Apeli i një shqiptari për burgim të padrejtë në Maqedoni

0
2776
Nafi Çegrani

Nafi ÇEGRANI | Biografi

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Unë Nafi Çegrani me adresë në fshatin Çegran,1237 të Gostivarit, Maqedoni, nr. amzë: 1010946450188.

Ju drejtohem për drejtësi dhe të di të vërtetën, sepse jam viktimë e një procesi apsulutikisht të montuar dhe të inskenuar në saje të akuzave dhe dëshmive të rreme, kinse për “vrasje” sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë Socialiste të viteve 1981, e për çka Gjykata e Zenicës më ka dënuar fillimisht me vdekje-pushkatim, e më pas dënimi është shndërruar në 20 vite burg të rëndë.Por, unë nuk jam AKTOR, as që kam lidhje apo në dijeni për ndonjë “vrasje”!

Rreptësisht i rrefuzoj akuzat e kurdisura dhe aktvendimet pa bazë dhe pa fakte të Gjykatës së Zenicës, e cila në mënyrë paushalle dhe të turpshme, duke më përdorur mua si VIKTIMË, bën shkeljen e ligjeve në mënyrë flagrante, ashtu siç bënin policia dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica madje dhe prokurorët Mutapqiq e Mensur Hoxhiq, duke më vë mua në pranga në bankën e të akuzuarve, ku me një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak më dënojnë siç ceka më lartë, e për çfarë do të jap më poshtë sqarime më të thukëta.

Zotërinj të respektuar,
Unë ju vëretëtoj me saktësi dhe në mënyrë reale, jeni të bindur se gjatë hetuesisë duke bërë terror të paparë dhe gjatë gjykimeve janë përdor mjete dhe metoda të cilat janë të kundërligjëshme dhe të dënueshme me ligj, më kanë zgjedhur si dash për kurban, dhe me vite jam viktimë i procesit të montuar në baza nacionale dhe me motive politike, ose edhe me prapavija të tjera, si hakmarrje etj. /, duke më fut brenda qëlive skëterë dhe mureve të kazamateve që nga 01.tetor 1981, e që edhe sot e sot vuaj pasojat e tmerrshme nga terrori, ndëshkimet, vuajtjet shpirtërore dhe fizike, duke më shkatëruar çdo gjë dhe familjen dhe vitet më të mira të rinisë sime. ME VITE E DEKADA MBETA PERSONAZHI MË TRAGJIK I PROCESIT ANTILIGJOR TË ZENICËS! Përse kështu vallë?

Gjatë arrestimit dhe hetuesisë me muaj të tërë mbi mua dhe mbi të akuzuarit tjerë dhe ndaj “dëshmitarëve” është ushtruar një dhunë e paparë psikiko fizike dhe presione brutale policore, kur më tërhiqnin zvarë dhe në pranga nga qelitë e burgut hetues në Zenicë, më dërgonin në podrumet e përgjakura të policisë së Bugojnës në Bosne, ku Ante Bërnada dhe kllapa e tij shoviniste e kriminale bënin kërdi mbi mua, duke këkrkuar të shkruaja edhe të ashtuquajtura “Letrat e fundit përshëndetëse” për familjen, duke ushtruar dajak, kërkonin të nënshkruaja deklarata kinse unë isha “fajtor” për “vrasje”!

Këtë, se çfarë po bënin me mua inspektorët xhelat, edhe pas muajsh të tëra pasi më kishin dorëzuar tek gjykatësi hetues, e kishin në dijeni edhe Bodul Nikica si gjykatës hetues edhe prokurori i Qarrkup në Zenicë, por të gjithë kanë hesht dhe janë bërë veshë të shurdhur, ose ndonjëherë thonin se e “atillë ishte procedura hetuese!”

Po, kështu kishin vepruar edhe Temelko Boshkovski, komandiri i milicisë Zdravko, inspektor Haki Fejzullahi etj në SPB në Gostivar ndaj të pandehurve dhe “dëshmitarëve” duke bërë terror mbi to, në saje të ARGUMENTUM BACILINUMIT, me qëllim që sa më shumë t’i ngatërronin dhe sajonin deklarata të rreme, e që të niseshin kështu në rrugën e ferrit, atje ku nuk ndriçonte dielli… Të nderuar zonja dhe zotërinj, Gjithmonë APELOJMË NË NDËRGJEGJEN Tuaj që të njoftoheni më tej me rastin se si dhe në çfarë mënyre, përse më kanë dënuar në proces të tillë të kurdisur me akuza të rreme fund e krye, me manipulime dhe intriga për diçka që unë personalisht NUK KAM NË DIJENI a vërtetë egziston ndo një krim i bërë.

