Mbi 200 projekte me PPP, S&P: Rreziqet, të paparashikueshme

0
434
Rrugë me PPP

4 shkurt 2020

Agjencia e vlerësimit “Standard and Poor`s”, të cilës i referohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare dhe projeksioneve për të ardhmen, ka publikuar pak dite me pare raportin e saj (lexo – ketu).

Sa i përket financave publike, agjencia thotë së borxhi publik po bie, por se nga ana tjetër, rreziqet që burojnë nga skemat e Partneritetit Publik Privat, mbeten, shkruan scan.tv.

Financat publike mund të vuajnë në rast se rreziqet që burojnë nga këto projekte, materializohen.

Aktualisht, Shqipëria ka më shumë se 200 projekte të tilla, në infrastrukturë rrugore, energji elektrike dhe kujdesin shëndetësor.

Rreziqet e mundshme nga PPP mbeten të vështira për t`u parashikuar dhe për t`u vlerësuar, thotë agjencia.

Një tjetër rrezik i madh për financat që përmendet nga agjencia është niveli i lartë i borxhit qeveritar i denominuar në valutë, gjë që bën që të jetë vulnerabël ndaj luhatjeve në kursin e këmbimit valuator.

o.j/dita