Mustafa SPAHIU, Shkup
1.
(Fyelli – mllefi)
Deshe t’i biesh fyellit të shpirtit
tim pahitëses vjeshtore të paqes
Deti vetëtin mbi krah albatrosi
titërimë qirinjësh kthetra zjarri
këngë të gjakosura ré t’irnosura
rrugëvе qumështore ngjiten avujt
e planeteve atje pirgjeve diellore
rrëketë astrale gurgullojnë jermi
nxjerr gacë prushi vendosi gjuhës
për Ditën e Shenjtë të Mlleftë.
2.
(Vjedhurisht – shirat)
Më pikoi një lot nga pulsi gurit
degës së ullirit magnetit të buzëve
harfa artë tingëllon mbi hardhitë
astrale katileneve të vigjilimit, e –
kumbon agimi lëmshit të tokës
nder e lavdi triumfit të amshuar
poetit Azem Shkrelit,Lirikë me
shi, zogjë e gurë – madrigalesh
ngjyrat e luleve amësojnë botës
dielli di të marrë dhe di të jep…
3.
(Lumi – kujtesa)
Lumenjtë sa puthiten me detet
të shqetësuar ndërpresin udhëtimin
i stërpërpinë qetësia marramendëse
lumenjtë e vegjël iu futen në zemër
lumenjtë e mëdhenj s’njohin kufinjjë
rrefimet si ndalin përrallat e gjysheve
as brigjet e udhëtimit nëpër botë –
përbirohen nëpër klysyra dhe kanione
nga avullima e ofshamave lëshojnë
lirinë e grave me thirravaje t’epsheve
4.
(Maturi – shpresë)
Përherë me letërnjoftimin e zogjve
kurrillat shpërndajnë hije muzgjesh
trishtimin e natyrës të parët e mi
i zbulojnë kjasinat e bjeshkëve, për –
ta treguar gëzimin dhe hidhërimin
maturi e shpresë isharet Lindi
Hënat bukuroshet e Anamoraves
breznitë e fshatit s’i ndalin vallet
kremte solemne kanë bletët e arta
gjinjë mjaltarë rrezet e diellit thithin.
5.
(Kepi blertë – ishulli qiellor)
Shtyllave të flakës tundet oqeani
vallëzojnë pa ndërprerje rrufetë
kepi blertë – ishulli qiellor
në lëndinat e kaktërta të sfondit
ind e tyl tjerr nëna ime pa vek
kepi mbulon mëkatin e shfrenisë
ishulli qiellor këndon këngën e bukur
përskuqen qershitë në buzët e jugut
koralet befas ndalen para organos
qëkurë baticat i tërheq muzgut hëna.
E enjte, 13.02.2020
Në Dardaninë Ilire