Nga Skënder MULLIQI
Njëriu nuk duhet të jetë shumë i menqur, për ta kuptuar së në krye të shtetit kanë arritur të ngjitën politikanët e pa ditur. Dhe, shtrohet pyetja, si është e mundur që njerëzit e tillë ta udhëheqin shtetin? Si ka mundësi më këta të ndërtohet shteti ?
Nuk kemi të bëjmë këtu më asnjë taktikë politike, veç më njerëz të cilët qëllim e kan pushtetin apsolut. Këta tashmë edhe nuk po duken njerëz normal! Këta Kosovën po e lënë pa identitet. Kombët serioze, nuk lejojnë që në krye të shtetit, të vijnë lojtarët e tillë politikë, të cilët mendojnë së historia ka filluar me ta.
Sa ka mundësi dikush të jetë aq i sëmurë, që të bënë luftë kunder vendit dhe kombit të vet?
Këta kan hapur luftë kunder të gjithë atyre me mendime të kundërta, që është pikë e dobët e të gjithë diktatorëve.
Do ta humbin një ditë luftën që po e bëjnë për dominim dhe para. Ne histori nuk do të mbesin së kan qenë burra të mirë. Historia mbanë mend që shumë kush ka hy si atdhetarë e ka dalë si tradhetarë. Veprat janë ato që dikujt ja krijojnë lavdinë, dhe mbesin në histori për të mirë. Të gjithë njerëzit e mirë po humbin në këtë bërllog politikë.
Shkalla e pjekurisë të një shoqërie matet më shkallën e besueshmërisë në instutucione të shtetit. E kan ushtruar mirë teorinë e konsipiracionit dhe të mashtrimit më masën. Eshtë shfaqur sharlatanizëm politik e mediatik, ku në mënyrë demogogjike po fshihen padituria, dhe
popullizmi. Po na diktohet model i sjelljës dhe i mendimeve hipnotizuese nga këta përfaqësues të politikës.
Ky është model i mbijetesës së tyre në politikë, që po bartë më vete rrezikshmëri për ekzistencën tonë si shtet. E gjithë kjo po bazohet në komplikimimin sa më të madh të situatës politike, deri në kaos, duke tentuar shfajësim para popullit dhe të mbesin si përsona më autoritet, pa të cilët nuk ban. E elementarja e kësaj strukture politike narcisoide, është futja
e frikës dhe e manipulimit përmes mediave. Për të mbajtuar autoritetin e tyre diktatorial,
po e mbajnë popullin në tensione përmanente politike.
Duke tentuar kështu të krijojnë imazh të rrem së vetëm këta janë shpëtimtarët, e që nuk janë asgjë tjetër veq manipulime të konstruktuara më paranoizem latent. Po krijojnë që shumë kohë, situata dramatike në media, në konferenca të ndryshme, po japin deklarata dhe intervista pompoze,për tema të përzgjdhura. Kjo paraqitje e tyre para publikut për fat të keq shumë ju ka bërë punë deri më sot.
Gjithë kohën kanë dhënë premtime, duke e mbajtur opinionin pezull dhe në iluzione së do të mdodhin gjëra pozitive në Kosovë?! I kanë neutralizuar të gjitha tendencat opozitare
apo të shoqërive civile, por edhe tendencat e tjera afirmative. Po i mbajnë afër njerëzit e besueshem dhe servilët.
Kjo po shihet edhe pas këtyre zgjedhjeve nacionale, ku të gjithë menduam së po ngjallën shpresat për ndryshime pozitive në Kosovë. Kjo vështirë që do të ndodh edhe për një kohë të gjatë,së në të gjitha sistemet, i kan të inkuadruar njerëzit e vetë. Kanë krijuar rrjetë të fortë marimange.
Diktaturat fillojnë më realicione dykahëshe, ndërmjet narcisoidëve dhe paraonjakëve, duke i realizuar ambiciet e tyre të sëmuara, duke i lënë inferiore dhe të izoluar masën e gjerë. Ky është ndërtimi i modelit piramidal të diktaturës…?!