrufjani “Akademik”)
Unë, përditë e vras Veten me Poezi
Raki Rrushi. Dhe, Dy shtamba verë.
Mike besnike, te “Parku Grave”. Shkup
E, ti shkërdhehesh me Nënën Parti?!
Unë, përditë e vras veten me Poezi
E, ti shkërdhehesh me Nënën Parti…
(Unë Sot flej me Poezinë
e ti me Partinë Politike)
Unë flej me Poezinë. Dhe, Xhadinë
Ëndrra shoh. Edhe, Sot maleve:
“Përronit Thanës.” Dardhave Gorrice.
Sesi, i mjel dhentë me kusi mrizeve
Përkarshi, Para syve të Qenit Sharrit.
Unë, Sot flej me Poezinë. Dhe, Xhadinë
Prostituten, që Dje dhe Sot merrni Nuse.
Që, e rrëzoi në shtrat Krajli, dhe Mbreti.
Edhepse, zhveshur lakuriq. E pret Burrin
E veshur me dimi, shami. Dhe, ferexhe…
(Qyteti i Qyqeve)
Gati gjithë jetën e kalova “armik”
Në Qytetin e Qyqeve. Shkrimtar.
Qytet, ku i luten Zotit nateditë
Jo, me kësula të bardha Bajram Curri
Po, me lecka të zeza turko – arabe.
I luten Zotit, në Xhami. Dhe, rrugë
Pak veta do të shkojnë në “Xhehnet”.
Rakinë e rrushit, e kanë zëvendsuar
Me çaj rusi para këmbëve të Hoxhës:
“Allahu Akber”! Këmbetru në legen.
Qytet i Qyqeve, ku rakinë e rrushit
Sot, e kanë shpallur kudo “haram”?!
Dhe, çajin e rusit në Shkup: “hallall”…
(Poezi për Lirinë
në Katund)
I ka shkruar letra Lirisë. Miku im Poet
“Letra Lirisë” (N. S.), në Komunizëm.
Mikes, qe e deshi aq shum në rini.
Shkak, rrufjanët e ndoqën hap pas hapi
Se, i ka shkruar letra: një Gruaje tjetër?!
Dashurisë armike. Dhe, Mërisë Mike
E cila ikte nga Ai Larg. E, më Larg.
Dhe, Sot nuk ka kujt t’i shkruaj më letra
Poezi “dashurie”. Përveçse, Nënës Parti.
Iku Dashuria. Edhe, Mëria. Fillkat mbeti
Qyqe, me Gruan tjetër: Sorrëzezën Parti.
Unë, Sot haptas i shkruaj Lirisë, në Katund
Adhurueses sime të Poezisë. Marrëzisë.
Dje, më ndoqën si djal ballisti. I rrezikshëm
Sot, djal komunisti: Armik, i “Shtetit përbashkët”.
Ende, më ndjekin librave Neokomunistët
Nuk më do Sot, as Nëna Parti. Xhadia
Rrugës me dimijat nëpër këmbë. Qytet.
Punemadhe, më do vera. Gratë besnike.
Zonja, me të cilat e pres Agimin. Diellin
Arratisem mealeve me Poezinë, pas Lirisë…
(Edhe Poezia më del kurvë
në Shtëpinë Publike)
Edhe Poezia, Sot po më delë kurvë
Nuse, në Shtëpinë publike. Herë ikë
Tinëz, me një kryeministër. Ministër:
Zv/ ministër. Drejtor. Rrufjan politik.
Ende, i gjallë nëpër Parti Politike
Me pak shpirt, një këmbë në varr.
Ehu, edhe Poezia Sot po më del kurvë
Dje, me poetë. Sot, me Parti politike…
(E di nga cili Vend vij
do arratisem maleve)
E di nga cili Vend vij malor
Nuk e di ku shkoj dhiareve:
I arratisur jam me Poezinë
Dhe, Miken me Dy shtamba verë
Nesër zbres, ndoshta në Pranverë.
E di, vij nga Vendi i kaçakëve
Dhe, Nesër do arratisem maleve…
(Shkupi plot luanë dhe përmendore
e sa pak burra dhe gra besnike)
Gati ikën të gjithë miqtë e mi poetë
Miket azgane te Rrapi. Gratë besnike.
Vetëm mbeta me Aleksandrin e Madh
Filipin e Maqedonisë. Dhe, Olimbinë:
Me fëmijë në bark. Prehër dhe Gjinjë.
Skënderbeun mes varrezave automobilave
Dje nga perëndimi. E Sot, nga Lindja.
Me shpatën në brez për “paqe”. Shalë
“Kalin e Shemës”, nëpër “Bit-Pazar”.
Shkupi, Sot plot luanë. Përmendore
E, pak burra mejdani. Gra besnike…
(Nuk më telefonon askush
pasmesnate s’ma prish gjumin)
Jo! Nuk më telefonon, Sot Askush
Nuk ma prish gjumin, pasmesnate.
Ikën miqtë mes varreve. Nëpër botë
Ndonjëra, e çmendur plaket Poezive
E, Unë një rrugaç i dalldisur Librave.
Pasmesnate, Askush nuk ma prish gjumin
Veç Dy Maceve të mia: Tomit dhe Xhadisë:
Që, herët me zgjojnë me përqafime. Këmbë
O burrë Katundi! Zgjohu, se: Lindi Dielli!…
(Më mirë të më vrasë Raki Rrushi
sesa dudumi i partive politike)
Nuk, u besoj Sot partive politike
Pa kokë në qafë. Dhe, bythëgrisur.
Përpak, desh më vranë mes poezive
Rakisë Rrushit. Dy shtambave verë
Nën Rrap me Gratë e mia besnike.
Jo, nuk u besoj më partive politike
Rakisë Rrushit. Dy shtambave verë.
Aqmëpak, Sot Grave të mia besnike
I besoj Vetes sime. Poezisë erotike.
Më mirë të më vras Raki Rrushi
Dy Shtambat me verë të Mikes!
Sesa, një dudum i partive politike…
(U kanë mbetur vetëm
edhe dy armë politike)
I provuan të gjitha metodat policore
Helmimet. Djegëjen e banesës “Çair”.
“Xhipin”, pasmesnate para dritareve
Shtëpinë e Gruas besnike ditën. Librat.
Vdekjen klinike sekrete, në Voskopojë
Dhe, Ringjalljen po atë Ditë, në Korçë.
Aksident komunikacioni në “Qafë-Thanë”
Tjetrin, në Bukoç. Rrugës për në Kërçovë.
U mbetën vetëm edhe dy armë politike
Raki Rrushi. Dy Shtambaverë të Mikes…
Miku im Kalosh, të admiroj për atë që ti e bën pa sforcim, me vetëdije qytetare duke ua grisur maskat politikanëve, klerikëve dhe boseve të paskrupull. Një poezi e çlirët e ngritur mbi të drejtën tënde si qytetar, si poet dhe si njeri.
Komentet janë mbyllur.