Kam rrezikuar, po çfarë kam fituar?!

0
453
Kimete Berisha - Venezia

Për vajzat dhe djemtë.

Qe pse po ju them: ‘shpëtoni kush mundeni‘.

1. S’ka protestë që s’kam marrë pjesë.
2. S’ka ditë që s’jam mërzitë.
3. Kurrë s’e kam llogarit rrezikun.
4. Kam marrë qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese, as nuk i kam publiku.
5. Lavdi dhe fjalët e mira nuk të japin bukë me hëngër.

Jo që jam trime, por thjesht s’ma ndin.

E mirë, krejt në rregull, por çka kam me tregu unë? Çka kam arritë?

A më të mençur janë ata që kalkuluan dhe i shfrytëzuan kërcënimet në FB me marrë azil në Evropë e Amerikë, a unë?

Natyrisht, ata. Bravo ju qoftë.

A ka mbetë kush pa më shkelë?
Edhe zyrtari më i ultë dhe më analfabet i Kadri Veselit në ministri e ka shfrytëzu rastin me më pengu në punë dhe në jetë.

Kurgjë nuk mbërrin nëse nuk je pjesë e krimit rë organizuar të PDK-së.

Kupto dhe bindu.

Shkon te Avokati i Popullit, edhe Ai u qëllu shok i Hashim Thaçit.

S’ka derë që s’është e tyre.

E pse me vujt kur mundesh mos me vujt? Sidomos mbasi ke mbetur vetëm Ti që mundohesh me shpurdh ngapak e gjë n’dritë s’ke qitë.

Mundesh me ua lshu rrugën, më mirë të bjen, dëgjomë mua që s’kam gjë krye shpirti, veç pse kam kujtuar se në mënyrë të ndershme bëhet ‘mirë’.

Lëri idealet se s’ka gjë prej tyre. Duaje Kosovën nga larg.

Shkova javën e kaluar te ish banesa ime në anën veriore të Mitrovicës, shkoj shpesh atje, e rivizitoj fëmijërinë dhe rrugën ku luanim fshehtas.
E kujtoj shoqen time Sherën, biçikletën e saj që ma huazonte (sepse prej se e mbaj mend kemi qenë familje e mashe prandaj gjithmonë diçka na ka munguar). Sherën kurrë më s’e kam parë.
Dhe gjithmonë e kujtoj veç lojën, asgjë tjetër nuk më intereson, e pastaj kur s’lë lojë pa kujtuar, kthehem në Jug.

Në Mitrovicën veriore edhe ditën rrinë dritat e qytetit ndezur, anipse askush nuk paguan rrymën.

Me Jug s’më lidh asnjë kujtim, e kujtimet e reja nuk më mallëngjejnë.
Qytetit i vjen era Kadri. Thuhet se secili soliter indirekt është ‘i tij’.

Kur bëhet mirë?
Kur sherri zemrës së lodhur na ndalon mjeku m’u gëzu se s’ta ban zemra?

Kur m’u pasuru?
Atëherë kur sherri i mërzisë ta ndalon mjeku m’u kënaq se s’ta duron mosha!

Duaje veten sot, para se me dasht këdo tjetër.

Mbrëmë isha me nanën në një dugajë dhe e pashë një range të zi (tepër i bukur).
Kohëve të fundit, e pranoj, jam çorodit, për herë të parë në jetë po e zë veten tuj lakmu, veç n’kerre m’u ka tek si atyne banditav’ n’motorra.

I thashë: e qyky është kerr.
Zaher ju dhimta, nana tha: më mirë si ti e ‘zonja’ dhe ‘e bukur’ sesa mos me qenë kjo, që je e me pas këtë kerr.

Në ato çaste iu afrua kerrit pronarit, bukurosh djali… I thashë nanës: e sheh dhe qesha… Ajo pastaj ma mujti: po, po, por më mirë dukesh kur s’ke sesa kur ke luks, se pastaj të del fjala e keqe. Ku e ke marrë pyesin gjin’ja!

Edhe Tekiu më thoshte: kur i blen teshat e reja, njëherë duhet m’i pastru, me ua heq shkëqlimin, e pastaj m’i vesh e me dal me to, se shkëlqimi është kiç.

E ju djem e vajza, ngone ju shoqen e juaj, duajeni veten aq shumë, sa ‘hajeni’ veten prej dashnie, çohuni në gjysmë të natës prej merakut për veten, boll keni prit dhe boll keni vujt, mos pritni më asnjë minutë.

Sot më paskan lshu (shlu 😂) nervat se edhe do një mori lotë s’po m’lë vend, ma kish dashtë dushmani me m’i pa sytë qitash… p’e dini ju, ato fazat kur t’lshohet njëfarë vaji, e knaqesh tuj kajt.

Që thotë Victor Hugo: Melankoli do të thotë të ndjehesh i lumtur kur je i mërzitur, ose thënë shul shqip, melankolia është vuajtje për qejfi.

Por, harxhohet edhe mëriza dhe merr fund.
Shyqyr që e ka lënë Zoti ‘fundin’.

P.S. Ndalohet shpërndarja nga portalet. Shpërndarja e shkrimit u lejohet vetëm Juve.