ALBIN KUJDES, HASHIM THAÇI ËSHTË GJARPËR PA ZILE

0
539
Hashimi - Albini

Nga Binak Maxharraj

Gjatë 13 viteve pas shumë sorollatjeve kudo qe e lypte nevoja për ta mbrojtë Kosovën ishe aty me partinë tende e cila po rritej nga viti ne vit dhe po e shtonte besimin edhe në popull E mbrojte ne rrugëmë protesta masive por edhe ne Parlament. E mbrojtje Kosovën nga klanet e ndryshme mafioze nga te gjitha partit të cilat jo qe punuan për shtet por për pushtet. Çdo gjë e keqe qe Pronto mafia i ka shkatuar Kosovës përgjatë këtyre viteve ti nuk ishe pjesëmarres qe e ke faqen e bardhë.

Mu për këtë ne zgjedhjet e fundit populli ta dha besimin qe bile ti te bejsh diçka të mire për këtë shtet sepse je i vetmi lidër në Kosovë me duar dhe fytyrë të pastra. Më plotë veshtërsi e lidhe koalicionin me LDK e Isa Mustafës bile ne momentin e fundit edhe pa deshirën e tij, sepse ate me shumë e shtyri zori se sa se sa nevoja me bashkëpunu me ty, sikur hetizonte, sikur nuk ta kishte besen,por nuk pati çare, sepse nuk kishte kah të ia mbante.

Në fund u kurorizue mundi yt i të gjitha këtyre viteve kur Parlamenti i Kosovës te zgjodhi për kryeministër. Te zgjodhi për ta quar ne vend amanetin e votuesve, te popullit për të bërë ndryshime te thella në këtë vend tanimë te alivanosur nga krimi i organizuar dhe korrupcioni megaloman. Ty dhe Vjosa Osmanin ju presin detyra të medha për t’i bërë këto ndryshim për te mujtë sado pak me qitë një rregull në këtë shtet. Detyra e oarël qe do ju pretë është ta pastroni terenin me njerezit e korruptuar, me njërëzit qe e kanë kapë shtetin,është bukur veshtirë por do te ia dalish.

Duhet vetem mençuri dhe durim dhe jo me turre e zbrapsje. Shigjeta e parë qe duhesh ta hedhish është ne prokurori dhe gjyqesi sepse këty është mbledhë i gjithë ao llomi qe se lenë shtetin te ecë përpara. Këtë duhesh ta bësh sespe me njerëzit e korruptuar, me njerëzit qe e kanë kapë shtetin nuk mund te bëjsh asgjë. Pastaj e ke një opozitë te plagosur, të rame për tokë po sikur bisha e malit, e cilat nuk do te lën gjë pa bërë veç më ta nxier jetën, por besoj se menquria e jote do te fitoj duke mos ua vu veshin por ta shikosh punën tande për te cilën te ka angazhuar populli.

E mirë apo e keqe opozitës duhet ofruar shansin për bashkëpunim, në fushat me interes shtetëror, e sa për te tjerat ajo le te gjuan shkelma sa te dojë është punë e tyre. Më pelqej edhe oferta derguar Presidentit për një bashkëpunim në punët kurciale te shtetit, sidomos në ato ndërkombetare.Këto maredhënje siç dihet Hashim Thaçi i ka përbaltë sa ka mujatë ne këto vitet e fundit, më një dialog jo korrekt dhe jo te barabartë me Serbin ku çdo herë ka dal i lagët, por edhe me afaërat e tij jo korrekte duke i qitë faqen e zezë Kosovës, jo po e ndajmë, jo po e korrixhojmë, jo po e coptojm, çfarë la përshtypje te keqe për Kosovën çfarë edhe u ndalën njohjet, bile erdhe edhe bukur do shumë çnjohje.

Unë e di rrugtimin tend disa vjeçar te ballafaqimit më Hashim Thaqin si kryeministër, por edhe tashti si presidentë, nuk e keni lënë gjë pa i thanë njeri tjetri, edhe kur ti ishte në vijën e drejtë ai te sulmonte, te denigronte ty dhe partin tande me skandale dhe afera te ndryshme. Qellimin e kishte aqe ti dhe LVV mos të vini në pushtet. Tashti veç kur jemi këta është qe i këkove bashkëpunim ne sferën e politikës së jashtm që të mos sorollateni para botes duke i ra njerithumbit e tjetri patkonit.

Por,megjithatë duhesh të kësh kujdes në këtë, sepse Hashim Thaçi të pretë në besë po sa ti vjenë rasti. Ai është një gjarpër i rafinuar pa zile, qe nuk mund ta ndjesh deris te ia ndish zanin e athere është vonë për zty. Pikë së pari, në asnjë menyrë, bile edhe me çmimin e rreximit te qeverisë nuk guxon qe Hashim Thaqit te ia lejojsh udheheqjën e dialogut edhe me tutje siç veproi Ramush Harajdinaj dhe në fund prap e hangri.

Dialogun duhet ta udheheq qeveria këtë ia lejon Kushtetuta dhe ligjet e jo Presidentit qe këtë dialog e kishte rrembyer pa merit. Këtu nuk ka kompromisë edhe nese insistojnë ndërkombetaret për këtë duke e njohtë Thaçin si nje arrë e lukur qe thehet lëhtë, kjo është për ty te jesh apo te mos jesh ne qeveri. Ate ditë qe Hashim Thaqi lejohet ta udhëheqe edhe me tutje dialogun me Serbin dihet se çka e gjënë Kosovën, e për ty Albin me mirë është te dalish nga skena politike se sa te lejosh diçka te tillë. Kjo do te ishte vetëvrasje politike për ty. E dyta, mos bënë kurrfarë kompromise me Presidentin.

Këto dita ai e ka qitë fjalën edhe për njëmandat te dytë. Dije do te mundohet me te mashtru për te ia siguru votat. Edhe këtu nuk ka kurrfarë kompromisi, në as njëmënyrë nuk duhesh te ia lejosh vehtës një komoditet të tillë qe duke ia premtu vota për mandatin e dytë, sepse kjo do te ishte edhe më shumë se vetëvrasje për ty ne politik. Do te ishte fundi i ytë.
Leje presidentin, leje gjarpnin pa zile si te vetmuar sepse ai i ka shumë borxhe këtij vendi për te cilat duhte dhanë përgjëgjesi e jo te avansohet.