SOT NUK DUA TË FLAS JO ME TË DJESHMEN

0
426
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Edhe Sot të “lumtur”
në Grazhd të Lopës)

I kuptoj lojërat politike. Gropat
Edhe, dhiaret malore. Pritat.
Lundrimet përrockave Katundit:
Luftë për pushtet. Dhe, pasuri
Në emër të Popullit Shqiptar.

Po, dot nuk i kuptoj duartrokitjet
Vallet me lodra. “Hapjen” e kufirit politik:
Shqiptaro-shqiptar, para kamerave televizive
Fotografive. Selfie me telefona celular?!
Politikanëve sotshëm. “Analistëve” politik.
Ende, si opionistë fetar – politik në debate
Këmbekrye pa kokë, edhe Sot në legen.
Kufinj politik, që nuk i patëm as në Turqi
E, as në Shtetin e Shokut Tito. Jugosllavi.

Ende turreni me të katra pas herdheve dashit
Ndoshta, matanë gardhit do t’i bien udhës.
Nateditë, para kamerave televizive
Debate koti me politikanë. “Analistë”.
“Hapni”, një kufi Shqiptaro- shqiptar.

Premtime: Gjuhë shqipe. Shkolla. Stadiume
E ne, me vite nuk kemi as shkolla Shqipe:
Libra. Lektyra shkollore. Revista për fëmijë.

I kuptoj Sot, lojërat politike për pushtet
Por, jo politikanët. Dhe, “Intelektualët”.
Aqmëpak, edhe “profesorët” Universitar:
Me tituj shkencor të blerë në “Qafë-Thanë”.
Përmëtepër, “analistët” politik në debate:
“Pa kufinj”. Shkup. Prishtinë. Dhe, Tiranë.

Nateditë, me tespi kuqezi, ilahi në xhami
Këmbetru, edhe Sot e kesaj dite në legen.
Partizanët e tyre partiak, në xhami. Trusakatë
Edhe Sot, dehen me çaj rusi në grazhd.

Popull i “lumtur” me këngë e valle. Daulle
Që, Sot i gëzohet “hapjes” të një kufiri politik.
Dhe: Jo, fshrijes kufinjëve shqiptaro-shqiptar…

(I çmendur isha asaj kohe
mes poezive dhe librave)

Ehu, po plakem! Kthehem në fëmijëri
Rini. Katund. Shkup. Dhe, Prishtinë.
Vite, kur turresha pas poezive. Mikeve:
Tek, “Parku i Grave” e fshihja Veten
Netëve errëta, në Shkup mes dëllinjave.

Herët, kthehesha në banesë. Boshnjakja
Përgjushmëm ma hapte derën e madhe:
O, rrugaç! Po, erdhe nesër kaq vonë
Dije, nuk ta hap më derën. Rri, akull
Jashtë, në shi e borë. Prite, Pranverën!

Unë, të nesërmen: Përsëri ia prishja gjumin
Çmendeshte. Thashë: Nuk ta hapë më derën!
Megjithatë, ma hapte krah më krah rrugaçit.
Nuk më priste shtrati Saj. Gjumi. Ëndërrat
Po, Përqafimet e Vajzës Saj azgane. Poezitë
Fletorja në xhep. Librat, në shkollë. Pranvera…

(Dëllinjat e dikurshme
te “Parku Grave”)

Edhe Sot, plak me mjekër. I çmendur
Unë, pi birrë të zeë te “Parku i Grave”.
Përkarshi, i kam dëllinjat e asaj kohe
Përçudi! Sot, janë rritur. Janë bërë pisha.

E pyes, Veten: Sa të bukura ishin atëherë
Sot, sa të shëmtuara! Plaka. Degëthara.
Nuk më fshehin dot nga Rrufjani. Gojëligat
Gjithë këtë burrë, Poet. Sot, Plak me mjekër.

