MekuliPress.com, 5 shkurt 2020
Tumoret e stomakut janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i kancerit në botë. 85 për qind e tyre janë adenokarcionme të lukthit, ndërkaq 15 për qind janë tumore të limfomës gastrointensinale (GIST) dhe leomisarkome
Si edhe te shumica e sëmundjeve, për shfaqjen e këtij kanceri, shkaktar është ushqimi.
Lukthi është pjesa më e gjerë e gypit tretës. Gjendet midis ezofagut dhe zorrës së hollë. Aty fillon tretja e ushqimit.
Sëmundja është 1,5 – 2 herë më e shpeshtë te meshkujt, ndërsa shfaqet më së shpeshti pas moshës 50-vjeçare.
Ndër ushqimet që e shkaktojnë, më së shpeshti përmenden ushqimi i tymosur dhe i kriposur shumë (mishi), uji në të cilin ka mjaft nitrate dhe mbajtja e ushqimit në temperaturë dhome, mirëpo, natyrisht, shkaktare janë edhe gjenet.
Kush sëmuret nga kanceri i lukthit?
Rreziku i shfaqjes së kancerit të lukthit rritet me moshën jetësore: kryesisht janë personat më të vjetër se 55 vjeç.
Meshkujt dy herë më shpesh sëmuren se femrat. Infeksioni i gjatë me bakterin H.Pylori, i cili jeton në mukozën e lukthit është një ndër shkaktarët primarë të kancerit të lukthit.
Rreziku për shfaqjen e kancerit është më i lartë te personat të cilët në familje kanë ose kanë pasur familjarë të sëmurë, bashkë me disa çrregullime të rralla gjenetike, të cilat rrisin rrezikun e shfaqjessë kancerit të lukthit.
Ushqimi me shumë kripë, i cili përfshin ushqimin e tymosur dhe të kriposur, shërimi paraprak kirurgjik (reseksioni i lukthit), pirja e duhanit dhe pirja eksesive e alkoolit gjithashtu rrisin rrezikun nga kanceri i lukthit.
Është me rëndësi që t’i dalloni simptomat dhe me kohë ta shëroni.
Zakonisht shfaqen:
– Vështirësi të papërcaktuara në pjesën e sipërme të stomakut
– Ndjenja e peshës apo mbushjes pas racionit
– Krupa dhe vjellja
– Tretja e keqe, djegësira
– Dobësia dhe lodhja
– Fryrja
– Diarreja apo kapsllëku
– Dhembjet në stomak
– Gjak në jashtëqitje.
Rreth 25 për qind e të sëmurëve ka vështirësi të ngjashme sikur të atyre të sëmurëve me sëmundjen e të thatit.
Në fazën më të vonshme të sëmundjes të sëmurët humbin peshë trupore, disa mund të prekin masën e tumorit në pjesën e sipërme të stomakut, gjë që është shenjë jashtëzakonisht e keqe, vjen deri te krupa dhe vjellja apo te problemet me gëlltitjen.