Rudina Merkuri u lind në qytetin bregdetar të Vlorës më 10.06.1970. Megjithëse është diplomuar në degën e Infermierisënë Fakultetin e Shëndetit Publik dhe master shkencor në po këtë degë, pasioni për botën e letrave e ka shoqëruar që nga fëmijëriae saj e hershme e deri më sot. E rritur dhe edukuar në një familje mjaft të kulturuar, Rudina është kultivuar me dashurinë për librin.
A Aty ajo në çdo frazë gjen vetëveten, ndërton atë botë që në realitetin e sotëm nuk e gjen, duke rikrijuar një tjetër realitet, atë që vetëm shpirti artistik i saj mund ta bëjë. Profesioni e lidh me njerëz të ndryshëm, e në çdonjërin prej tyre, Rudina gjen grimcat e duhura, të cilat me pas i shërbejnë si muza frymëzimi. Ne krijimtarinë letrare të saj gjen të verbalizuara vargje poetike, dedikuar mrekullisë natyrore të qytetitte saj të lindjes, traditave tona kombëtare, bukurisë femërore dhe vlerave njerëzore. Lexuesi depërton në çdo varg duke u mrekulluar dhe magjepur nga pena poetike e Rudinës, e cila kristalizohet në vargje të lira që zgjojnë tek lexuesi një lloj meditimi që imponon admirim.
AHENGJET I DONTE VETEM NE MENGJES
Ti se di pjalmin qe fle tek une,
Shiun dallgezues pa gjume,
Sulmo ashtu embel,
Kapelen ma hith ne kaxhub,
pastaj ashtu i lagur,
beje peshe valen,
strehoje ne blerim.
E nese te pyesin,
Pse zgjodhe shelgjet,
thuaj te presin deri ne agim,
thuaj ka tinguj,
zile bagetie te hazhdisur,
Kenge kuajsh pa fre.
Pyeti!
Mos zilia u mbyt,
ngaqe pylli ahengjet,
i donte vetem ne mengjes…
VITRINA E LUTJES SE QIELLIT…
Edhe pse mendoni,
se ka pluhur te bardhe jashte ,
gaboheni,
na mbyti smogu,
Kokriza renduese si tulle ikubatori,
hi mbulues silikon,
vaj ne molekula plumbi,
c ngjyrosje ne boje manekini,
me gjak te shprishur.
U ngjesh ajri ne dritaren time,
sa vape,
pozon zvaritja poseduese,
Ne fjale te vogla,
frymera te qelbura ne kafka te zbrazura.
Nga larg duken avuj gri te paramenduara.
Me duhet te gjej vitrinen,
Ku lutet qielli….
KA ZBARDHUR JETA-NJE ARSYE ME SHUME
A e ndjen trupi molen qe e bren,
Sopaten qe e shkurton,
Shuplaken mediokre,
ne komat diabetike,
ethet memece qe si gjuhe pa folje,
ngrin gjymtyret pa inde.
Mos me lini te me ike fryma,
adresat e fshehura,
Poshte gjoksit tim,
Lusjen e henes,
ne nje porte dericke te thare.
Mos ma cvatni dashurine,
qe si planet vargezues prek diellin,
mban pa gjume shpirtin plot leng,
e zemren e ben kenge.
Ka zbardhur jeta sot,
nje arsye e thelle ne pellemb te kujteses,
nje dore me vija vese ne faqet e asaj…
TI NUK E DI CDO TE THOTE GRUA…
Ti nuk e di,
se stepja me ben te dobet,
se prekja si anije e fshehte me sundon,
se dashuria eshte vjeshte e cmendur,
mes ngjyrave te kadifejta,
virgjereshen kerkon.
Ti nuk e di!
Nje grua eshte nje stuhi,
nje skute e embel,
lugine e thelle ne brishtesi,
nje brinje pylli e qetesuar,
nje vale strehuar ne brendesi.
Me kujtohesh ti,
xhentelmen,
je e mbjella e nje gruaje,
Dehja e nje shtrati,
dhimbja e jastekut te bardhe.
Ti nuk e di!
Do ngelesh bliri i asaj gruaje,
Zhveshja e lules mister,
puthja e bredhit mbi nje ujevare..
DASHURI PSE JETEN E NIS SI VAJZE…
Kam kohe dashuri te te pyes,
pse jeten e nis si vajze,
pse kenga e trondit dhimbjen,
perkedhelse,
here pranvere,
here akull-ne kurizin flake-ngrires.
Pse pirjen e ke,
te kupa e trendafilave,
e kangjellave-thike,
pse fatin e zbut ne qeliza,
ku fleten dy pellumb te bardhe.
jane ndodhi fletet tona,
te lagura me lot,
te lengeshme ne ekstaze.
Jane zene per dore,
u kthyen zana prej mishi e gjaku,
Drodhen vjeshten gjysme-kristal,
rezuan orendite e mia,
damasket i kthyen piedestal.
Nga larg degjohen tinguj,
konvertim gjethe dafine,
ne tenden e shtruar me tymjan…
ÇELESI – NE LLASTIMIN E PJEKJEVE TE FRUTAVE
Une jam pagjumsia,
qe breth i uritur,
per pak rreke malli mbi toke.
Jam gruaja fat,
qe puthjen e harbimit,
e ciftos me marrosjen prane nje dritare,
ku dhe vete jeta xhelozohet,
dhe vete vargu qendron kryenec,
ne kodrat e valleve.
Dicka brenda meje nuk fle,
dicka merr rrugen,
aty ku celesi lirine e fsheh,
ne llastimin e pjekjeve te frutave.