Kërkoj me lutje nga Ju që të bëni presion në bazë të ligjit, kompetencave dhe autoritetit Tuaj që vendimet e turpshëm dhe të paligjshëm të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 të datës 26.07 1982 dhe K.94/83 të datës 16.09.1983, të shpallen të pavlefshëm, duke më liruar nga akuzat e sajuara me gënjështra, ose të kërkohet të mbahet RIGJYKIM pranë kujdo qoftë Gjykate në Europë, duke e patur gjithmonë parasyshë dhe si bazë ligjore Vendimin e Gjykatës Supreme të BeH në Sarajevë, Kzh.139/83 të datës 13.041983,të gjykatësit Mr. Vllajsavleviq Mirko, i cili konkludon se akuzat e hetuesisë janë të pabaza dhe vetë vendimi i Gjykatës së Qarrkut në Zenicë është paushalle dhe pakurfarë faktesh e baze ligjore…

Nafi Çegrani nuk ka motiv të bën vrasjen e persones Melihe Deliq, të cilën nuk e njeh dhe nuk e ka parë. Në këtë drejtim, edhe Gjykata e Zenicës nuk ka fakte dhe argument NËSE VËRTETË KA NDODHUR “vrasje”! A Ramadani Vahedin dhe Huseini Hajrullah, kanë pas shkaqe përse kanë gënjyer gjatë hetimeve, dhe deklaratat e tyre janë kontradiktore dhe të dyshueshme, sepse nuk e flasin të vërtetën, duke ia hudhur fajin Nafi Çegranit që të lehtësojnë pozicionin e tyre.

Mbetem me shpresë se do të viheni në mbrojtje të së vërtetës së shejtë njerëzore, sepse:

Drejtësi është ndarja e drejtë e padrejtësisë. E drejta është e drejtë, akoma dhe nëse të gjithë janë kundër teje.Eshte jashtëzakonisht e vështirë të gjesh të drejtën në botën tonë ashtu siç është e vështirë të gjesh të vërtetën e shejtë njerëzore.Aty ku ka dhunë, nuk ka drejtësi… E mbi mua dhe shatët shqiptarë dhe një Boshnjak dhe një tabor “deshmitarësh” janë rrah me dajak e çufurra hekuri me muaj të tërë, e dhuna dhe gazepi nuk na është hequr qafe me vite në burgjët e tmërrit dhe ferrit.

Inskenime të tilla dhe terror nuk di a ka pas në “çistkat” e Stalinit, nuk di kaq jo human a janë sjellë gestapovcit e Hitlerit… Po, kështu është ! Dhe dinjiteti im ende mbetet i përballur me intrigat e nëntokës kriminale udbashiane dhe të “ustallarëve” të KOS-it jugosllav… / … Gati 3 dekada e gjysë jam në kërkim të drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës, rreth procesit të montuar gjyqësor në Zenicë të Bosnës ku më kurdisën akuza të rreme dhe inskenime për diçka që nuk kam në dije nëse egziston ose jo ! Dhe, sot kur po shkruaj këto reshta, më riktheu në kujtesë, të gjitha ato mashtrime e trillime gjatë hetuesisë, të gjitha ato manipulime e gënjeshtra gjatë mbajtjes së seancave gjyqësore me muaj e me vite të tëra…

Kur më kanë arrestuar mua në banesën time në Shkup, me 01 tetor të vitit 1981, ose më mirë do kisha thënë: kur më kanë KIDNAPUAR disa persona civil dhe një tabor policësh me uniform dhe të armatosur me “mashinka” nuk kam ditur gjë se për çfarë është fjala, nuk kam ditur përse më arrestojnë dhe në ç’drejtim më çojnë me ajroplan të kompanisë “Adria”! Fillimisht mendova se këta do jenë oficera të UDB-së dhe KOS-it federative jugosllav dhe se sigurisht destinacioni është Beogradi, sepse kasha dyshime për vitet që isha në përplasje me krerët e atyre Shërbimeve famoze, dhe tanimë që isha kthyer nga Amerika, isha i sigurt se këta kërkonin nga unë shumë sqarrime për arratisjen time në SHBA vite më parë…E tanimë, edhe në Kosovë kishin nis që me pranverën demonstrate shqiptare, dhe mendoja:”kanë shkas dhe kanë gjet moment të volitshëm që të më arrestonin.

Kështu nisi beteja me djallin!

