Fundi i hakmarrjes ushqimore të Ramush Haradinajt

1
504
Kimete Berisha - Venezia

Kimete Berisha

Taksa 100% ndaj mallrave serbe është ‘ndëshkim’ i bukur i shqiptarëve ndaj serbëve, por ndëshkimi është hakmarrje.

E hakmarrje evropiane dhe të bukur (ish dasht mos me pas), anipse ka, por hakmarrja perendimore nuk shihet, prandaj ajo që nuk shihet ‘nuk ekziston’.

Sepse, Evropa është përparimtare, kurse hakmarrja është gjithmonë primitive, e hakmarrje ‘moderne’ nuk mundet me pas.

Prandaj, për të pasur sukses projekti i hakmarrjes, duhet mos m’u vërejt hiç, as 0.1% lëre më 100%.

Se kur hakmarrja shqiptare ndaj specave e kastravecave serbë shihet me sy, atëherë serbët i bën të duken ‘viktimë’ e një hakmarrjeje të organizuar ushqimore.

Në vend se shteti serb të përgjigjet për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, ne qe 1 vit e disa muaj baravatemi e sillemi jo si shtet, po si fabrikë ushqimore, me drejtor Ramushin, i cili ka arrit me ndrru temën kryesore mes shqiptarëve dhe serbëve, ‘armiqësinë’ e ka zbritë në nivel të ushqimit e mallrave.

Armiqësi që hahet, pihet dhe përfundon në WC.
Hakmarrja ushqimore jep rezultate, por vetëm ushqimore, konsumuese.

Neve nuk na hiqet mërzia pse gëzohemi që serbët po pësojnë humbje në pare për shkak të taksës.
Ne kemi probleme të tjera me Serbinë, probleme politike, që nuk zgjidhen me hakmarrje që shitet me pare.

Hakmarrja nuk blihet me pare e as me taksë.

Ne gëzohemi që avokati më i madh i UÇK-së, Kryeministri Albin Kurti, do ta padisë Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kjo është ‘hakmarrje’ dinjitoze, është Drejtësia që neve na i flladit zemrat, e jo inteligjenca jonë me zbrit në nivel të gurabijave.

Reciprociteti është ‘hakmarrja’ e duhur.
Anipse tingëllon si principi i ligjit të shpagimit ‘Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë‘.

Reciprociteti duket ‘fer’, të lejon të jesh i mirë si tjetri, ose i keq si tjetri, jo qysh na mëson feja e paqes të jesh ‘i mirë edhe me të keqin‘.
Pra, reciprociteti të lejon të jesh i keq me të keqin, bile të lejon të jesh i keq e gjysmë.

P.S. Edhe dashuria është torturë reciproke (sipas Proustit), se lëre më urrejtja.

1 KOMENT

  1. Taksa nuk eshte aplikuar ne importin me te madh nga Serbia, e qe eshte RRYMA ELEKTRIKE!!!!!!!!!’

    Pse?

    Shënim: Ti duhet me e ditë pse Dardan?

Komentet janë mbyllur.