Pabesitë që i pamë në Mynih të Gjermanisë?!

0
322
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Eh, shikone logjikën e prishur. Sikur të ishte marrë prej librave ose të ishte bërë enkas ndonjë skenar.

Gjithnjë e më shumë po vijmë të përfundimi se jemi të prirë për ndërskamca karshi njeri-tjetrit, në momentet më delikate, në momentet kur mvaret fati i shtetit. Logjika kapituluese për shtet, na bënë të ndihemi keq. Së kështu udhëheqim keq më shtetit nuk është pritur?!

Mos t’i përmendim të gjitha ndodhitë e derisotme jo të mira. Të ndalemi të kjo e fundit. Presidenti takohet më amerikanin Grenell dhe më Vuçiqin dhe firmosin dy marrëveshje më Serbinë? Hashim Thaçi, ja gjuan ashtin Kurtit, duke e pru para aktit të kryer! Kështu nuk vepron askush kur në pyetje është vendi.

Presidenti Thaçi sikur po tenton t’i ndryshojë rrjedhat historike, jo në favor të Kosovës?!

Si e ndien vetën presidenti, kur Kurti thotë së: “Zyrtarët që nënshkruan marrëveshjet në Mynih nuk kishin autorizimin e qeverisë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re, as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë“.

Si ka mundësi që njerëzit të sillën në këtë menyrë kaq perverse? Kosova dhe shqiptarët shumë kan vuajtur nga regjimet e huaja,
dhe nga regjimi komunist autokratik. Këtë pabesi që pamë në Mynih të Gjermanisë të shminkuara më marketing politik, janë më shumë së kretenizem. Kosovës dhe shqiptarëve kur është fati i kombit në pyetje i duhet qendrim i njëzëshëm.

Kjo kleptomani politike nuk është duke lënë asgjë nga shteti ?! Këso shfaqje teatrale më rezhi, skenarë dhe aktorë të ndryshem,
mos e dhashtë Zoti më të shohim.

Jeta, shteti, dhe kombi duhet ruajtur si sytë e ballit? E kjo bëhët kur të gjithë e kryejmë punën tonë ashtu si duhet…!