U krijuan shumë mistere e teori konspiracioni. Konspiracioni i parë, i cili nisi të qarkullonte, e që i dëgjoja nga gojët e inspektorëve gjakpirës dhe nga pyetjet që më bënin, kuptova se bëhëj fjalë rreth kërkimit të një personeje, e që më tregonin një fotografi femre / emrin e të cilës e mësova prej tyre, se quhej Meliha Deliq/ dhe se qenka “rrëmbyer” nga Bosna në mënyrë dhe rrethana të çuditshme, të pa besueshme e që të gjitha këtyre tregimeve u vinin erë sajesash. Por, unë nuk dija asgjë, nik kisha asnjë lidhje apo njohuri. Inspektorët flisnin kinse UNË mund të isha njëri nga rrëmbyesit e mundshëm, duke kërkuar nga unë që të jepja sqarrime se si “paskam qënë në Bosnje” dhe ku gjendej e humbura Melihe, të cilën as nuk e kisha parë ndonjë herë jetë, as nuk e njihja.

“Unë nuk di asgjë nga këto gjëra që po dëgjoj prej jush! Nuk e kam të njohur një gjë të tillë dhe nuk njoh ndonjë Melihe Deliq.
Gabimisht më merrni në pyetje për gjëra që unë as nuk kam nevojë…!” Ata niseshin të revoltuar duke u vërsul mbi mua i lidhur në pranga sit ë ishin shtazë të egra që kërkonin të pinin gjak njeriu… Më fyeni dhe shanin NËNËN SHQIPTARE !

Madje , sipas zhvillimeve me inspektorët, në pyetjet e tyre se si i njihja Vahedin Ramadanin dhe Hajrullah Huseini. U rrëfeja, se e njihja Vahedinin, dhe se nuk ishte njeri fort imirë edhepse tek unë vjente shpesh dhe kërkonte që t’i bëja disa shërbime / sidomos rreth hapjes së një qebatore në Shkup. Kurse Hajrullah Huseinin, nuk më kujtohej fillimisht se kush ishte. Por inspektorët pasi më treguan se ky njeri ka një kafene në Gostivarë. Atëherë m’ u kujtua personi, e të cilin nuk e njihja shumë, dhe atë e njihja vetëm si “Hajro” ! U dhash sqarrime, por çdo gjë ishte e kotë, ata silleshin ndaj meje si xhelatë duke përdorë dhunë psikike dhe fizike, duke më provokuar në baza nacionale dhe duke më sharë e ofenduar. Më thanë: “Ja, e shikon se e njihkje kush është Hajrullah Huseini?”- dhe sërish më kërcënonin.

Po, e di tani kush është “Hajro” pasi më treguat ju, se ndryshe nuk më kujtohej se as mbiemrin nuk ia dija…Unë ndjehesha tejet i revoltuar, sepse isha njeri me sedër dhe që kisha dinjitetin tim, edukatën dhe kulturën time të kombit që i takoja…E nuk kasha përse të gënjeja, por e kuptova se ata kishin një qëllim, një plan të caktuar, ishin mjaft tendencioz dhe donin të më ngatërronin e fusnin në ndonjë lojë apo valle që unë nuk kasha njohuri. Pyetjet e tyre shpesh merrnin kahje ,duke kërkuar të jepja sqarrime në ç’ mënyrë u kargova nga “SDB” dhe pse u arratisa në Amerikë, pa informuar askend në Shërbim! Unë edhe për këtë u jepja sqarrtime, duke u thënë se nuk dija, në fakt, se cilat ishin akuzat që më kishin arrestuar, duke pohuar sërish se sa i përkiste asaj se a ka ndodhur ndonjë “rrëmbim” dhe cili ishte fati i Meli Deliq, unë nuk kisha ndonjë njohuri. Këto biseda i dëgjoja për herë të parë prej tyre…Sërish niseshin lojërat e djallit nga fillimi dhe…

Konspiracioni i dytë ishte mundësia e “kidnapimit” të persones Meliha Deliq nga një grup shqiptarësh, emrat e të cilëve do i mësoj më vonë gjatë fazave të hetuesisë , dhe as që kisha në dijeni se në paraburgim në qelitë e burgut hetues të Zenicës gjendeshin edhe persona të tjerë siç ishin Nijazi Hasani, Zuhdi Hasani nga fsh. Forinë, e që unë njihja formalisht vetëm Nijazi Hasanin, pasi e kam pas gjeneratë në shkollën fillore, dhe dija se gjendej në Gjermani/ Nuk kam pas në dijeni se në vite qenka kthyer nga Gjermania dhe se gjendeshka me punë në Visoko.Madje Abdurahman Sheshiq, nga Bosnja, dhe Mensur Asani, një bashkëfshatarë imi, të cilin dikur e kam pas nxënës, cili kishte qebaptore në Travnik, por që nuk e kisha parë apo takuar disa vite e vite me rradhë. U jepja sqarrime inspektorëve, madje edhe gjykatësit Bodul Nikica, një njeri shovinist dhe pa fije morali njerzor.

