Pse po përbuzen trajtat kulturore kombëtare…?

1
531
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Kultura në ekranet e TV-së

Në Tiranë në programet kulturore të TV-së ka hyrë në “moderne” paraqija e këngëve dhe e bisedimit, pak në gjuhën shqipe e shumë në gjuhet tjera. Kjo praktikë e nivelit të lartë të përsonazheve në studiot e TV-së jep shenja të njëfarë “borgjezie e pa shkruar”(sic!), kur dihet se ku jemi dhe në ç’pozitë ekonomike të zhvillimit, hë për hë, edhe në këtë shekull të ri, si populli i varfër. Atëherë, pse me kaq përbuzje po i shembim vlerat tona kombëtare të gjuhës, të kulturës, të traditës, të muzikës në panteonin e kombit tonë. (Ai që është i varfër, sa bën pak para, vuan me ra në sy, prandaj! /AÇ)

Më lojën e përbuzjes së këtyre vlerave na rastisi të shohim në Top-Channel në emsionin “Top Talent”, ku parakalonin të rinjtë shqiptarë me talentin e tyre në këngë, në role teatri, inerpetimi me violinë, rolin e gazetarit etjerë. Kjo, kendej ekranit çonte mesazhin e mirë kulturor me parakalimet e të rinjve të talentuar. Mirëpo, në vazhdim të këtij programi kulturor tërë sinopsisi nisi të marrë kahje tjetër, ndonëse të rinjtë, që parakaluan para jurisë profesionale, me vete kishin marrë vlera të këngëve të kënduara në klipet evropiane dhe më gjerë, pa afruar asnjë nga vlerat tona kombëtare të këngës së lehtë dhe pjesë të simfonisë shqiptare të klasikëve tanë.

Pse po ndodh kjo paralojë e (harresës) për të prezentuar këngën e bukur shqiptare dhe, na është bërë si “modernë”, që sa më shumë që këndojmë muzikën e të tjerëve aq do të bëhemi të “kulturuar”, kjo po i jepë trajtë tjetër programeve dhe manifestimeve në TV me të rinjët pa vlerat tona pranë tyre? Po në emsionin “Top Talent”, që nga fillimi të talentuarit e vegjël shqiptarë kishin marrë si “detyrë shtëpie”, që të këndojnë në gjuhën angleze, e jo në gjuhën shqipe (këngët tona të bukura me pentagramin shqiptar(!).

Pse po ndodh kjo…? Pse nuk ju afrohen vlerat tona kulturore të këngës shqipe dhe tajta tjera artistike të rinjve tanë në këto emsione të TV-së në Tiranë, natyrisht edhe me ndonjë fragment edhe në gjuhët tjera të popujve evropianë dhe më gjerë. Dhe, jo tërë programet kulturore dhe në manifestime të këtij lloji në TV-të të nisë dhe të mbarojë me tipare të tjerëve në këndin tjetër duke ia kthyer shpinën vlerave kombëtare shqiptare.

Nëse dëshirojmë të participojmë me vlerat e të tjerëve në Evropë dhe botë, me vete duhet të marrim vlerat tona që kanë taban të fortë kombëtare të identitetit dhe i qendrojnë kritereve (standarde) të kohës në orën e globalizimit, që, nganjëherë sikundër në emsionin në TOP-CHANNEL në emisionin “TOP TALENT” i shembim dhe i përbuzim vlerat kombëtare shqiptare, kur të tjerët i ruajnë ato përmes institucioneve shkencore. Deri tash, nuk me ka rënë të dëgjoj që në ndonjë emsion apo manifestim kulturor në TV në qytetet në Evropë të ketë ndodhur që, të rinjtë e këtij brezi që parakaluan në sallën e bukur TOP-CHANNEL të kenë kënduar muzikën shqiptare(!).

Në Evropë do të shkojmë (një ditë) me vlerat tona kombëtare…!

1 KOMENT

  1. E pse ti Skender Karaqica e perbuz gjuhen SHQIPE, duke barte emrin dhe mbiemrin ne gjuhe te huaj!!!???

    Emri turqisht Mbemri Serbisht… e ti po fol per tjeret…c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.cc.

Komentet janë mbyllur.