Klajd Kapinova
Studiuesi tiranas, Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë të traditës së hershme të zhvillimeve ekonomike kapitaliste të trevës së Veriut të Shqipërisë.
Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham, për qytetin e Shkodrës shkruan: “Shkodra më mrekullon… Ai është qyteti më i mirë në botë“.
Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme duke qenë njëherazi një nga kryeqendrat e kulturës së qytetërimit shqiptar. E themeluar në shekullin IV para Krishtit, arriti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kur u bë kryeqendër e Ilirisë.
Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të veta…
Në shek XVIII u kthye në qendër të rëndësishme tregtare, që kanë shtrirje gjeografike në disa kontinente të botës.
Dr. Papajani, me pasionin e vullnetit të lirë u muar me hulumti min e veprimtarisë ekonomike tregtare të firmave tregtare shkodrane të njohura si Çoba-Bianki (Bianchi).
Si pasonjë e një pune voluminoze 5-vjeçare me dokumentat e familjeve tregëtare të njohura Çoba-Bianki fiton gradën shkencore doktor i shkencave historike në vitin 1996.
Vepra, është e ndarë në tre pjesë dhe që shquhet për një llogjikë e gjuhë të pastër komunikimi me lexuesin e studiuesin, të shoqëruar me disa konkluzione të monografisë.
Libri, ka një fond të pasur burimesh dhe litetaraturë historike të shfrytëzuar e zbardhur deri më sot.
Që në hyrje gjendet pema gjenealogjike e familjeve të përmendura shkodrane në fjalë, e disa foto që botohen për herë të parë.
Zhvillimi i tregëtisë në viset shqiptarenë shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit XX, ka qenë objekt studimi nga studiues të vendas dhe të huaj.
Në këto studime ata duke u mbështetur në të dhëna burimore historike deri më sot, kanë dhënë një tablo të përgjithshme. Por siç dihet rajone e zona të ndryshme kanë pasur veço ritë e tyre.
Këto të fundit të përcaktuara nga faktorë ekonomikë, politikë, gjeografikë, e tj. Pra pas krijimit të një panorame të përgjithshme ekonomike tejvendit tonë për këtë periudhë ka ardhur koha për kryerjen e hulumtimeve të detajuara dhe probleme të veçanta.
Nëpërmjet këtyre studimeve realizohet një plotësim dhe pasurim i gjithanshëm ekonomik dhe pse jo argumentohen e dalin në pah teza të reja të historiografisë të panjohura më parë nga pseudohistorianët e sistemit shterpë komunist para vitit 1990.
Mirëpo, këtij qëllimi i shërben edhe monografia e dr. Papajanit, e cila tashmë i krijon mundësi historianëve, studiuesve, mësuesve të historisë dhe lexuesve për t’u njohur më afër me zhvillimin e veprimtarisë së biznesit të ndershmë që kanë ndjekur dy firmat shkodrane me zë.
Botimi i kësaj monografie e pasuron literaturën historike shqiptare e sidomos atë pjesë të saj që i kushtohet zhvillimit ekonomik të trevës veriore të Shqipërisë gjatë dy shekujve të fundit. Për përpilim in e kujdeshëm të librit të ri është dashur të kalohen nëpër duar rreth 45-5000 dokumenta.
Baza e burimeve, përbëhet nga dokumentacioni mjaft i pasur i fondit “Firmat tregëtare Çoba – Bianki” i cili përfaqëson sot fondin më të pasur në llojin e vet, të depozituar në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe fondet e Arqipeshkëvisë së Shkodrës, dhe ai i firmës tregëtare Muzhani.
Dokumentacioni përbëhet nga hyxhete (dokumente pronësie) të këtyre dy familjeve të cilat janë dhe dokumente më të hershme, por edhe akte të tjera të mëvonshme pronsie si dhe regjistra, kopje – letrash, një korrespodencë shumë e larmishme e zhvilluar me tregtarë e agjentë vendas e të huaj, korrespodencë familjare.
Një vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës, qofshin këto politike (ndërrimi i Valinjëve në qytetin e Shkodrës), ekonomike (falimentimi i tregëtarëve të ndryshëm, importet, zhvletësimi i monedhës) por edhe ngjarje të jetës së përditshme (si përmbytja e pazarit dhe një pjesë e qytetit nga lumi Buna, vjedhjet që bëheshin në pazar, sëmundjet, rënia e tërmetit, etj).
Gjuha e dokumentacionit për atë pjesë të tij që bën fjalë mbi pronësinë është osmanisht, ndërsa në pjesën e pasme për secilin prej tyre, është pasqyruar një përmbledhje në italisht e përzier në shqip në vitin 1800) ose edhe vetëm italisht e shkruajtur nga vetë pjesëtarët e familjes Çoba-Bianki.
Pjesa tjetër e dokumentacionit është në italisht dhe shqip. Shfrytëzimi nga autori në mënyrë shteruese i një baze të tillë burimore kaq të pasur, autentikë dhe mjaft konkrete për të dy këto familjeje tregtare shkodrane, përbëjnë një kontribut mjaft të vlefshëm në drejtim të njohjes gjithnjë e më të plotë të aktivitetit të pastër të biznesit në qytetin veriperëndimor të Shqipërisë, në rrethina e më gjerë.
Aktivitetin e suksesshëm të dy firmave në fjalë, Dr. Papajani e shtrin deri në aktivitetin e Pavarësisë më 1912.
Ekzistenca si bashkëpronarë Çoba-Bianki të 50 anijeve të kohës si dhe ekzistenca e anijeve avullore shqiptare tregtare shkodrane, tregon se edhe shqiptarët nuk ishin më pas se kombet e tjera në fushën e lundrimit dhe të biznesit, ku elementët e zhvillimit shprehen më dukshëm tek këto firma të fuqishme tregtare të Shqipërisë së Veriut.
Dhe Shkodrës i mungonte një vlerësim i tillë nga autori joshkodranë, që gjithsesi kanë kënaqësi kur punojnë për të rivlerësuar letrat e humbura gjatë 80 vjetëve.