Çdo gjë që orvatesha të jepja sqarrime, duke fol vetëm drejtë dhe të vërtetën, ishte e kotë…Lojërat e djallit dhe KENTAURËVE vazhdonin, duke ushtruar dhunë e tmerre ferri. Habitesha nga i gjithë ai terror, dhe këtë nuk arrija ta kuptoja se a ishte e mundur një gjë e tillë të ushtrohëj nga njerëz normal, apo janë kriminel të çmendur. Edhe unë, në vazhdimësi , pasi ndjehesha i ofenduar, tejet i nënçmuar dhe i fyer, u kundërvihesha me rreptësi, sepse isha I pafajshëm. Ata shpesh dinin të më thonin:”Nëse nuk je fajtor për diçka, atëherë fajtorë janë ata të Shërbimeve të Maqedonisë të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre që ty të të marrim në burgjet e Bosnës!” Përsëri habitesha, dhe bëja pyetje me vete: “Përse vallë, cilat janë shkaqet…Madje, përsëri në mëndje më binte arratisja ime në Amerikë!

Duke menduar me vete thoja: “OK për këtë”! Por nuk i kuptojë çfarë qëllimi kanë dhe me çfarë marrinash duan të më përziejnë këta që po më terorizojnë, siç ishin bisedat rreth ndonjë ..rrëmbimi” të persones Meliha Deliq. Çfarë do të thotë kjo? Nuk i merrja me mend gjërat që më përgatisnin / ose që kishin përgatit me muaj të tërë/pas shpine dhe kurthet me lloje të ndryshme deklaratash të kota të marra me dajak nga të pandehurit, e që unë nuk i kisha të njohura…Dhe nuk Iibesoja, por nga ajo që orvateshin në mënyra të çuditshme të bënin sajime dhe të më involvonin inspektorët në fjalë, duke i shtri në dajak të pandehur e “dëshmitarë” bashkë!…

Konspiracioni i tretë diskutohej gjatë hetuesisë për kinse një takim konfidencial midis meje dhe Vahedin Ramadanit apo Hajrullah Huseinit, dhe se me to qenka parë e humbura Melihe, herë në kafenenë e Hajrullahit, e herë “tek stacioni i autobisave” … “Apo ndoshta , mund të ketë qenë parë edhe tek stacioni i trenit” !- thujase hulumtonin ata, e në fakt konstruonin skenarin e tyre sipas planit . U thoja se asnjehërë në jetë nuk kam pas ndonjë rast të tillë të takoja tek ndonjë stacion Vahedinin ose dhe Hajrullahin e me to bashkë të paskesh qënë e humbura Melihe.

Për të cilën sërish, dhe në mënyrë kategorike u pohoj se nuk e kam njohur as dëgjuar ndonjëherë. Konspiracioni i katërt dhe disa të tjerë me radhë ishin të turpshëm. Kinse unë me Ramadanin dhe Huseinin paskeshim bërë gjëra të pamoralshme dhe “prostitucion” me Melihe Deliq, e cila paskesh qenë e “rrëmbyer” dhe e sjellë nga Bosnja në Gostivar dhe se do të punonka si kamariere në kafenenë e Hajrullah Huseinit.

Dhe një sër budallakirash do të dëgjoja prej tyre, e të cilat do të futeshin në përmbajtjen e aktit të akuzës dhe të gjykimit.

Çfarë ironie !
Jepja sqarime se unë në kafenenë e “Hajros” kisha kthyer vetëm 2-3 herë në jetën time dhe nuk kam qënë “mysafir i përhershëm” siç insistonin të formulonin deklaratat dhe akuzat e tyre inspektorët Ante Bërnada, Stipe Grabovac, madje Bodul Nikica si gjykatës hetues dhe disa që tërhiqeshin si “prokuror”!

