URIM ZEMRE, NË 60-VJETORIN E DHËNDËRRIT TONË, SHPËTIM AGOLLI!

0
594
Shpëtim Agolli me familje

Pikërisht sot, me rastin e një ngjarjeje të shënuar të jetës, 60-vjetorin e ditëlindjes, ti, i dashur dhëndërr i yni, Shpëtim, organizon një darkë të thjeshtë familjare…

Fati e solli që, vite më parë, ti e lidhe jetën bashkëshortore me vajzën tonë të vetme, Mirelën, e cila ka vëllezër Arianin e Altinin, qysh më 6 mars 1991, në emigracion dhe tani me jetë familjare, në Itali e Francë.

Megjithëse ju, me origjinë nga Lozhani i Korçës dhe ne, nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), gjetëm kurdoherë miqësi e mirëkuptim të ndërsjelltë, si me prindërit e paharruar, Mehmet e Gjyze dhe vëllezërit e motrat e respektuara: Frederik, Veli, Fadil e Mondi dhe Lida e Jeta, me familjet e tyre.

Ju lindët dhe rritët, me plot kujdes e përkushim, djalin Deivis, tani me banim familjar në Gjermani, e që kanë vogëlushin mbi 2-vjeçar, me emrin domethënës, Arbër; por, gjithashtu, lindët vajzën Dorela, e cilat vazhdon vitin e dytë, në një Gjimnaz të kryeqytetit tonë.

Gjatë kësaj periudhe shumëvjeçare, duke përballuar me sukses edhe sfidat e ndryshme të jetës, ti dhe vajza jonë, keni kaluar dhe vazhdoni ta kaloni një jetë të gëzuar, të lumtur e të thjeshtë bashkëshortore e familjare, gjithnjë në miqësi, respekt, harmoni e mirëkuptim të plotë.

Ne, besojmë e shpresojmë, që edhe pasardhësit tuaj, do ta ndjekin me vendosmëri udhën e shembullit tuaj të mirë.
Pa u zgjatur, në mbyllje të këtyre pak radhëve modeste, ne të urojmë nga thellësia e zemrës:

Shëndet e mbarësi, begati e mirësi, përherë me gëzime e lumturi të pafundme, vetjake e familjare!

Urojmë që, të gjithë së bashku, ta kaloni sa më bukur këtë darkë familjare dhe sa më shumë paçi të tilla edhe në vite e vite të tëra, në të ardhmen!

Përqafime, dashuri e respekt, për ty, i dashur Shpëtim dhe për ju, të gjithë!

Nga: MURAT E KATERINA GECAJ
Tiranë, 2 shkurt 2020