Shuarja e Frashërit, vendit të shenjtë të shqiptarëve, të lënë në harresën antishqiptare! (Video)

0
449
Frashëri

Nga Revista Drini16 Shkurt 2020

Të shkruash dhe të bësh një reportazh për Frashërin e malësive të Përmetit (Dangëllisë), sic e ka bërë me kohë gazetari hulumtues i Top Channel, Marin Mema, është gjithmonë e nevojshme dhe aktuale. Fshati Frashëri për herë të parë përmendet në regjistrin osman, në vitin 1431-1432, si vendbanim i vogël me 12 shtëpi.

Në mesin e shekullit XIX numërohen 150 shtëpi, ndërsa në fillimet e shekullit XX-të shënohen 550. Ky fshat u bë vatër atdhetare, me vëllezërit Frashëri, të cilët e konsideronin këtë vend për të shenjtë.

Frashëri dikur ka qenë një qendër e rëndësishme ku lindën vëllezërit Frashëri. Sot është në kufijtë e mbijetesës, apo më mirë të thuhet: po shuhet!

Si po shuhet Frashëri? Çfarë ka mbetur pas dhe përse askush nuk do t’ia dijë më për këtë vend? Si humbi Frashëri shkëlqimin e dikurshëm dhe cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas?

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e Marin Memës, për një vend të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve.

A nuk është harresa dhe shuarja e Frashërit, harresë e qëllimshme antishqiptare?
I presim mendimet dhe komentet e ndryshme të lexuesve të shumtë të Revistës Drini rreth kësaj pyetjeje që ndërlidhet me një temë të dhimbshme.

/Top Channel/