(Pa)debati me Edi Ramën! – dhe Vdekja e shqiptarëve në Itali

0
728

Skënder KaraçicaSkënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


TV KLAN

(Pa)debati me Edi Ramën!

TV Klan(Emisioni “Opinion”) moderator Bledi Fevziu me gazetarët e redaksive të shkruara dhe elektronike, i ftuari në studio kryeministri shqiptar Edi Rama.

Duhet thënë në krye të herës se,debatët në stuodiot e TV-së në Tiranë, lidhur me temat bosht për aktualitetin në Shqipëri, Kosovë dhe në botë, ato po kalojnë me mungesën e kulturës së debatit me zhurmë, zhurmë, zhurmë e fare (pak)debat… (sic!).

Debati që u zhvillua në studio TV Klan me kryeminstrin Edi Rama më shumë i ngjante një “gjykimi në një gjykatë në Tiranë”, e fare pak kishte të bëjë me debatin e kulturuar në fjalorin e gazetarisë më kodet e njohura moderne në një televizion si TV Klan në Tiranë.

Për aktualitetin në Shqipëri dhe lajmet e ditës rreth Edi Ramës, herë brenda qeverisë e herë matanë bulevardit në Tiranë, bëri që emsioni “Opinion” me Blendi Fevziu të dështojë dhe, për fat jo të mirë për ne kendej ekranit, shikuam pamjet jashtë kodeve të gazetarisë me diskurse të një gjykimi me inate të skajshme, ku kryemistri Edia Rama, doli një humbës i madh…!

Do të ishte mirë që tërë aktualiteti në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë me kryemnistrin Edi Rama, kësaj radhe të realizohej Blendi Fevziu-Edi Rama, ku, përmes bisedës me tonet e qeta dhe tiparët kulturore ne kendej ekranit, tevona do të shikonim dhe do të dëgjonim se çfarë po ndodhë sot e këtu në Shqipërinë tonë!

Kur do të shohim e do të dëgjojmë debate me tone kulturore dhe pa zhurmë në emisionet e TV-së në Tiranë…?!


Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali!

Në shtypin e përditshëm në Shqipëri, lexojmë lajme të dhimbjes kur në qytetet e ndryshme në Itali, në mënyra të ndryshme vdesin të rinjët shqiptarë. Këto ngjarje të ditës, tashmë janë bërë të përditshme dhe kërkohet angazhimi i ambasadës së Shqipërisë dhe aktivistë të Komunitetit Shqiptar në Itali, që për dukurinë e vdekjes në rrugë, në lokalet e natës, me drogë dhe forma tjera të vdekjeve të afrojnë ndihmën për t’i thënë: Ndal vdekjes së të rinjve shqiptarë!

Ndonëse për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike, Shqipërinë e lëshojnë me mijëra të rinj shqiptarë, që marrin udhën për në shtetin fqinj të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës dhe tutje në vendet nëpër botë. Kjo vë në qendër të vëmendjes për të gjitha segmentet e shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare, që dukuria e vdekjes së përditshme e të rinjve tanë të ndalët dhe për brezin e mërgimtarëve në këtë vend fqinj mos të bëhet varr kolektiv dhe i përditshëm për të rinjët nga Shqipëria!

Për këtë dukuri vdekjeje deri tash shteti shqiptar dhe institucionet relevante, Ministria e Jashtme dhe Ambasada në Romë nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese në bashkëpunim me institucionet e shtetit italian, që të rinjët shqiptarë të rreshtohen mirë në këtë vend fqinj me punë dhe shkollim e jo në këndin e vdekjes!

E kohës, shteti shqiptar të afrojë ndihmë për të rinjët shqiptarë në Itali!