Gani I. Mehmeti
– Me rastin e varrimit të saj –
Nexhmije Pagarusha shqiptare që ia kushtoi këngët e saja, Nexhmija që kur u lind, nuk mori vesh dikush më larg se familja dhe fshati i saj, Nexhmijen që me këngën e saj u ngrit në majat më të larta, Nexhmije Pagarusha, që aq shumë e dashti Vendlindjen e saj, sa, nuk la amanet të varrosej diku tjetër, përveç në vendin ku kishte lindur dhe ku kishte filluar jetën si fëmijë, është shumë domethënëse.
Nexhmije Pagarusha do të mund të varrosej ku do që ajo do të dëshironte, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, edhe në Lipjan, por ajo dashti të ju tregojë të gjithë të tjerëve, se vendi ku mund të pushojnë eshtrat e njeriut më së miri, pa marrë parasysh famën gjatë karrierës së tyre sa qenë gjallë, do të jetë VENDLINDJA, do të jetë fshati i saj i dashur.
Kjo lë të kuptohet, se, nuk ia vlen që të shkojnë ikonat vetëm në qendra e kryeqendra, duke harruar vendlindjen, por të fluturojnë nga të fluturojnë – e sërish, në fund, eshtrat e tyre të pushojnë në vendin ku ka lindur!
Kjo është madhështore, kjo është ajo që tregon e kuptohet se ai-ajo person e ka dashur vendlindjen e vet gjithmonë, se gjatë gjithë jetës, kokën e ka pasur të kthyer edhe nga vendlindja, pa marrë parasysh se nga ka qenë degdisur në jetën e saj-tij.
Të lumtë Nexhmije Pagarusha, kështu ende je bërë më e madhe, ende je bërë më e dashur, ende keni treguar të tjerëve, se, pse të varrosesh në qendra apo kryeqendra, nuk do të rritesh më shumë, përkundrazi!
Nga sot e tutje, të gjithë sytë janë të kthyer nga PAGARUSHA, pse në gjirin e saj ka këngëtaren më të veçantë – Nexhmijen.
Pusho e qetë pranë njerëzve më të dashur që t’i madhërosh ata që të sollën në jetë!
Njeriu është i madh vetëm kur do të vetën e të tijën, mbasi u ka dhënë të gjithëve krejt çka ka mundur e i ka lumturuar, gëzuar e edukuar.
Me thjshtësinë tënde, me zërin tënd, me shpirtin tënd, me përjetimin tënd të këngës, me aktrimin tënd, me artin tënd, me fjalët tuaja të pakta e me punën tënde të madhe, që sot kalove në Bilbili i Shqiptarisë – mbetesh e pavdekshme!
Na le me lot në sy, me duartrokitje u përcolle nga kortezhi yt, ashtu sikur përcilleshe në koncertet tuaja!
Jo, Ti nuk ke vdekur, ti je e pavdekshme, ti do vështrosh nga lart, ti do na shohësh ne, e populli do të jetojë me këngët Tuaja!
Lamtumirë…!
09.02.2020