Disa nga këto teori konspiracioni u disejnuan në godinën e SPB në Gostivar / apo ndoshta edhe në Shkup, nga ata të cilët kërkonin kokën time/, dhe madje në vazhdimësi në godinën e SUP Bugojno dhe qelitë skëterë të burgut hetues në Zenicë, kun ë vazhdimësi ushtrohej me muaj të tërë terror dhe dhunë. Teoritë konspirative dhe mjegullnajat e Temelko Boshkovskit dhe jaranave të tij nga Bosnja, u disejnuan me qëllim të keq që aktorët e “zhdukjes” së Melihe Deliq të “ishim” : Unë, Ramadani Vahedin, Huseini Hajrullah, kurse emrat e përsonave që e paskan “kryer rrëmbimin” do të rradhiteshkan në veçanti në aktin e akuzës si :

Abdurrahman Sheshiq, Zuhdi Asani, Nijazi Asani dhe Mensur Hsani… Por, një gjë dihet e saktë dhe që ka shumë rëndësi për çështjen, e ajo është se, në fazat e gjykimit u konstatua që:

Zhdukja e Melihe Deliq do të ketë ndodhur në Bosnje, ose e fshehur, ose e ndërruar me identitet nga vetë Shërbimet sekretë, ose e vdekur në ndonjë mënyrë që ende MBAHET E FSHEHUR nga organet policore dhe gjyqësore. U tha se ka ndodhur në Bosnje, sepse sipas tërë kësaj drame të sajuar, nuk ka logjik dhe nuk është e mundur në këtë relacion të gjatë me tren nga Bugojna ose Travniku dhe Zenica, në drejtim të Beogradit,Nish e gjer në Shkup, dhe madje nga aty gjer në Gostivar, dhe “nën presion dhe kërcënim ” nga Zuhdi Hasani se nëse bënte “ndonjë zhurmë” do ta vriste!?!”

Po në tërë këtë relacion të gjatë që udhëtohet me tren gati dy ditë e dy nëtë, ka edhe policë edhe njerëz, rrëmujë pasagjerësh e udhëtarësh , dhe nuk ka shanse të ketë ndodhur ndonjë “rrëmbim” siç e kanë sajuar me imagjinatën e tyre kriminale inspektorët në fjalë AKUZËN , e të cilët duhet të përgjigjen për krim… Gjykata për të Drejtat e njeriut dhe Prokuroria Europiane duhet të kërkojnë përgjëgjësi nga ata të cilët e montuan dhe inskenuan me sajesa të rreme dhe tërë këtë proces turpi gjyqësor në Zenicë të Bosnës, duke na dënuar si një “grup kriminelësh” shqiptarë në kryë të të cilëve paskëshëm qënë UNË !

Por, të shkojmë rradhasi :
– Më kujtohet shumë mirë se gjatë fazave të hetuesisë dhe gjatë seancave maratone të gjykimit të montuar u përmëndën edhe disa raste të mundëshme tjera e dyshime rreth të humbërës Malihe Deliq, si psh se ajo paska qënë në vendin e punës së saj në një Ndërmarje ushatarke në Bugojnë ku kanë qënë e punësuar si persona e përshtatshëm dhe me pëlqimine KOS-it dhe UDB-së jugosllave, dhe se Melihe Deliq e ka të shtypur kartonin për hyrje e dalje gjatë orarit të punës në atë Ndërmarrje 2-3 ditë pas datave që paraqet akuza , dmth me 16 dhe 17 e marsit, kurse akuza thotë se me 12 e 13 marsit është kidnapuar, kurse e “vrarë” është “strict” me 14/15 e marsit.

Gjë që nuk është e mundur dhe nuk ka logjikë as thënia e “dëshmitarit” të rejshëm, kinse “rasti në kreçanën e tij ka ndodh me 14 ose 15 e marsit, e nëse kësaj ia përballim argumentin e ALIBIT të Vahedin Ramadanit se me 13,14,15 e marsit ka qënë në Novi Beçej, ku ka vajtur për të dhënë provim për Certifikat për qebaptore, dhe bashkë kanë bujtë në hotel “Beograd” të Novi Beçejt ku janë të evideëntuar me letërnjohtimet personale. Këto argument gjenden në dosien e çështjes që mban gjykata e Zenicës. Atëherë, vjen pyetja se a ka qënë e mundur Meliha Deliq të jetë”rrëmbyer” sepse datat tregojnë ndryshe. Madje rasti që deklaron edhe Sheshiq Abdurahmani se atë kohë qenka gjet nje femër e mbytur në Lumin Vërbas,

I cili lum kalon afër shtëpisë së Melihe Deliqit ku ka jetuar, dhe se pas zënkës që paskan pas me të dashurin e saj Abdurrahmanin, ajo i ka thënë se nëse nuk e marton, do të mbyteshka në Vërbas. Këtë Abdurrahmani e sqaron edhe para gjykatës. Prindërit e saj i kanë dërguar policia për identifikim, por ata nuk kanë mund të thonin diçka më komnkretisht, pos Sheshiqit i cili thotë se ajo ishte kufoma e Melihe Deliqit dhe se e ka njoh nga dhëmbët që në mes i ka pas “dhëmb të rrallë” etj.

