Nga Skënder MULLIQI
Ka shumë shkaqe në sjelljët e pakontrolluara të njeriut. Individualizimi gjithnjë e më shumë po na dërgon kah egoizmi, duke mos e pasur parasysh lumturinë individuale, e cila rrjedhë nga lumturia e shoqërisë. Po na imponohet individualiteti, duke mos pasur njohuri nga dalja prej gjendjës së keqe që jemi katandisur. Dhe, tash kur unë i kam shkruar këto rreshta, dikush edhe mund ta marrë të drejtën dhe të thotë-kush je ti dhe kujt i interesojnë mendimet tua.
Kjo natyrisht së është një eufemizem, që bie ndesh më komentin e bërë. Nuk është gjë tjetër veq edhe mos respektim i mendimit të tjetrit, mos durim pa ndonjë mbulesë, që bie pastaj ndesh më mendjën e shëndosh. Shumë çka ka të bëjë këtu edhe më faktorin ideologjik, për të cilin njerëzit sot po flasin shumë. Në këtë kontekst ka humbur respeti karshi tjerëve. Njerëzit po hynë në debate të ndryshme, aty ku nuk u takon, ku nuk i kan njohurit profesionale, duke mos e pasur parasysh faktin, së as më kënd po flasin.
Të gjithë janë bërë të ditur, të gjithë janë bërë njerëz të politikës, ekonomistë, arqitektë, filozofë, njerëz të artit e të kulturës nese ju duhet. Një sjellje e tillë është bërë e zakonshme si në rrugë, lokale, oda dhe në jetën publike. E mirë për secilin njeri, për rrethin dhe për mbarë shoqërinë, është që secili ta kryen punën në profesioinin e vet. Kjo përzierje të shprehem kështu e profesioneve, nuk është e mirë, së pari për individin, pastaj nuk është e mirë as për shoqërinë. Kur të gjithë këtë e qesimin në rrafshinë e kulturës, mund të vijmë deri të përfundimi, së ende nuk kemi mësuar nga rregullat e sjelljës, nuk kemi vetëdije dhe kulturë të nevojshme.
Ka kaluar tashmë shumë kohë, e nuk po kuptohet mjaftueshem së duhet punuar në ngritjën e vetëdijës kolektive. Deri sa nuk bëjmë ndryshime pozitive në individualitetin tonë, nuk kemi mundësi të bëjmë as ndryshime kolektive. Ata që shpejtë e kuptojnë klimën politike, edhe më shpejt do të kan ngritje të vetëdijës në kohë të zgjedhjeve. Është e nevojshme të kuptohet mbrendia e përsonalitetit për të cilin votojmë, e jo ana sipërfaqësore. Kështu na ndodhi deri më sot, së nuk i studiuam mirë ata më të cilët kemi të bëjmë në jetën politike. Nuk ka gjë më keq së kur dikush nuk i ka njohurit elementare së çka do të thonë zgjedhjet, dhe për kënd të votohet?!
Ende po votojmë për të keqën më të vogël, dhe kjo po manifestohet në mos ndryshim thelbësor të gjendjës në Kosovë.Nuk po lirohemi nga paradigmat, nuk po lirohemi nga qarku i mbyllur i mendimeve. Një vetëdije pak më të madhe e kemi parë në zgjedhjet e fundit nacionale. Nuk e kemi ende një situatë të pastër politike në Kosovë, që vërtetë vota ta këtë efektin e nevojshem të ndryshimit pozitiv. Nëse nuk interesohemi, nese nuk mësojmë së si duhet mbrojtur vetën së pari, pastaj vlerat e përgjithshme, humbjën duhet kërkuar të vetja, e jo të politika. Kur të kuptohet qëllimi dhe e mira, sigurisht së populli nuk ka mundësi të jetë më viktimë e politikave të mbrapshta…