Paqja… dhe Viti i ri, Koka e vjetër

0
675
Paqja pranë liqenit

Murat Kerraj - skulptorMurat Ati Keraj

Me thanë se po të shkosh ne mal ose pranë liqenit do gjesh Paqen. Paqen ju thashe, po unë në male shpella jam rritur do ta kisha gjetur.
Po prit pak ju thashë, Paqe-Shalom, vetëm nëse jeton ne Lindjen e Mesme – Paqja është gjë hyjnore.

Ku merr vesh ti me thanë, s’ke faj, nuk e kupton se e shijon për ditë.
Thoshja me vete, Paqja me Qetësinë varet nga pozicioni gjeografik apo atje këtu apo me tutje.

Nejse mora ca materjale dhe prapë ne Natyrë se aty e kam punën.
Ngaqë kur përqëndrohesh ne punët e artit nuk i merr gjithe veglat, qe do dhe duhet të zbres në qytet shpesh, përseri kafe Qebapi.

Hë çbën me thanë pse s’ikën ne Gjermani, atje gjen veten paqen shpirtërore.
Ndenja pak dhe ju thashë Shalom, Shalom, qeshen iku ky thanë.
Po mos bëhet gje luftë në Shqipëri e nuk e di, ju them.

Jo u përgjigjën, Shalom është përshëndetje për ate Paqen që kërkoni sepse aty ka konflikt por jo ketu.

I ke rrenjet nga Golëmi me thanë e fute tani, po Gjermania do punetore, infermierë, inxhinierë, etj.

Po deri tani shanit petagoget, i mësojnë me lekë, si na i do këta Gjermania?
Megjithatë une e njoh kurbetin 11 vite dhe nuk ka vend me te bukur se Shqiperia dhe do vendos nje tullë dhe unë në këtë vend, sa te kem mundësi.

Njeriu qe ankohet do ankohet kudo qe te jete, po nuk ke nje enderr per te realizuar s’ka qetesi as paqe. Pozicioni gjeografik s’të bën të lumtur, po njerëzit me te lumtur janë pikërisht në Mesdhe.

S’ke faj e shikon si ikin njerezit, po ku ti shohësh atje lart, po tjetra qe mësuse edhe iku më sqaroi njeri ne krah, në FB.

Pas shumë ankesave mbi Shqipërine si rrufepritese nga stuhite tona ne filxhan babaxhanët e Qebap kafes, fillova të flas, e filloj me paqen.

Paqja nuk fitohet as në liqen, as në mal, as në Amerike, as Gjermani.
Meqë jemi ne Janar dhe te gjithë bëmë urimet tona per vitin e ri por me koke te vjetër.
Do vemi ne Gjermani po s’na bën me kokë te re, as makina e re do na bëjë me kokë të re.
Madje as shtëpia e re nuk mund te na bëjë me kokë te re.

E filluam me ankesa e përfunduam me ankesa, Shqipëria po bëhet pak nga pak ne nuk kontribojmë por po i bëjme tortura trupit tonë me kokën e vjetër.

U shtangen, u kthye ne heshtje.
Ora nuk ndalon por as ora e re s’na bën të ri.
Sa kohë na ka mbetur per te realizuar enderrat tona, zero kohe se nuk e dimë, zero ëndërra këtë e dimë.

Trupit i bëjmë terrorr me ankesat tona të përditshme, njeriu eshte nje Phsyco-Soma, çdo gje qe mendojme automatikisht ifluencohet trupi.
Trupi jonë nje krijesë ne inkubature e pashpresë, që askush mund ta ndihmojë dhe torturohet 24 orë nga koka e vjeter.

50 trilion qeliza, një komunitet i tërë në trupin tonë presin komandë nga truri i ankesave.
Viktimizim, mllef, arrogance dembelizem, këto ushqime i japim trupit.

Koke e vjeter – trup i pa shprese, sikur keto kafet mos t’i pinim, cigaret ti hedhim poshtë, dhe nga nje vizë te bardhe e të zeze kurrë mos ta pime a hamë si i behet, e te blenim nje liber per profesionin tonë e të aftësoheshim, si te jemi me te Urtë, historine gjithashtu.

Jemi zgjedhur nga 9 milion spermatozoide vetëm një, eshte nje mrekulli.
Mrekullia pret që ne ta bëjmë ketu, ne maje te Malit, ne Gjirokaster, ne fushe, ne Puke, ne Çorovode, në Sarandë, në këtë Shqiperi te bekuar.

Sa njerez njoh qe bejne mrekullira përdite dhe kane gjetur paqen, jo Shalomin se fatkeqesisht atje ka luftë.

Kush na pengoi te ndryshojme botën, por jo me koken e vjetër.
Levizjet e akrepit te orës nuk te ndryshon kokën.
Nje koke e re bie vite te ri, paqe, lumturi, pasuri, kofidence.
Shkaterroje kokën e vjeter sonte vuri flakën hidhe poshte, trupi behet i ri me koke te re.

Hidh poshte ankesat, urrejtjet, arrogancen, friken, bëje veten te qeshe, planifiko të ardhmen, ndihmo njerëz te ngrihen gjatë rruges, mos u vër shkelmin, se do të ndihmohesh.
Bashkëpunimi jo kompeticioni do te çojë përpara.

Çdo Luan ka rene, çdo Mbret, çdo kampion, çdo perandor ka rene, por janë ngritur per te mos tradhetuar enderrat e tyre.

Tranformimi na ndan, me koke te re ndryshon veten, Shqiperine.
Shqiperia ka heronj te heshtur, qe punojne te behet me e mire.
Hidhe ne Virua koken e vjeter…

Duaj veten, duaj Shqiperinë.
Gjirokaster 2020, Vit i ri, Kokë e Vjetër!