Apo, pas të gjitha këtyre, fshihen konspiracionet e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë titiste, sepse planët e tyre secrete janë shumë djallëzore dhe tinëzare. Madje edhe disa dyshime të tjera se mund të qenka e gjallë ku e paskan dërguar UDBJA dhe KOS-i jugosllav dikund në Australi me detyra speciale për spiunazh sepse Meliha paska qënë vajza e një oficeri të APJ, ose edhe të ndonjë konspiracioni tjetër të mundshëm, sepse Shërbimi i kundërzbulimit jugosllav dhe UDBJA paskan bërë plan sekret për martesën e Miro Bareshiqit, kroat i cili më 1971 ka bërë atentatin ndaj amabasadorit jugosllav Roloviq, dhe se dasma e Bareshiqit në vitin 1981 UDB-së i paska kushtuar disa qindra dollar, për çfarë ato vite kanë shkruar edhe disa gazeta të Zagrebit si “Zagrebaçki vjesnik” madje edhe revista “Globus” etj.

Por askush asnjëherë nga prokurorët dhe gjykata e Bosnës ose Maqedonisë si organe të cilët zhvilluan Valcerin e Zenicës kanë hezituar të bënin diçka në lidhje me zbardhjen e të vërtetës … Nuk di përse vepruan kështu, apo ndoshta nga se më kishin arrestuar mua dhe kishin shkruar të gjitha gazetat e Jugosllavisë titiste se është burgosur “vrasësi” i Melihe Deliq e i cili pritet të dënohet më vdekje –pushkatim! Çfarë turpi dhe punë kriminelësh, më shpallën “fajtor” dhe dënuar me vdekje, ende pa u mbajt gjyqi…Dmth. Çdo gjë e paskan pas të planifikuar dhe “punë të kryer” sipas apetiteve të policisë që kishin konstruuar këtë “dasëm” dhe të realizoheshin dëshirat e inspektorëve shovinista Ante Bërnadës, Zhivko Mitevskit, Fikret Bradariqit, Temelko Boshkovskit, prokurorëve Mitapqiqa e Mensur Hoxhiqa, të gjykatësve kretenë dhe kapadahinj si Sulejman Kapetanoviq apo edhe nacistit Tihomir Baboviq.

UDBJA dhe KOS-i qëndronin mbi të gjitha, edhe mbi gjykatat. Ato bënin edhe shiun edhe diellin, edhe tmërrin edhe vdekjen në jetën e shqiptarit. E unë që kur isha si zyrtar në rradhët e këtij Shërbimi famoz fillova t’i përbuzja, kur shikoja se banda
kriminale mbanin shpatën e diktaturës, revoltohesha edhe për këtë që po ndodhte dhe bënin në hetuesi dhe në gjykatën e Zenicës.
Isha i bindur se ata bënin krime…

Shpesh dinin të futeshin natën në qelinë time prëj betony dhe me maska në krye më shqelmonin deri në alivanosje , të rrahurit me shkopinj gome bëheshin në mënyrë shtazarake, madje më hiqnin zvarë të përgjakur dhe më fusnin në të ashtuquajtur “qorrkë” ku nuk dija nëse jasht ishte ditë apo natë, nuk dija nëse kishte ardh pranvera, nuk dija nëse jasht biente shi apo borë… Vehtja më dukej sikur gjendesha brenda “Nëntë rrathëve ” të Fërrit të Dante Aligerit. Kështu ndodhëte kur vinin natën më mërrnin lidhur në pranga inspektorët Ante Bërnada dhe të tjerët dhe zvarë më çonin të rrahur e të rraskapitur, të lyer me gjak në podrumet e SUP Bugojno.

Kush e lejonte këtë kështu, dhe përse më terorizonin në mënyrë fashistoide edhe pas disa muajsh të tërë të dorëzuar në duarët e gjykatësit hetues burgun të Zenicës, a thua vallë kjo bëhej me dijeninë e gjykatësit hetues Bodul Nikicës? Po, përse për një gjë të tillë nuk informonte as drejtori I këtij burgu Fahrudin Jarac? Apo të gjitha këto kështu ishin të koordinuara , dhe marrja nga inspektorët kohë e pa kohë, jur natën ushtrohej dhunë naciste në podrumet e SUP Bugojno është bërë me dijen e gjykatësit hetues dhe me “pëlqimin” e Drejtorit të këtij burgu Jaracit shkurtabiq dhe të komandirit Zahir Skopljak.

