Grenell si “Coco Chanel”

0
677
Bekim Rexhepi

Konsumimi i taksës 100% me këto dy marrëveshje le Kosovën pa një vendim të fortë për reciprocitet, por nuk garanton kohezion për një vendim të më vonshëm nga qeveria aktuale, e cila duket të jetë një presion, por qe ajo presionet i sheh si masë preventive për të dalë nga letargjia politike. Qeveria e re ka disa detyra të reja që i’a ka vënë vetës paraprakisht për sa i përket zhvillimeve të reja në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Nga Bekim Rexhepi

Më gjithë dyshimet që mbart personaliteti Grenell, ay na duket si parfumi i quajtur “Koko shanell”, që mbartë një intrigë në vete për të shpjeguar magjinë e erës që sorollatët rreth atij qe vë. Kështu edhe intriga e dy marrëveshjeve Kosovë-Serbi duket të mbartë një magji spekulative e cila mbase do të na mbajë nën aromën e “koko shanellit”!.

Prej ç’njohjeve serbe e deri të taksa 100% e shqiptarëve koha qe ndalë, qe ngrirë politikisht dhe nuk bënin punë as kërkesat e, as intervenimet diplomatike që të zhbllokohej gjendja. Rendja e qeverisë qoj Kosovën në zgjedhje, të gjithë e besuam se rendja e qeverisë më shumë qe një komplot diplomatikë se sa mënyrë e re e, qasjes politike për përparimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Grenell me dy marrëveshjet as tokë, as qiell u ba bash “koko shanell”, sa do ti zgjasë aroma varet nga kopilllëku i dy vendeve Kosovë – Serbi. Aroma e kopilllëkut duket më e fortë se ajo e koko shanellit, ndërsa afërsia e marrëveshjeve të vogla mund të suprimoj tendencat e zhbllokimit të gjendjes pa krye qe kanë dy vendet Kosovë – Serbi. Por, ikja nga nënshkrimet e vendimmarrësve kryesor mund të komplikoj të gjitha nismat nga Grenelli. Amerika dhe insiativat e saja për Kosovën çmohen në Kosovë, por viteve të fundit edhe Kosova ka ngjeshur një skepticizëm ndaj këtyre nismave amerikane të cilat duken sa për sy e faqe ose konsume individuale. Shqiptaret e Kosovës duket se kanë ndryshuar perceptimin amerikan për sa i përket qasjes për Kosovën, ata e dinë që Amerika dhe diplomatet amerikan nuk sillen ngjashëm siç sillet Rusia me Serbinë.

Marrëveshjet e fundit për tokë e qiell, kanë një tendencë për të konsumuar disi taksen 100% të Kosovës ndaj produkteve të Serbisë. Ndërsa nuk ka një inxhiniering për të riparuar ç’njohjet e Kosovës nga Serbia. Për këtë Kosova shtonë skepticizmin e saj për marrëveshjet e Grenellit. Marrëveshja për qiell me kompaninë gjermane nuk specifikon interesin gjerman të kompanisë ose tek e fundit kompania përfiton nga kjo marrëveshje vetëm me aplikimin e cila më pastaj kamuflohet me ndonjë kompani serbe, e cila operon me logon e kompanisë gjermane. Ndërsa marrëveshja e dytë për tokë nuk precizon se cila kompani do të operoi ne hekurudhat Kosovë-Serbi. Këtu më duket del në sipërfaqe intriga e koko shanellit si një magjia me aromë simplifikuese.

Konsumimi i taksës 100% me këto dy marrëveshje le Kosovën pa një vendim të fortë për reciprocitet, por nuk garanton kohezion për një vendim të më vonshëm nga qeveria aktuale e cila duket të jetë një presion por qe ajo presionet i sheh si masë preventive për të dalë nga letargjia politike. Qeveria e re ka disa detyra të reja që i’a ka vënë vetës paraprakisht për sa i përket zhvillimeve të reja në marrëdhëniet Kosovë – Serbia. Ajo për herë të parë do të jetë palë në këto zhvillime, do të ketë projektet e saja dhe nuk do të jetë spektatore e insativave serbe dhe çarqeve të tjera sensasive antikosovë.

Le të tregohemi pak më me ndjeshmëri dhe pakë më të durueshëm qe nga toka në qiell me aromën e koko shanellit.