Jo, nuk më fshehin nga Rrufjani. Gojëligat
Edhe, Sot e kësaj dite te “Parku i Grave”…

(Rrugaçe me Dy shtamba verë
Sot më gjen në Bibliotekë)

Ti vazhdon jetën rrugëve Qytetit. Nën Rrap
Edhe, nëpër botë ta gjesh Princin Tënd.
Mos e kërko kot! Sot, ka dalë në Mal
Vargjet i veshi përqafe. Poet, Gjeneral.

Jo! Mëkot, e kërkon nën hije. Dhe, Rrap
Kokë më kokë, Sot me Dy shtamba verë.
Dje, ishte Princ. Sot, Mbret. Gjeneral.

Asajkohe, rrokulliste Ibrikë me raki rrushi
Mike, në Vendlindje. Shkup. E, Prishtinë.
Dhe, Sot: E gjen me siguri, në Bibliotekë…

(Ti nuk qaje mes maleve
po villje nga inati)

Ti, pasmesnate nuk qaje asaj kohe
Edhe, kur Unë ikja maleve Dibrës:
Çmendeshe. Villje zorrët nga inati.

Përpak, desh të lash pasmesnate
Grykës Radikës. Maleve Dibrës.
Herët, ende pa zbardhë Agimi
E pushtuam Shkupin, në gjumë.

Dhe, e lamë inatin. E lamë Dibrën…

(Zjarrin që Ti e ndeze në Dibër
nuk i dha flakë as Prometheu)

Pamarrë parasysh, a jemi në Kërçovë
Strugë. Dibër.Shkup. Prishtinë. Tiranë.
E përcollëm Natën. E pritëm Agimin
Ne ishim në Shtëpi. Ende, në Atdhe.
Jo, për Besë! Ende, si Familje kaçakësh
Nuk e kemi mendjen të ikim në Turqi!

Endacakë: Te plepat. “Parku i Grave”
Ose, Grykës Radikës. Dimër e Verë.
Ne, jemi në Shtëpi. Ende, në Atdhe
Zjarrin, që e ndeze Ti dikur në Dibër:
Dëborës madhe. Akullit. Dhe, Acarit
Jo! Ende, nuk e ka ndez një Promethe…

(Hotel “Biseri” në Strugë
ende e ruan një varg)

Vite ka, që nuk shihemi më. As rrallë
Netët, ku i kaluam. Vërtetë, për mallë.
Valët e Liqenit, na suleshin me dallgë.
E, ne i prisnim me Dy shtamba verë
Verandë. Mëkot, suleshin dritareve:
Tërboheshin. Ne, ishim vetë dallgë.

Sot, e shoh: Heronj kishim qenë në breg
E, Liqeni tërboheshte. Hyjë në Shpellë:
Jo, i thoshe Ti: Sonte, është i imi ky Poet!…

(Gratë e Mia besnike përfunduan
te Nëna Parti – në shtrat)

Fuqi, nëse ke Ti, o Poet endacak. Rrugaç
Gratë e Tua besnike, do i kishe në Shtëpi.
Dhe, do i rrokullisje Dy shtamba me verë
Edhe, Sotekësajdite. Po, Ti nuk je Krishti
As Muhamedi a.s. me shtatë gra në shtrat.

Fuqi, po të kishe Ti, o Poet endacak. Rrugaç
Gratë Tua besnike, nuk do t’i merrte Nëna Parti
Rrokullisë, nateditë posteve politike. Shtrat…

(Sot nuk dua të flas
Jo me të Djeshmen)

Sot, nuk dua të flas me të Djeshmen. Jo!
Inatë, do të çoj te “Parku i Grave”:
Dje, ku Unë e shkërdheva Xhadinë
Dhe, Sot bythekrye edhe të Djeshmen.

Jo! Sot, nuk dua të flas me të Djeshmen
Dje, Unë e kam shkërdhyer Xhadinë.

Dhe, Sot: Bythekrye, edhe të Djeshmen…