Në podrumet përplotë me njolla gjaku, më mbanin të lidhur me zinxhir dhe më terrorizonin ditë e natë me rradhë, dhe në fund, ashtu me gjysë shpirti, as i vdekur dhe as i gjallë vdekur dhe i gjallë, sërisht natën më këthenin në qeli të burgut hetues. Aty bëhej një krim i pa parë… Pastaj, sërisht vjente gjykatësi hetues me syze të trasha Bodul Nikica, duke më pyëtur se “çfarë kishte të re” dhe se a kisha ndonjë “vërejtje” me sjelljen e gardianëve në burg, ose si ishte ushqimi që na jepnin…Unë nuk përgjigjësha kurgjë, vetëm që protestoja përse më mbanin në burg dhe përse më terorizonin dhe se unë nuk isha fajtor!

Ai më shikonte i vrejtur dhe në mënyrë cinike nën xhamat e syzeve, duke thënë se hetuesija ende po vazhdonte / edhepse kishin kaluar 4-5 muaj nga burgosja ime/. Edhe “gjykatësit” tjerë , shpesh kur më vizitonin në qeli të burgut, ishin të shoqëruar edhe më nga 2-3 persona civilë të cilët për mua ishin të panjohur, / e ndoshta ishin UDB-a vetë! Thoshin, se ende ishin duke bërë “verifikimin dhe vërtetimin” e “akuzës”! Unë ua përplasja në sy se “akuzat” që duan të më rëndojnë mua, janë vetëm gënjeshtra dhe pjellë e fantazisë së tyre të prishur ose të inspektorëve si Ante Bërnada, Fikret Bradariq, Temelko Boshkovski dhe shefave të tyre…

Dhe të gjithë bashkë, ata dhe tabori nga Bosnja në krye me Baboviqat e Mutapqiqat ishin manipulatorë dhe kombinuesit më të paturpshëm që zhvillonin procese hetimore dhe gjyqësore pa kurfarë bazash ligjore dhe në mënyrë tendencioze, sepse vetë më akuzonin dhe të njëjtit më dënonin… Nuk di nëse një gjë të tillë ka njohur ose nuk ka njohur historia e gjykatave dhe jurisprodencës së Bosnës dhe Maqedonisë ndonjëherë!

* * *

Ende në fazat e hetuesisë, duke filluar disa herë sërisht nga fillimi, dhe nuk dihej se ku e kishin mbarimin, duke më bërë me qindra e mijëra pyetje nga më të ndryshmet, bile edhe nga jeta ime private, nga koha dhe mënyra e arratisjes sime në Amerikë etj.

Madje duke ushtruar dhunë hynin në “fazat e hetuesisë” në lidhje dhe rreth “fajsisë ” sime, duke më komunikuar shpesh se ata më kishin paraparë, sipas planit që më kishin dënuar me vdekje.

Dhe se këtu, nuk paska çfarë të kërkohej nga unë !Duke e arsyetuar terrorin që me bënin, sepse ” qënkam fajtor”! Sa turp… Këtë nuk e kanë bërë as fashistat e Pinoçes.

E gjyqi ishte vetëm një komedi me përmasa qesharake dhe turpi, i inskenuar dhe i cili njashtu e “justifikonte” terrorin dhe dhunën e ushtruar mbi të akuzuarit dhe “dëshmitarët” duke pohuar se ndryshe nuk kanë dash të rrëfenin të “vërtetën” pasi paskëshin dhënë BESËN E” MADHE”! Mund të habitet njeriu normal me budallakira të tilla dhe çfarë manipulimesh fyese dhe në baza nacionale që vepronin këta zullumqarë në emër të ligjit dhe të popullit ! Unë orvatesha tua spjegoja domethënien e fjalës BESË ,dhe çfarë do të thotë kjo, sepse besa nuk I jepet çdo kujt, e si mund të jepet ose të marrë BESË nga këta “burra” të cilët kur janë nëzor shesin edhe mamanë e tyre për 5 lekë vetëm që të kenë gjëndjen e tyre më të lehtësuar…E BESA E SHQIPTARIT, është FJALË E DHËNË dhe nuk ka lojë me BESËN siç veproni Ju si gjykatë ose edhe duke manipuluar me të akuzuarit.

