Nga: Albana Ferati – Revista Drini – 31 Janar 2020
Dhuna në familje, papunësia, korrupcioni, kushtëzimet per nje vend pune dhe ngacmimet seksuale bashke me diskriminimin në vendin e punë janë disa nga problemet më madhore me të cilat po ballafaqohet shoqeria jonë, viktime e te cilave dukurive sot ne Kosovë fatkeqesisht jane një përqindje e madhe e vajzave dhe grave tona. Si te flasim per avancimin apo emancipimin e femrave ne Kosovë me keta shefa, me keta drejtore te pandergjegjshëm, me keta meshkuj te paemencipuar?
Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri dhe imperativ i kohës
Roli i gruas ne Kosovë ka qenë vendimtar në ruajtjen jo vetem te familjes por edhe vazhdon te mbetete berthame e kombit dhe shoqërise se shendoshë per krijimin e nje mjedisi dhe vendi me te sigurt. Prandaj për të garantuar zhvillimin e një shteti duhet t’i jepet hapësirë integrimit te garave tona nga komunat deri ne istitucionet me te larta shetërore, ne parlament, kuvend dhe presidencë. Ndryshe nuk thuhet rastersisht: Me thuaj, sa gruaja eshte e inkuadruar ne vendin tend, ju tregoj se cfare shteti jeni!
Edhe pse ka shumë gra dhe vajza që ia kanë arritur t’i kapërcejnë të gjitha këto sfida të mëdha, përsëri historia jonë na tregon sesa e vështirë është të jesh vajzë, grua, nënë, gjykatëse, prokurore, shkencëtare, gazetare apo aktiviste shoqërore!
Pavarësisht që edhe pas 20 viteve të shtetësisë, demokracisë sonë, Kosova me një aspekt ka shenuar progres për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat e grave dhe vajzave, mirëpo sërish mund të thuhet se vendi i tyre është ende tepër larg arritjes së plotë të barazisë gjinore ku burrat vazhdojne te jene te avancuar kurse femrat jo vetem te diskriminuara por edhe te manipuluara e shantazhuara?! Kjo pabarazi e theksuar ndërmjet grave dhe burrave ka sjellë jo pak pasoja, ku më problematike dhe dukuria më e përhapur është dhuna e ushtruar ndaj tyre. Nuk ka ditë që në medie qofshin të shkruara dhe elektronike të mos raportohet nje rast vrasje, dhune, keqtrajtimi apo abuzimi i një gruaje!
Vlen të theksohet se pabarazia ndërmjet grave dhe burrave në Kosove, mbetet një ndër problemet më serioze dhe ndër shkeljet më të rënda të drejtave të njeriut në vendin tonë, që pak ose hiq trajtohet nga shoqëria edhe institucionet. Të gjitha këto pengesa vazhdojnë t’i mbajnë gratë dhe vajzat në pozita më inferiore përkundrejt burrave, përderisa femra nuk arsimohet, ngritët edhe ngrit zërin për të drejtat dhe përfaqësimin dinjitoz në të gjitha sferat e jetës.
Nuk ka barrë më të rëndë shoqërore sesa këto dukuri që po hasen edhe përsëriten vazhdimisht në vendin tonë, në kohën e tranzicionit dhe ndërtimit të shoqërisë demokratike. Gratë dhe vajzat çdo ditë të jetës së tyre përballen me pabarazinë në marrëdhëniet e punës, diferencën në pagë, në pozicione drejtuese, në sipërmarrje, në shërbimet shëndetësore dhe sociale! Gratë shqiptare sot ne Kosove kerkojne nje perfaqesim me te denje dhe jo vetem sa per sy e faqe ne institucionet vedore. Ato kërkojnë te jene te janë angazhuar për përfaqësim të dinjitetshëm të gruas në politikë e institucione dhe jo vetëm sa për përmbushje kuotash.
