Çikago nis urimin: Tungjatjeta Kosovë!

0
418
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Diaspora në Amerikë

Diaspora shqiptare në Amerikë për një shekull në krah të çështtjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në Çikago ndër vite, demonstrata, shkrime, reagime, takime me Kongresin Amerikan (Senat dhe Kongres) në Washington, që në takimet me senatorë, kongresmenë dhe me administratën e shtetit, kërkesa për shpetimin dhe të drejtën për liri dhe pavarësi të Kosovës si dhe çështja shqiptare e pa zgjidhur nën regjimet e fqinjve grabitqarë të tokave tona.

* * *

Aktivitete të përditshme kombëtare në Çikago. Viti 1998-1999 dhe lufta për lirinë e Kosovës. Dalja publike e UÇK-së dhe malet e luftës për liri me komandantin legjendar Adem Jashari, diasporën shqiptare në Amerikë e vuan në lëvizje, që me ndihmat matriale në miliona dollarë të ndara nga kafshata e gojës, u bënë plumba për lirinë e Kosovës.

* * *

Kur nisi lufta në Drenicë dhe djelmenia shqiptare (UÇK) nëpër malet e Kosovës dhe të thirrjes së Drenicës me Adem Jasharin: “Eja të luftojmë bashkë” ishte mesazhi i qartë për diasporën shqiptare në Amerikë në programin e saj historik: Ja sot jo kurrë…! Në Çikago, me zemrën plot mërgimtarët tanë mbushën tovolinën vetëm për një natë mbi 1 milionë dollar.

* * *

Në analet e historisë të kohës, në Çikago edhe gratë shqiptare për djelmeninë shqiptare që kishin marrë pushkën (UÇK) kundër Serbisë, i hoqet stolitë prej ari dhe i vuan në tovolinë që të bëhen depozitë (dollar) për luftën për lirinë e Kosovës.

* * *

Këto ngjarje historike të diasporës në Çikago i patën prirë me zemrën atdhe në udhëheqjen e Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë: Jusuf Azem një nga më të vjetrit në krahun e diasporës në Amerikë, për të shpaluar analet e kësaj historie: Hydajet Bregu, Ilaz Kadriu, Qazim Ismajli, Memo Gjonzeneli dhe breza të tjerë karshi atdheut.

* * *

Ora historike nuk ndalet më kaq. Në këtë qytet me rrethinë ku jetojnë e punojnë mbi 50 mijë shqiptaro-amerikanë, dallohet me angazhimet e tij dyzetë vjeqare në fushën kulturore Pajazit Murtishi dhe monodrama për kryetrimin e Drenicës heroike, që e ndërroi kahjen historike të Kosovës “Unë jam Adem Jashari” për diasporën në Amerikë ishte mesazhi kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu.

* * *

KF “Albanian Stars“, për një lojë të futbolit dhe në nderim të Adem Jasharit në manifestimin kushtuar komandantit të UÇK-së kaluan Atlantikun dhe shkuan në Prishtinë të veshur kuq e zi për lojën e futbollit dhe mesazhin: Gëzuar Lirinë dhe Pavarësinë Kosovë!

* * *

SHSHA në Çikago në bashlkëpunim me SHGSHA-së në vitin 2015 organizuan Konferencën Ekonomike për Investime në ekonominë e Kosovës, që pa rezervë është përkrahur nga Oda Ekonomike Amerikë-Izrael me mikun e shqiptarëve dhe këshilltari i lartë në këtë institucion ekonomik dhe të biznesit, Daniel Shure. Në këtë takim ekonomik pati marrë pjesë delegacioni shtetërorë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

* * *

Çikago nis urimin: Tungjatjeta Kosovë!

Çikago, 12 shkurt 2020