Simone de Beauvoir për dashurinë…

0
534
Simone Beauvoir

Simone de Beauvoir

  1. “Askush nuk është më agresiv ose përbuzës ndaj grave sesa një burrë që nuk është i sigurt në virilitetin e tij!”
  2. “Një grua që ka pësuar humbjen e një fëmije nuk frikësohet më. Një nënë që rreh fëmijën e saj, ajo jo vetëm që rreh fëmijën, madje në njëfarë mënyre ajo nuk e rreh atë fare, por i hakmerret burrit, botës ose vetvetes.” (dihet ajo punë, burrat ia kanë fajin gjithmonë…)
  3. “Martesa është nënshtrim edhe për burrin. Ai bie në kurthin që natyra përcakton për të: meqenëse se ai dashuroi një vajzë të re në lulëzim, duhet ta ushqejë një zonjë të rëndë, një grua plakë e të terur, gjatë gjithë jetës.”
  4. “Fjala dashuri nuk ka kuptim të njëjtë për të dy gjinitë, dhe këtu qëndron një burim i keqkuptimeve të rënda, që i ndajnë njërin prej tjetrit.”
  5. “Kur një njeri është i dashuruar, ai tregon veten se si duhet të ishte gjithmonë.”
  6. “Kur burri quan gruan të pafuqishme, të padurueshme, dinake, naive, pa ndjeshmëri, plot epsh, të egër, të përulur, ai lejon të depërtojnë në shpirtin e tij të gjitha imazhet e botës femërorë të shtazëve.”
  7. “Martesa është një detyrë, të kesh një dashnor është luks.”
  8. “Kur zbulova dëshirën për kënaqësi, pushova të besojë perëndinë. Sepse ai më vodhi tokën.”
  9. “Meqenëse unë nuk mendoj se gruaja nga natyra është inferiore ndaj burrit, unë nuk mendoj se ajo nga natyra është superiore ndaj tij.”
  10. “Gruaja është fushë dhe kullotë, por ajo është gjithashtu Sodoma dhe Gomora.”
  11. “Martesa, ky është kurthi më i madh.”
  12. “Asnjë burrë nuk do të donte të ishte grua, por gjithkush dëshiron që gratë të ekzistojnë.”
  13. “Në përgjithësi, martesa sot është një mbetje e dokeve të mbijetuara.”
  14. “Asgjë nuk posedon dy kuptime si një vështrim.”
  15. “E mbërthyer fort në familje dhe në shoqëri, në përputhje me zakonet dhe ligjet, nëna është mishërimi i të mirës: natyra në të cilën ajo merr pjesë bëhet e mirë dhe nuk është më armik i shpirtit.”
  16. “Ndërsa gruaja bëhet nënë, ajo zë vendin e atij që ka lindur. Këtu qëndron një emancipim total për të.”

(Roman nga Lis Bukuroca: Ngjyrat e dashurisë (me kanunin erotik)
Poezi nga Lis Bukuroca: Hiedritat e jetës (2010-2017)

17. “Çdo nënë imagjinon se fëmija i saj do të jetë një hero.”
18 “Përmes amësisë, gruaja gjen përmbushjen e plotë të fatit të saj fiziologjik. Ky është profesioni i tyre “natyral”, sepse i gjithë organizmi i saj është i orientuar drejt ruajtjes së llojit njerëzor.”
19. “Gruaja nuk ka rrugëdalje tjetër veçse të punojë për çlirimin e saj. Ky çlirim mund të jetë vetëm një kolektiv.”
20. “Në aristokraci dhe borgjezi, gruaja skllavërohet për shkak të gjinisë së saj: ajo bën një ekzistencë parazitare, ajo është e arsimuar dobët dhe duhen rrethana të jashtëzakonshme për të për të hartuar dhe realizuar ndonjë projekt konkret.”
21. “Në vetvete, homoseksualiteti është po aq kufizues sa edhe heteroseksualiteti: ideale do të ishte të jesh në gjendje ta duash një grua ose një burrë; pa marrë parasysh gjininë, një qenie njerëzore, pa frikë, limit, ose detyrim.”
22. “Një grua mund t’i përkushtohet grave, sepse burri e ka zhgënjyer atë, por shpesh burri e zhgënjen, sepse ajo kërkon grua në të.”
23. “Të jesh grua nuk është një fakt i natyrshëm, por rezultati i një historie. Nuk ka fat biologjik dhe psikologjik, që përkufizon gratë si të tilla. Ai fat është pasojë e historisë së qytetërimit, dhe për çdo grua, histori e jetës së saj “.
24. “Te të gjitha lotët, gjendet një shpresë”.
25. “Ka një çrregullim të çuditshëm në pajtimin me përbuzjen e grave, e në anën tjetër mbulimi i nënave me plot respekt”.
26. “Njerëzimi është mashkullor dhe burri përkufizon një grua jo si është, por në raport me veten e tij; ajo nuk konsiderohet si një qenie e pavarur. ”
27. “Krenaria imbecile. Të gjitha gratë besojnë se janë të ndryshme; të gjitha mendojnë se gjëra të caktuara nuk mund t’u ndodhin atyre. Dhe gabojnë të gjitha. “
28. “Nuk lindesh grua, grua bëhesh!”
29. “Çifti është një bashkësi, ku dy veta kanë humbur autonominë e tyre pa u çliruar nga vetmia”.
30. “Nuk është gjithmonë refuzimi nga shndërrimi në objekt që çon gruan në homoseksualitet; shumica e lesbikeve kërkojnë të marrin në zotërim thesaret e feminitetit të tyre. ”
31. “Jeta nuk ndryshohet, pa ndryshuar veten.”
32. “Nëse perëndia ka krijuar diçka më të bukur se gratë, atë duhet ta ketë mbajtur për vete”.
33. “Hirësia (sharmi) është ajo që disa njerëz kanë derisa ata fillojnë të besojnë se e kanë atë.”
34. “Lumturia supreme për një grua në dashuri është që të pranohet nga njeriu që dashuron si pjesë e vetes; kur ai thotë “ne” ajo merr pjesë në prestigjin e tij dhe me të mbretëron pjesën tjetër të botës; ajo kurrë nuk do të lodhej duke përsëritur atë, deri në mërzi, atë “NE” të këndshëm.

Nga frëngjishtja Lis Bukuroca

Simone de Beauvoir është lindur më 9 janar 1908 në Paris, Francë. Në moshën 21 vjeçare ajo takoi Jean-Paul Sartre-in dhe me të krijoi një partneritet pune dhe afektiv, që do të ndikonte në pjesën tjetër të jetës së saj, por edhe në bindjet filozofike. Simone De Beauvoir shkroi dhe botoi shumë vepra me ide të fuqishme ekzistencialiste; Vepra e saj më e famshme është libri i vitit 1949, me titull “Le Deuxième Sexe”, “Gjinia e dytë”, që ka ndikuar në barazinë e gruas në Perëndim. Ajo vdiq në Paris më 14 prill 1986.