Sipas nje studimi sot ne Kosovë mbi 30 % te femrave jane te punesuara me kushtezime, cofshin ato korruptive apo seksuale
Mjafton sot te hysh ne godinen e qelqte t’i japesh nje sy sekretareshave apo edhe këshlltareve te ministarve deri tek kreu i presideneces dhe qeverise ku veshja e tyre flet me se mire te cilat te lene pershtypjen se punojne ne baret e nates?! E sa i perket aftesive profesionale dihet ato jane ose me shkolle te mesme ose me diploma falce, te blera apo te fituara me kushtezime..
Mos valle keto kushtëzime ka bere sot qe perfshirja e femres shqiptare ne insitucione tona te jete simblike. Pse t’mos ket me shume femra per shembull ne komunë, kuvendin e Kosoves ne Qeveri, ne presidence api inistitucione tjera. Ose, pse edhe keto pak femra te pranuara ne institucionet tona duken ne pamje sikur ne veshje sikur te ishin “manekene” ose “modele” ?! Shtrohet pyetje ato vajza si u pranuan, me cfare kriteresh? A jane te diplomuara, apo cfare kushtesh ju jane vene per te zene keto pozita?!
Bashkëbiseduejsa jone “Hyrija” qe deshi te mbetet anonime per redaksine tone, agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” i ka deklarur se ajo ka vetem shkollen e mesme dhe diplomen e paska blere me pare dhe sot punon ne qeverine e Kosovës fale “bukurise” se saj, qe siq shprehet ajo “qe Zoti ja paska fal”. Por t’mos harrojme se sot ka shume vajza tjera te ndershme qe kane nga dy-tri fakultete te cilat nuk jane ndoshta aq te bukura sikur kjo “Hyrija”, por fatkeqesisht kane mbetur rrugeve.
Rasti tjeter eshte i vajzes me emrin “Kosovare”, e cila qe kater vite ka diplomuar. Ajo sot ka pese fakultete, pershire ketu ate te Mjekësise dhe Anglishtes dhe eshte e papune?! Per dallim nga ato tjerat, “Kosovarja” me pese diploma n’xhep, eshte edhe e bukur, por ka edhe moralin e forte!
“Une me mire, buken e ha thate ose shes n’pazar cigare, se sa ti bie dikujt ne shtrat per nje vend pune. Une e kam gati vizen, dua te iki ne Germani, atje e kam siguruar vendin e punes, qe se paku do te marr 6 mije mije euro ne muaj…” ka thëne “Kosovarja” për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.
Kjo kosovare sigurisht nuk eshte e vetmja qe po braktis Kosoven. Po a thua sa kosovare tjera sot kane ikur nga Kosova per nje vend pune pa kushtezime ne perendim, per nje jete me te sigurt dhe më me perposktivë?
Keshtu qe të nderuara motra, gra, vajza ju nuk duhet të pranoni të trajtoheni si viktima!. Përkundrazi ju të gjitha jeni heroina, ju duhet së bashku të bashkëpunojmë dhe t’i hdhim në pah keqpërdorimet, abuzimet apo kushtëzimet në vendin e punës, në duhet sa më parë ti njoftojmë organet kompetente në raste të dhunës psikike, ekonomike dhe fizike si dhe të shkollohemi sa më shumë dhe ta marrim guximin të jeni të zonja te vetit dhe te ecni krnare me koken larte, sepse pa rrespektimin dhe avancimin e femres ne vendin tone nuk do kemi a as shtet e as shoqeri te shendosh.
Prandaj, per fund permes kesja letreje drejtuar shefave, drejtoreve, kryeredaktoreve, do t’ju kisha drejtuar me nje pyetje: Ju burra te dheut qe flitni shqip a keni motra, a keni gra?.. po sikur t’i vente kushte te tilla ndokush atyre, ashtu siq i veni ju sot motrave tuaja shqiptare, cfare do te thoshit?! A s’eshte turp per juve?
Por për të arritur këtë dhe për të qenë të tilla, duhet të jemi të shkathëta dhe të guximshme sepse vetëm kështu bahsakrisht mundë të punoni në përmbushjen e qëllimit te juaja finale, të arritjes së barazisë së vërtetë midis burrave dhe grave në Kosovë, sepe pas cdo tuneli, sado qe te jete i gjate heredo kurdon do te dal dita nje dite!…