Kot e ka regjimi serb, nuk ju lamë pa bukë…!

3
434
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Diaspora në Amerikë

Kot e ka regjimi serb, nuk ju lamë pa bukë…!

Në orët e rënda të regjimit të Millosheviqit (1990-1999), diaspora shqiptare në Amerikë kishte shtrirë aktivitetin e vet kombëtar, që asnjë familje në Kosovë nuk do të vuaj për kafshatën e bukës, – kështu thonë në Çikago me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Posa erdhi në pushtet makineria fashiste e Millosheviqit, përmes projekteve të njohura antishqiptare të dizajnuara në qarqet e kishës ortodokse serb (anti Zot) dhe Akademia e Shkencave “Francuska 7”, në Beograd kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ndër të tjera, ishte paraparë që asnjë shqiptar mos të jetë në punë. Në këtë kohë të errët regjimi i nxori nga puna 250 mijë shqiptarë dhe i mbylli të gjitha institucionet arsimore, universitare, administratën e Kosovës si dhe redaksitë e informimit shqip.

Nëpër këto vite,qindra shqiptarë të rinj e të vjetër ia mësyejnë Evropës për të kërkuar shpetim nga makineria shfarosëse të regjimit serb të Beogradit, deri në shfarosje të substancës dhe jo vetëm me kaq. Në luftën antishqiptare që kordinohej nga Beogradi pati edhe disa “shqipfolës” si Ali Shukria, i cili pati thënë para regjimit serb se “poqese doni t’i disiplinoni shqiptarët në Kosovë, zbrazja magjën e bukës dhe leni ata pa bukë…“! Dhe, ky skenar urgurzi u sendertua nga satrapi Millosheviq dhe ndër vite u mbushën rrugët e Kosovës me shqiptarë të diskriminuar skajshëm dhe pa bukën e gojës…!

Mirëpo, kendej detit (Atlantikut) në Amerikë, diaspora shqiptare ishte shtrenguar më të gjitha forcat dhe zemrën e madhe kombëtare në krah të Kosovës: “Kot e ka regjimi serb në Beograd, nuk ju lamë pa bukë…“! Nisi aksioni në Çikago dhe tërë organizatat pranë Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë morën mbi vete që të ndihmojnë nga një familje shqiptare në Kosovën e okupunuar nga Serbia.

Me rastin e Ditës së Pavarësis së Kosovës, kjo ditë e shenjtë kombëtare, që, përmes aktiviteteve për një shekull diaspora në Amerikë u bë gardiani i saj përmes përkrahjes së shtetit amerikan, të institucioneve (Senatit dhe Kongrsit) në Washington, aty ku diaspora e kishte derën e hapur dhe përkrahjen e gjerë të shpetimit të shqiptarëve nga asgjësimi për “tokën e djegur” të Kosovës nga duart fashiste të Serbisë së Millosheviqit.

Kjo nismë e përkrahjes “asnjë familje shqiptare pa bukën e gojës” nisi në Çikago, rrëfejnë në ditën e pavarësisë së Kosovës, Avni Sulejmani nga Ohri dhe Mahmut Skenderi nga Veleshta e Strugës, të cilët për një vit i ndihmojnë dy familje skamnore e të papunë në Kosovë që, siç thotë të mos jetë sofra e tyre pa bukëne gojës. Këtij aksioni dhe në këtë kohë të rëndë shumë mërgimtarë shqiptaro-amerikanë në Çikago hapen kuletën dhe ndihmuan Kosovën.

Sot,diaspora shqiptare në Amerikë kujton kohën e rëndë dhe Kosovën dhe e lumtur që e shohin shtet të lirë, demokratik dhe sovran dhe me një të ardhme të ndritur në familjen evropiane(BE) dhe në miqësi të përjetshme më Amerikën. E paçim për jetë të jetëve Kosvën shtet të lirë dhe sovran, – thonë të gëzuar në Çikago.


Kronikë arsimore

Normalisti i Normalës së Elbasanit, Hydajet Bregu ishte caktuar mësues në Mitrovicë

Hydajet Bregu nga Përmeti i Shqipërise në vitin 1944 e kishte lënë Shqipërinë dhe ia kishte mësyer vendeve të Evropës për të mbërri në Amerikën e largët.

Në vitin 1999 kur pata mbërri në Çikago të Amerikës,ndonëse nga katrahurat vrastare deri në shkallë të gjenocidit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë, e takova Njeriun e respektuar dhe me zemër të madhe ndaj kombit shqiptar dhe te hartës së Shqipërisë Etnike, Hydajet Bregu.

Një kohë ai udhëhoqi me sukses Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Çikago dhe, në kronikat e kohës ai mbetet një nga organizatorët më të mirë të jetës së diasporës shqiptare në Amerikë, që, shpeshherë na thoshte: “Duajeni shumë kombin dhe Atdheun Shqiptar“!

Hydi ynë i dashur tërë pasurinë e tij e kishte lënë testament Universitetit DePaul në Çikago në shumën prej 5 milionë dollaresh për brezat e rinj shqiptarë dhe për amerikanët që të dijnë më shumë se kush është populli i lashtë Shqiptar në hapësirën e vet të Shqipërisë Etnike dhe pjesë e Evropës.