Të marrësh në besë dikënd, t’i japësh besën dikujt – të gjitha këto shprehje në traditën e shqiptarit, të ftojnë të jesh i paprekshëm e i pathyeshëm para çdo miklimi, para çdo shpërblimi, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi, e edhe përpara vdekjes. Besa është virtyt I traditës së shqiptarit e që lidhet ngushtë me DREJTËSINË. A thua vallë këta “trima” qenkan BURRA TË BESËS? Jo, e nderuar gjykatë, këta janë vetëm trillime që dëshironi, e ky është qëllimi i juaj, që të DEVALVONI vlerat positive të fjalës BESË që me shekuj e mbajnë shqiptarët, por për gjëra që kanë vlerë, e nuk jepet besa për të bërë krime, ose siç thuani ju me akuzat e konspiracionit, se paskëshin dhënë besën “për të mbuluasr krimin”! Kjo është turp, sepse kjo kështu siç pohoni ju, bie ndesh me rregullat dhe traditën e shqiptarit.Në sy ua plasja të vërtetën, e gjykatësit ,prokurorët dhe porota ulnin kokën. Vetëm reagonte shovinisti T. Baboviq, sepse ai ishte një gjykatës me shpirt egërsire dhe fytyrë KENTAURI !

Kështu me dhunë e dinakëri gjatë hetuesisë por edhe gjatë senacave në gjykatë, përpiqëshin me forcë të detyronin qoftë të akuzuarit me njëri-tjetrin apo “dëshmitarin” në ballafaqim me viktimën, dhe duke e trajnuar që të deklaronte rrejshëm për “vepër të kryer” duke u sul herë ndaj njërës viktimë e herë ndaj tjetrës, kështu duke kryer një VDEKJE MORALE me qëllim që të fusnin grindjen e hakmarrjes dhe të vëllavrasjes, në gjykatën famoze të Zenicës bëhej një kërdi dhe komedi… Unë i kuptoja fare mirë intrigat e tyre, me dinjitet insistoja që të më thuhej e vërteta, të më thuhej e drejta, nëse dëshironin që të kishin ndërgjegjen e pastër, edhepse ndërgjegja e tyre ishte e përgjakur fare ! Ata, gjykatësit, si Tihomir Baboviq njashtu edhe Sulejman Kapetanoviq, viheshin të gjithë kundër meje, duke insistuar që të më theni e bëni leckë në aspektin moral. Por, nuk ia arrinin dot!

Unë isha dhe mbetem NJERI !

* * *

Ramadani dhe Huseini, madje edhe “dëshmitari” Arif Zeqiri gjer në vdekjen e tyre e ndjenin vehten TË MASHTRUAR dhe se janë përdorur si vegla të kota të ndryshkura të inspektorëve Temelko Boshkovskit, Ante Bërnadës, gjykatësit hetues Bodul Nikicës dhe shumë të tjerëve të cilët me manipulime dhe dallavere kanë ndikuar direk ose indirekt në montimin e akuzave të rreme dhe inskenime në gjykatën e kurdisur në Zenicë ku asnjeherë nuk është përmbajtur linjës së drejtës njerëzore dhe të drejtësisë dhe ligjit, por duke u orvatur të degradojnë personalitetin e viktimës duke ia përplas në fytyrë deklaratat e rremë që e kanë rënduar dhe ashtu, duke bërë një gjykim për vepër penale “vrasje” QË UNË NUK DI NËSE EGZISTON OSE JO.

Por, çdo gjë ka qënë e manipuluar dhe konspiracion I UDB_së dhe KOS-it jugosllav , duke synyar shkatërrimin e dinjitetit të njeriut të vërtetë dhe duke e treguar atë nën ngjyra të së keqes dhe nën hijen “krimit” vetëm e vetëm për ta nxirë si korrbin dhe për ta shpallë “fajtor”!

Gjersa unë po u rrëfeja gjykatësve në fjalën time përfundimtare se këto akuza janë të përpiluara nga njerëz ndjellakëqinj të cilët nuk ia dua të mirën as drejtësisë , se nuk janë njerëz të denj e human, por që kanë shpirt egërsire dhe sadiste, kanë bërë krim gjatë të ushtruarit të detyrës dhe duke dhe këqpërdorë atë si persona të autorizuar. Kanë bërë edhe fallsifikime në deklarata me shumë versione e kontradiktore me logjikën dhe të vërtetën, dhe në tërësi është një inskenim, një farse që merret me gjëra paushale dhe të pabaza ligjore…Atëherë, nga rradhët e gjykatësve dhe porota, vërsulet ndaj meje gjykatësi Tihomir Baboviq duke më thënë që të mos “filosofoja” shumë sepse ata tanimë më paskëshin dënuar me vdekje-pushkatim, e unë ende munduheshkam të “mbajë ligjërata”!

U habita plotësisht edhe nga kjo sjellje jo e drejte dhe jo humane, jo njerëzore e gjykatsit, dhe nga kjo nënkuptoja se edhe vetë gjykatësit nuk e duan drejtësinë dhe të vërtetën, por është tendencioze dhe vetëm për të shpall viktimën “fajtor” je ose nuk je ti në të drejtë të Zotit.

(vijon)