Asimilimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës është i hershëm

0
672
Xhafer Leci - Serboljub Maksmoviç Korça

Në foto nga e majta, Serboljub Maksimović-Korça dhe Xhafer Leci

Shkruan: Xhafer LECI

Serboljub Maksimoviç në vitet 1990-2002 ka qenë Kryetar i Artanës (Novo Bërdë). Me origjinë dhe gjak është shqiptar nga Korça e Shqipërisë, dikur i besimit katolik, tani i asimiluar dhe i sllavizuar. Si jemi njohur me Serboljubin, do të flasë në vijim.

Të parët e Serboljubit në fshatin Koçanë të Atanës, fshat ky i cili ka marrë emrin sipas Korçës, për aq sa dihet, kanë ardhur në vitin 1604. Serboljub është lindur në vitin 1947, në fshatin Zebince të Artanës. Nga kjo familje, para nja 200 e më shumë vite, nuk e di një apo më shumë familje, kanë ardhur në fshatin tim, Gmicë e Kamenicës.

Ata mbajnë mbiemrin Korça, sot mund të jenë 100 shtëpi, të shpërngulur në disa qytete, si: Kamenicë, Gjilan, Prishtinë e tjerë. Korçajt e Gmicës kanë ruajtur gjuhën shqipe, por janë muslimanizuar. Baba im, Osman Leci, tregonte se deri vonë e kanë pasur kishën e vet, ku i kanë bërë lutjet në gjuhën shqipe.

– Si u njoha me Serboljub-in? Në gusht të vitit 2016 me Rabit Manin, djali i Kadri Manit, ish i burgosur poltik shumëvjeçarë, ishim dakorduar ta vizitonim varrin e bacës Kadri, në fshatin e lindjes Makresh të Artanës. Takimin e kishim lënë në zyrën e Nënkryetarit të Komunës Artanës, z. Bajrush Imeri. S’bashku me vëllain tim, Femi Leci, arritëm në oborrin e komunës, pyetën njërin nga burrat e pranishëm aty, nëse ka ardhur nënkryetari? “Nuk di shqip, a mund të, flasim serbisht?” Pastaj i fola në gjuhën, që ai kërkonte dhe njeriu me emrin Serboljub tha se “ende nuk ka ardhur“.

Unë jam larg nga këtu, fshati im quhet Gmicë e Kamenicës.
Serboljub më pyeti: “Jeni me mbiemër Korça?”
Unë: Jo, mbiemrin e kam Leci, por e kuptova pse më pyetët për Korçajt. E di se në këto rrethina jetojnë kushërinj të Korçajve: Edhe ti sigurisht qenke njëri nga ata.

Serboljub: “Po, kushëri nga gjaku i kemi”.
Unë: Zoti Serboljub, a jeni me gjak shqiptar?
Serboljub: ”Po, shqiptarë jemi.”
Unë: Do ta marr një gazetar, quhet Gani Korça, kushëri i juaj dhe do të vijmë të bisedojmë më gjatë.

Ndrkohë, miku im i mirë, Gani Korça, ndërroi jetë. Kaluan tre vjet me pengun e një bisede të mbetur në gjysmë. Përfitova nga pushimi veror dhe i bëra një telefonatë. Më 16 shtator 2019 u takuam në një restorant shqiptarësh në Gjilan.

Unë: Ju jeni shqiptarë të ardhur nga Korça në rrethinën e Novo Bërdës, në vitin 1604.
Serboljub: ”Po, ashtu është.”
Unë: A keni kontakte dhe a keni biseduar ndonjëherë me ndokënd nga Korçajt e Gmicës?

Serboljub: ”Po, para disa vitësh kam biseduar me Profesor Zijadin Munishi-Korça, që bashkarisht ta bënim një monografi familjare, por Zijadini vdiq. E njoh edhe Hajrullah Korçën, i cili ka një shitore krejt afër nga këtu.”
Unë: A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri, në vendlindjen e të parëve tuaj?
Serboljub: ”Po, kam qenë, bile në Shëngjin kam bërë pushimet verore.”

Unë: Sa shtëpi të familjes tuaj ka sot në fshatin Zebnicë?”
Serboljub: “Kemi qenë 18 shtëpi, vetëm edhe 4 shtëpi kemi mbetur, të gjithë janë shpërngulur në Serbi”.

Bisedën e vazhduam. Serboljub më foli se Novo Bërdo ka qenë dikur qyeti më i madh në Evropë, më i madh se Londra, se në shekullin 14-15, ka pasur, nëse nuk gaboj, 7 kisha ortodokse-serbe dhe dy rimo-katolike.

Unë: Po, këtë e di se kam lexuar. Ishte pasdite, të nesërmen në mëngjes heret me 17.09.2019, kisha planifikuar të udhëtoj për Gjermani, nuk kisha kohë më shumë të bidedoja. Duke u përshëndetur me shpresë se përsëri do të takohemi, vura re se Serboljub, kishte një veturë me regjistrim të Leskovcit të Serbisë.

Wendlingen, 12.02.2020