Hydajet Bregu ishte nxënës i Shkollës Normale të Elbasanit, aty ku brezat e rinj shqiptarë dhe ata nga Kosova që u dërguan me ndihmën matriale të Hasan Prishtinës si dhe projekti kombëtar i Luigj Gurakuqit për udhën e dijes për mësuesit e shkollës shqipe në shekullin e kaluar.

Në këtë tempull të dijes Hydajet Bregu kishte profesor të klasës Aleksandër Xhuvani dhe pas diplomimit me dekretin e ministrit të arsimit të kohës Ernes Koliqi u caktua që të shkoj në Mitrovicë të Kosovës së kohës për të mësuar shqiptarët e rinj Abetarën e Gjuhës Shqipe. Mirëpo, për shkak të rrethanave të kohës dhe të pushtimit serb të Kosovës, Hydajet Bregu nuk u bë mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë.

Çikago, 12 shkurt 2020

3 KOMENTE

  1. Kosova ne vitet 1990-1999 nuk kishte problem me bukë, por kishte problem 145 mije ushtarë Serb dhe 45 mije policë Serbë, te cilet çdo dite vranin, prenin, rrehnin, dhunonin, shaketerroni shtepia Shqiptare ne Kosovë.

    Te thuash se problemi numer 1 eshte buka don te thotë se çeshtjet e tjera qe i theksova nuk ishin te rendesishme!!!
    Turp…

    • Artikulli im ka të bëjë në nderim të Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe koha kur Diaspora Shqiptare në Amerikë, këtu është fjala në kohën kur regjimi serb kishte përzënë më se 250 mijë punëtorë shqiptarë nga puna (mbase edhe prindin tuaj Dardan!) dhe angazhimi i kësaj diaspora që të ndihmojë shqiptarët e Kosovës…! Çfarë të keqe ka kjo kur e kujton kohën e rëndë dhe ndihmat e Diasporës Shqiptare në Amerikë karshi Kosovës?!B ëhuni djalë më i mirë dhe, në kohën e orës së kujtimev të Diasporës Shqiptare në Amerikë, që ka bërë shumë për Kosovën (lexo edhe njëherë artikullin) e shihni se për Kosovën vetëm në Çikago janë dërguar 1 milionë dollar për luftën e lirisë, këtë nuk e keni lexuar Dardan djali…?! Mos merrni rolin e (prokurorit) se jeni një lexues mesatar që, nuk e kupton dhe nuk e keni kuptuar mesazhin e ketij artikulli, që, për lexuesit e nderuar ka sjellë orën e kujtesës, se çfarë bëri për Kosovën diaspora shqiptare në Amerikë. Kësaj ju i thuani turp…? Po, kësaj radhe e bajshi me shnet Turpin o djalë lazdrani dhe lexues i pakujdeshëm në portalin “Fjala…”(!).

  2. Skender,

    Une po te informoj se nuk ishte problem “buka”, sepse ne KS ne vitet 1990-1997 jetonin mesatarisht reth 400 mije familje.
    Nga jashtë Kosovës ka pase ndihma per 2000 deri 5000 familje.

    Edhe une kam qene i larguar nga puna sikur shumica, por Serbia nuk arriti te me largojë nga Kosova kurrë. Edhe nuk me larguan se nuk patëm bukë, por se vendosëm te mos dorëzohemi…

    KOSOVËN E RUAJTËN DHE E SHPËTUAN APO ÇLIRUAN ATA QE KURR NUK IKËN NGA KOSOVA… DHE ISHIN ATA PËR TË CILËT INTERVENOI AMERIKA DHE BRITANIA… e më pak ata  qe ikën… në Zvicër, Gjermani, Suedi, London, Chicago…

    Masakra e Reçakut ndodhi ne Reçak jo në Zurich. Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti, u vrane ne Drenicë e jo në Stokholm. Mijëra femra u dhunuan në Kosovë e jo në Diasporë. Shkollat në shtëpi u mbajtën në Kosovë jo në Shtutgart. 14 mijë Shqiptarë u vranë në ATDHE, jo në Europën perendimore. 2000 femije u vranë ne MËMËDHE, jo në DIASPORË…

    Me 1998-1999 jetonin në male 50 mijë deri në 300 mijë Shqiptarë, e jo nëpër hotelet, motelet, diskot e diaspores…
    Kosovarët transportoheshin si kafshë me tren deri ne Bllacë, e jo nëpër Banhoffa. Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Gjakovë jo në Mërgim.

    Në çdo protestë 1968-1998 që u mbajt në Kosovë vriteshin Shqiptarët, ndërsa në Diasporë kur protestonin asnjë kime floku nuk iu ka munguar si rezultat i protestës, me përjashtime të caktuara.

    Përfundim:
    S’ka qene problem “buka” problemi themelor, por 190 mijê terroristë shtetrorë shkavell, qe vranin e prenin dhe dhunonin.

Komentet janë mbyllur.